Ngjizja e natyrshme Berisha-Meta, pse?

31 Korrik 2022, 09:21Politika TEMA

Ngjizja e natyrshme Berisha-Meta, pse?

Është e qartë tashmë një tjetër aleancë Berisha-Meta, pas një partneriteti qeverisës 4-vjeçar 2009-2013, që pamundësoi ardhjen e Ramës në pushtet më herët se çdo vinte. Tashmë synimi është rrëzimi i tij, në kohën kur duket edhe më i fuqishëm politikisht në mandatin e tretë qeverisës.

Gjithnjë është përfolur për një aleancë Berisha-Meta edhe në nivel okult përgjatë 30 viteve, ku i dyti shërbënte si “Kalë Troje” i të parit në PS.

Tashmë, pas daljes së një të dhëne sipas së cilës Meta ka qenë ish-spiun sigurimi në kohën studentore, Berisha është bërë avokati më i flaktë i tij. Njeriu i dhënë pas së kaluarës së kundërshtarëve për t’u gjetur me doemos cene biografike, bën “be e rrufe” për pastërtinë e Metës.

Po çfarë i lidh tjetër këto dy emra?

Në politikë, një rol ka dhe prejardhja shtresore e kulturore. Si Berisha e si Meta kanë prejardhje të njëjtë shtresore, e cila logjikisht të çon te fakti se që të dy mund te mplekseshin lehtë me regjimin, siç i pari duke qenë komunist për gati gjysmëshekulli, që gjithashtu dyshohet se mund të ketë shërbyer dhe si bashkëpunëtër i Sigurimit famëkeq. Ata vijnë nga fshati, nga famije pa emër, pa nam, pa prestigj, pa frymë imponuese e krenarimbjellëse. Pra nga nivele të prirura për t’u futur në marrëdhënie me pushtetin, si një formë e përfitimit prej tij për t’i siguruar vetes benefite të llojeve të ndryshme, njëra prej tyre ardhja në qytet, për të vijuar më pas me ndonjë post e avancime në karrierë. Si këmbim, duke mos trashëguar vetëfrenime etike ardhur nga një traditë e fortë familjare, janë të gatshëm të japin gjithçka. Në krijimin e “njeriut të ri”, një lloj kamikazi politik, regjimi synonte pikërisht këtë soj, pra njeriun rural, periferik, atë të majtin tipik, pa asgjë të djathtë në kuptimin social dhe kulturor, lehtë për të qenë shërbëtor kokëulur. “Ishe askushi dhe u bërë dikushi(falë partisë)..,”, ishte ajo çfarë u pëshpëriste në vesh partia. Dhe si Berisha e si Meta vijnë nga kjo kategori, tipik “njerëz të rinj”.

Të e majta tradicionale ekziston pikërisht dhe një rivalitet i brendshëm që ka fokus këtë “ndarje klasore”. Edhe në atë kohë, PP kishte kastën e saj qytetarë dhe atë rurale. Nga e para vinin ata figura pushteti që përpiqeshin të linin emrin e mirë dhe te të cilët prevalonte qytetaria mbi ideologjinë. Këta, me armiqtë e regjimit mbanin dhe miqësi okulte. Nga e dyta vinin të pamëshirshmit, besnikë deri në vdekje të regjimit. Shihni sot dyshen Berisha-Meta, që i përkasin të dytës; kanë zero nivel etik e kulturor në komunikimin politik dhe gjithashtu një egërshani të frikshme. Urrejtja e tyre ndaj Ramës & CO është dhe urrejtje klasore brenda sa majtës, një trashëgimi që vijon ende. Te kjo urrejtje është dhe ajo se kanë qenë të detyruar të jenë shërbëtorë të të parëve, sidomos në misione të ulëta spiunimi. Të parët u kanë qëndruar gjithnjë larg pozicioneve të tilla të “ulëta” në mekanizmin e regjimit.

Ndaj, Berisha-Meta është një ngjizje e natyrshme politike. Ata janë një bashkim klasor brenda së majtës. Janë më të majtët e të majtëve në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Që do të thotë se nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit Shtetit, edhe kjo ka qenë krejt e natyrshme për ta./ tesheshi.com

21 Komente

  1. N
    Nazo

    Kjo eshte nje e vertete shkencore. Ka qene gjithmone parim qe harbuti duhet te rrije ne kacollen e tij.

    1. S
      Spak

      Jane te dy provinciale dhe keshtu kane ngelur! Saliu dhe Flori nuk dine se si te hane ne nje tavoline,duan akoma sofrën, nuk dine te perdorin pirunin dhe thiken por hane me gishta dhe dore! Fotoja e botuar e Saliut me Ramizin i tregon te gjitha! Inferioritetin e tij ndaj qytetërimit! Vetëm nga prejardhja e tyre tregon se kane qene ne shënjestër per tu bere spiune te sigurimit!

    2. 2
      2 Produkte te Nderzimit Artificial ne Politike

      Dy qeniet me te Shemtuara ne gjithe qenien e tyre ,nga cdo kendveshtim . Dy Kerma ,dy NDERIN e KOMBIT - duhet qe ti Vrasin te dy Kermat Antishqiptare - kudo ti gjejne ,per ti dhene edhe njiher nji shembull te gjitheve se kush eshte Fundi i Tradhetise KOmbetare dhe ngritur Moralin e Shqiptareve perdhosur nga ekzistenca e e ktyre Dy Prostitutave Esadiste ne kto 31-vjet .

      1. S
        S. B. S.

        Një shkrim në hava, ose havadan, ose pa asnjë baze për tu vlerësuar sepse dy persona nuk mund te përbëjnë një referencë për nnë popullsi që ishte 60 % e shqipëtarëve, ka mjaft për të thënë për këtë shkrim krejt pa baza, por këtu nuk është vëndi, kështu që nuk duhet harxhuar kohë. Dy referencat kanë sq shumë negativitete, por nuk janë përfaqësues, siç pretendohet në esence në shkrim.

        1. s
          skelari

          Gjithsesi postimi nuk me duket se i nxjerr keta si perfaqesues te 60 perqindeshit, por nese analizohet gjithe shtresa arriviste (qe perpiqet per pushtet) e shoqerise, ata individe qe vijne prej shtreses se pakulturuar kane probabilitetin me te madh per kete trajektore.

        2. A
          Ardi

          Jan nje histori dashurie te dy normale dy kriminel me njeri tjetrin shkojne si tenxherja me kapakun

          1. E
            Enejda

            Deri para ca vitesh ishin armiq te betuar e sot deklarojne vllazeri per te shpetuar shqiptaret a mortja cfar funderrinash jane bere bashke

            1. A
              Arian

              Më në fund një analizë perfekte

              1. S
                Shpellari i Pordhi PIN-in Cepanllarit

                Dy Gjaprinj qe s'mundet te jen kurr miq ,qe levizin e gjuan ne te njejtin teritor , e kur hapsirat zvogelohen , aty fqinjesia mer fund dhe fiton ai qe ka Helmin me te forte . Ne kte rast Gjapri i Shpelles duket se ja morri oksigjenin neperkes se cepanit

                1. Z
                  Zina(Zeqina) Sallaksja e dhorit(Llorit)

                  Shkrim i dobet? Po ne realitet te dy keta jane llumi i shqiptarise qe per dreq te fatit tone na kane qeverisur per sh vjet! Shqiperi e mjere nga kush je drejtuar???

                  1. K
                    Koli

                    Jemi mesuar tashme nga dallaveret e te dyve si te Metes e te Saliut. Na kan flliq me ato budallalliqe e spiunime qe kne bere

                    1. L
                      Liu

                      Shkojn bashk shkojn se te dy mashtrus te dy hajdut te dy flliqsira , urojme qe se shpejti t shpallet e meta non grata qe ne cdo aspekt te jene te njejt hahah

                      1. s
                        shqiptar

                        Shkrim brilant,keta te dy kalbesirat i lidh agjentura Serbe qe ja ka futur ne bythe koken

                        1. J
                          Ju shplafte Kolerja!!

                          Shkurt llafja-MALOK...Mkafton ti shokosh ecjen

                          1. s
                            shelegura

                            Vete preardhjen e kam nga katundi, Por fshataret i sollen krta dy plera ne menyren me te keqe te muncme dhe hajduterine e ngriten ne shkallen me te lart ,Sala me Meten duken qe jan fshatar te rendomte.

                            1. Y
                              Ylli

                              Koha e ketyre ka mbaruar para 20 vjeteve,Jane maniake dhe duan Edhe parana Edhe pushtetin qe te mbrojne parane.Cdo gje e ka nje limit ,ky eshte limiti I tyre.

                              1. K
                                Kleo

                                Dy kriminela krah njeri tjetrit duhet te denohen sa me pare keta dhe te shikojne ate deren e burgut sa me shpejt te jete e mundur se cfare sben ne kte vend vetem kan vjedhur

                                1. S
                                  Sazan

                                  Shife si jan te dy mendojn dhe qeshin per te kqijat qe i kan bere ketij vendi qe ilace iu befshin te gjitha

                                  1. L
                                    Leo

                                    I terheq profesioni (hajdutlliku)

                                    1. P
                                      PL-SHL

                                      Po bejn nai plan per t vjedh hajdutet

                                      1. P
                                        PL-SHL

                                        Jan tu bo planin e rradhes hajdutat

                                        Lini një Përgjigje