Rama, "presion" Vuçiç: Zbato marrëveshjen e dakordësuar me Kosovën, mos mbështet grupet në veri të Kosovës

1 Gusht 2022, 10:43Politika TEMA

Rama, "presion" Vuçiç: Zbato marrëveshjen e

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje presidentit serb që të zbatojë marrëveshjen e dakordësuar me Prishtinën lidhur me reciprocitetin mes palëve për sa u përket targave dhe dokumenteve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Sanchez, kreu i qeverisë tha se Vuçiç nuk duhet të ushqejë asnjë lloj justifikimi apo mbështetjeje për grupe të caktuara në veri të Kosovës që kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes për synime e qëllime të caktuara.

“E përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, gjë është kërkuar edhe nga amabasadori amerikan në Prishtinë. 

U bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit serb të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupesh të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar edhe për t’i dhënë besueshmëri dialogut mes palëve” – tha Rama.

Kryeministri ka përsëritur mbështetjen për qeverinë e Kosovës lidhur me situatën në veri të vendit duke theksuar se Prishtina ka të gjithë të drejtën dhe detyrën që të mbrojë sovranitetin në gjithë territorin e saj.

Kreu i qeverisë tha se marrëveshja në fjalë është dakordësuar mes palëve gjatë bisedimeve në Bruksel dhe ajo duhet zbatuar nga Beogradi.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se pavarësisht marrëdhënies miqësore me presidentin serb Vuçiç, kjo nuk e pengon atë që të të ndahet me të për çështjet ku nuk janë dakord.

“Ngjarja e djeshme është pasaqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie. Ushtrimi i sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës e Serbisë lidhur me temën që është bërë shkak i këtij acarimi është një detyrë dhe e drejtë e institucioneve të Kosovës dhe në këtë pikë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkon që marrëveshja të zbatohet. 

Përgëzoj Albin Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që këshilluan një shtyrje 30 ditore për t’i dhënë kohë që të sqarohet gjithçka. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i hapur është i panevojshëm apo i gabuar. Ato nu tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e paqes është e panevojshme. 

Ato tregojnë pikërisht pse Ballkani i Hapur duhet. Pse Kosova duhet të vijë të ulet në tavolinën e Ballkanit të Hapur. Me presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord.” – tha Rama.

40 Komente

  1. T
    Taulant

    Ik o debil . Nuk ke force qe te ndryshosh veprimet e Vucicit. Sidomos tani qe ju premtove Shqiptareve qe nuk do vuajm per buke sepse do importojm nga Serbia.

    1. K
      Kalec Dega

      Dileranti Rama, i Albanistanit te paperfillshem , jep urdhera....

      1. V
        Vlora1912

        "Ushtrimin e Sovranitetit nga Kosova, per pikat e dakordesuara me Serbin, e mbeshtes 100%", thot Kriministri i Shqiperihanes....!!!!!!!..!!!!!! Po mir ore kriminister skander be, ti nuk e mbeshtet Ushtrimin e Sovranitetit te Qeverris Kosovare ne te gjith Territorin e Republikes se Kosoves per ceshtjet apo territorin qe nuk bie dakord Serbia..????....????? Si dreqin mund te behen deklarata te tilla Antishqiptare, Antikushtetuese, antiamerikane dhe Anti BE...????...??? Republika e Shqiperise, nepermjet Nje vendimi te Palamentit shqiptar 2008, e ka njohur Republiken e Kosoves ne territorin Aktual te saj. Duke njohur dhe mbeshtetur fuqishem Qeverrin e Republikes se Kosoves per ushtrimin e Sovranitetit ne te gjith kete territor. Po Ashtu dhe SHBE, Itali, Angli, France, Gjermani...etc....etc...etc.... Dhe ne kete moment, pas ketij vendimi te Parlamentit shqiptar, asnje zhuzhak tjater , ne funksion Kryeministri apo roje shkolle, nuk ka te drejt te shprehet se e Njeh vetem pjeserisht Sovranitetin e Kosoves....@@#@@@@@@ Ne momentin kur Kryeministri i shqiperise shprehet ne publik, aq me keq ne krah te nje kryemin8stri te huaj, se e njeh Sovranitetin e Kosoves vetem aty ky ja lejon Serbia apo per pikat qe ja lejon Vupichi, duhet ti kerkohet Dorheqje per kete shkelje te rende kushtetuese.....@@@ Personalisht nuk besoja se niveli i qeverrisjes m7nd te arrije deri ne kete nivel Marrosje antishqiptave......@@@ Te jet Paaftesi vall@@@??? Sigurisht qe eshte paaftesi, por kjo paaftesi e Pepergjegjeshme, nuk duhet te kaloj pa venien para Përgjegjesise te shkelsve

      2. v
        vang

        TI TAULANT je zullumqar se ngjane padronin tend .Sigurisht qe nuk ka force te pengoje Vucicin sepse deri tani nuk mundet as BE ,as AMERIKA., sepse kur beni llogje thoni se Rama mban anen e tije dhe jo te Kosoves. Sa per grurin ,nuk u cmend ai te lere popullin pa buke se do degjoje pordhet e tua e sojit tend. Po erdhi momenti te ngelemi dhe pa buke,te shohim cfare xhevahiresh do nxirrni nga goja.

        1. v
          vang

          TI TAULANT je zullumqar se ngjane padronin tend .Sigurisht qe nuk ka force te pengoje Vucicin sepse deri tani nuk mundet as BE ,as AMERIKA., sepse kur beni llogje thoni se Rama mban anen e tije dhe jo te Kosoves. Sa per grurin ,nuk u cmend ai te lere popullin pa buke se do degjoje pordhet e tua e sojit tend. Po erdhi momenti te ngelemi dhe pa buke,te shohim cfare xhevahiresh do nxirrni nga goja.

          1. v
            vang

            TI TAULANT je zullumqar se ngjane padronin tend .Sigurisht qe nuk ka force te pengoje Vucicin sepse deri tani nuk mundet as BE ,as AMERIKA., sepse kur beni llogje thoni se Rama mban anen e tije dhe jo te Kosoves. Sa per grurin ,nuk u cmend ai te lere popullin pa buke se do degjoje pordhet e tua e sojit tend. Po erdhi momenti te ngelemi dhe pa buke,te shohim cfare xhevahiresh do nxirrni nga goja.

            1. v
              vang

              TI TAULANT je zullumqar se ngjane padronin tend .Sigurisht qe nuk ka force te pengoje Vucicin sepse deri tani nuk mundet as BE ,as AMERIKA., sepse kur beni llogje thoni se Rama mban anen e tije dhe jo te Kosoves. Sa per grurin ,nuk u cmend ai te lere popullin pa buke se do degjoje pordhet e tua e sojit tend. Po erdhi momenti te ngelemi dhe pa buke,te shohim cfare xhevahiresh do nxirrni nga goja.

              1. v
                vang

                TI TAULANT je zullumqar se ngjane padronin tend .Sigurisht qe nuk ka force te pengoje Vucicin sepse deri tani nuk mundet as BE ,as AMERIKA., sepse kur beni llogje thoni se Rama mban anen e tije dhe jo te Kosoves. Sa per grurin ,nuk u cmend ai te lere popullin pa buke se do degjoje pordhet e tua e sojit tend. Po erdhi momenti te ngelemi dhe pa buke,te shohim cfare xhevahiresh do nxirrni nga goja.

              2. T
                Titi

                Ne jemi gjithmon ne support me vjen Mir qe Rama Po perpiqet qe tja mbushi mendjen shteteve te tjera qe ta njohin kosoven si shtet te pavarur

                1. T
                  Tosi

                  Shqipetaret dhe Shqiperia gjithmon ka qene ne perkrahje te kosoves dhe do te mbetemi ashtu

                  1. A
                    Aldi

                    "Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë dhe promovojmë dialogun Kosovë – Serbi. Ky dialog është një sukses evropian'' – deklaroi Rama. Ky eshte burre shteti qe ja thote ne sy

                    1. T
                      Tedi

                      Krenar per ju rama qe beni cmos te njiher kosova

                      1. T
                        Tafiku

                        Kjo ishte dhe kunderpergjigje per ata qe thone per ramen qe esht proserb

                        1. K
                          Kejdi

                          Ne asnje takim nuk e harruat pa e permendur kosoven .jemi shum krenar per ju z Rama

                          1. E
                            Elma

                            Bravo qe i dilni zot kosoves zoti rama tregon shume per cilesit e juaja si person

                            1. P
                              Papoi

                              Rama gjithmone ka mbeshtetur te drejten dhe kjo esht dukur qarte

                              1. O
                                Olsi

                                Ju falenderojme qe na mbeshtesni dhe ne kosovareve ne cdo koh zoti rama

                                1. S
                                  Soel

                                  Faleminderit qe pervec shqiptareve mendoni dhe per kosovaret Edo

                                  1. O
                                    Oni

                                    Me vjen mire qe ne cdo takim qe ju beni,diskutoni dhe ceshtjen e Kosoves.Jemi krenar per ju Edi!

                                    1. F
                                      Fatmir

                                      Per kete thirrje te Rames per Vucicin shkodranet kane nje shptehje:”Me ka cusn nana me la gojen!”

                                      1. A
                                        Aron

                                        Ik ore idiot, harroi te bej gojorin si juve, por pastaj nuk lini gje pa i shitur Serbise, ashtu sic bete me Milloshevicin.

                                      2. A
                                        Andi

                                        Shpresoj qe keto mosmarveshje te zgjidhen me djalog e mirekputim

                                        1. E
                                          Eni

                                          Shpresojm qe kjo situat te mbaroj sa me shpejt e te gjehet nje zgjidhje e perbashket

                                          1. k
                                            koli

                                            ti je burr shteti o shok e mbro kosoven ma shume se albin kurti , kot skemi than ne je kryeminsitri i tan shqiptareve

                                            1. y
                                              ylber

                                              po mire ai qe e tha ne menyre shuem tamam po ju pse e nxisni tu thene presion , ai e tha shume qarte si gje po protale vl

                                              1. E
                                                Ergi

                                                Ta shohin te gjithe ata qe kritikojne Ramen se eshte pro serb e se mbeshtet kosoven. Ti plasin syte mire.

                                                1. J
                                                  Jona

                                                  Edhe nje here Rama po tregon se eshte kryeministri i gjithe shqiptareve dhe ka mbrojtur interesat e tyre sa here eshte dashur e i eshte dhene mundesia

                                                  1. l
                                                    luis

                                                    jeni lideri i duhur gjithmone i keni dal per zot jo vetm vendit tone por dhe kosoves

                                                    1. b
                                                      besim

                                                      ceshtja e kosoves eshte shume delikate dhe na prek shume edhe ne. dilini per zot vllezerve tane

                                                      1. e
                                                        egzona

                                                        shume faleminderit z. rama qe po najipni mbeshtetje

                                                        1. P
                                                          Prajla

                                                          Nuk harroni asnjehere pa e permendur kosoven. Gjithmone kerkoni te drejten per te

                                                          1. J
                                                            Joni

                                                            Shpresoj qe kjo ngjarje e shemtuar qe ndodhi ne kosove te gjeje sa me shpejt zgjidhje

                                                            1. i
                                                              ina

                                                              shume e drejte cka rama thot

                                                              1. A
                                                                Alban

                                                                bej presion ordinerit serb ta dije se kush jane shqiptaret dhe si i qendrojne prane njeri tjetrit

                                                                1. M
                                                                  Mihali

                                                                  Ti behet e qart Sebit se po ndezi zjarin ne kufi te Kosoves Martire me mbeshtetjen e Amerikes dhe ne kuadrin e Natos do te vendos kufit e saj para 1879 Nish,luginen e Presheve dhe nukdo te ndalojne duke mar gjith tokat e grabitura nga fqinjet.Gjithe shqiptaret nuk do te njohin me kufi,nuk dote lejojmas gozhden e nastradinit(verun e saj) te satazhoj gjithe Kosoven.

                                                                  1. e
                                                                    ermilojn

                                                                    te pabese jane serbet ne fakt ca nuk pritet nga ata po ju e keni bo tujen respekt mreto

                                                                    1. T
                                                                      Toti

                                                                      E vjen Mir qe jemi mbeshtetes se kosoves deri ne fund

                                                                      1. a
                                                                        arian

                                                                        ju falenderojme qe ngrini zerin per kosoven dhe qe po e mbeshtesni ne keto shpifje qe po i behen

                                                                        1. e
                                                                          eno

                                                                          e verteton gjithmone qe jeni krah kosoves dhe jo pro serb krenare qe kemi nje kryeminister si puna juaj

                                                                          1. N
                                                                            Nuri

                                                                            Mir e ka kryeministri yne gjerat qe i mendon i thot troc e jo vetem qe e mbeshtet shqiptaret por dhe kosovaret

                                                                            Lini një Përgjigje