Presidenti Begaj bisedë telefonike me Vjosa Osmanin: Vetëm me dialog mund të adresohen çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë

1 Gusht 2022, 14:20Politika TEMA

Presidenti Begaj bisedë telefonike me Vjosa Osmanin: Vetëm me dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Njoftimi i Presidencës:


Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.


Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.” – nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

3 Komente

  1. T
    Trape président

    Po ky c 'mute kerkone qe i telefonene nje antishqiptare leri te hane kokat me njeri tjetrin

    1. j
      jepi aty , ngrije nalt zanin shqipni

      ftoje per noj Vizit Baromo dhe tregoj stilin ksajna se dikur vetem Lopthi ka pas bo kjo . Pranej te kemi aty me ja bo si duhet detyrat e qindrue pran motrave osmane

      1. k
        katarakti

        Ka dashur të flasë edhe ky gjasme president i Shqipërisë! Pêr çfarë dialogu flet ky?! Ai nuk të njeh dhe të injoron dhe ti thua dialog. Dialogu bëhet në kushte të barabarta, o gdhë. Veçse reciprociteti krijon kushte të barabarta. Prandaj Albin Kurti ka plotësisht të drejtë. Pa reciprocitet nuk ka Kosovë. Ndryshe i duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare problemit të serbëve të veriut të Kosovës. Ata nuk e njohin shtetin kosovar: le të këpusin qafën dhe të bashkohen me Serbinë. Ndryshe veriu i Kosovës i banuar me serbë do të mbetet si një gozhdë në trupin e Kosovës. Duke shkaktuar gjithmonë tensione dhe konflikte.

        Lini një Përgjigje