Tensionet në Veri, reagon Alibeaj: Jemi në krah të Kosovës

1 Gusht 2022, 00:53Politika TEMA
Tensionet në Veri, reagon Alibeaj: Jemi në krah të Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbrëmjen e së dielës pas tensionimit në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në twitter, Alibeaj thekson se PD është në krah të institucioneve të Kosovës.

Sipas tij PD mbështet hapat e Kosovës për vendosjen e masave të reciproriteti

Postimi i Alibeajt:

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mbështesim  hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Partia Demokratike mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të ligjshmërisë në të gjithë territorin e saj.

 

Partia Demokratike mbështet rrugën e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj.

Partia Demokratike ndjek me vëmendje situatën e krijuar në veri të Kosovës si pasojë e provokimeve nga strukturat paralele serbe.

Partia Demokratike duke mbështetur vullnetin e institucioneve të Kosovës, duke nxitur bashkërendimin me partnerët tanë strategjikë do të jetë në çdo kohë në krah të  Kosovës në rrugën e konsolidimit të shtetësisë dhe të pavarësisë si dhe në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

1 Komente

  1. H
    Homer

    Po cfare ne krah te kosoves pa u zgjidhe marreveshja perfundimtare eshte ne fuqi 1244 te tjerat jane pordhe me rigon

    Lini një Përgjigje