Situata e tensionuar në veri, Alibeaj: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, Rusia të ndalë provokimet

1 Gusht 2022, 16:12Politika TEMA

Situata e tensionuar në veri, Alibeaj: Mbështesim dialogun

Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.  Alibeaj thekson se PD po e ndjek me shqetësim situatën dhe se mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë.

"Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës.

Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës zbatimin e regjimit te reciprocitetit me Serbine. Ne te njejten kohe pershendesim bashkerendimin e plote te institucioneve te Kosoves me partneret strategjike dhe KFOR.

Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftenxitese deklaratat e zyrtareve te larte te Federates Ruse.


Federata Ruse duhet te ndale deklaratat dhe qendrimet konfliktnxitese ne nje rajon qe e ka te percaktuar qarte orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnje lidhje me Kosoven nje vend i cili eshte percaktuar qarte strategjikisht ne aleance me demokracite euroatlantike.

Partia Demokratike u kerkon qytetareve te Kosoves qe me besim te mbeshtesin vullnetin e institucioneve te Republikes se Kosoves ne konsolidimin e shtetesise dhe te pavaresise.

Ne mbeshtesim dialogun Kosove-Serbi si rruga me e mire e zgjidhjes paqesore e mosmarrveshjeve reciproke.

Partia Demokratike fton Serbine dhe lidershipin e saj te kuptojne se procesi i njohjes reciproke Serbi -Kosove eshte kontributi i tyre real per nje Ballkan ne paqe dhe te integruar ne familjen europiane", shkruan Alibeaj. 

Lini një Përgjigje