Kryeministri i Spanjës në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

1 Gusht 2022, 09:03Politika TEMA

Kryeministri i Spanjës në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Sanchez, të premten nisi një turne në Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Serbi.

Nga aty ai ofroi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sanchez zhvilloi bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zyrtarët e BE-së kohët e fundit janë përpjekur të inkurajojnë qeveritë në rajon që të vazhdojnë me reformat. Kjo mes shqetësimeve mbi përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj në Ballkan.

Zyra e kryeministrit spanjoll tha se do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do t’i lejojnë ata të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre në BE.

Po ashtu do t’u përcjellë atyre faktin se mund të mbështeten te Madridi zyrtar gjatë presidencës spanjolle të Bashkimit në gjysmën e dytë të 2023-shit.

Kryeministri synon gjithashtu të tregojë rëndësinë që Spanja i kushton marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen për përpjekjet që ata ndërmarrin për të qenë pjesë e bllokut.

Mbështetje që u përcoll tashmë në një samit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur muajin e kaluar në Bruksel përpara takimit të Këshillit Evropian.

Sanchez u zotua të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe t’i japë statusin e kandidatit Bosnjë-Hercegovinës.

3 Komente

  1. M
    Mbeshtetja e KM Spanjoll Beogradit nxiti Lufte

    Vizita dhe deklarat e KM Spanjoll kunder Kosoves ne Beograde nxiti Agresionin nji dite me pas ne Veri te Kosoves. - Pra , eshte nji Politike luftenxitese e papergjgjegjeshme bere nga Qeverria e Spanjes me te tilla Vizita e Deklarata ber ne Beograd ne kto situata qe po kalon Europa e Bota -duke i hedhur Benzine Zjarrit midis Serbise dhe Kosoves ! - Shpresoj qe sot ne Tirane KM Spanjoll i cili si Fasade te vizites perdor gjasme Integrimin Europian te Shqiperise ,nderkohe qe Provokon Tensione ne Ballkan , duhet ti plaset surratit ( natyrishte nen nji gjuhe Diplomatike ) e behet e qarte se nuk do ishte aspa e tepruar nqs Shqiperia do t'I "Verpasste 1 - Non Gratta" pafytyresise Putanes se Madridit

    1. p
      pilo

      Po per qendrimin ndaj Kosoves a do flitet? Apo do mbahet nje qendrim "Status Quo" si me Çamerine qe kur nuk do gjej zgjidhje? Kosova dhe Catalonja nuk kane asgje te perbashket. Besojme shume se KM e di kere dhe do ta sqaroj Sanchesin. Urojme te jete keshtu. Mezi po presim te ndodhi????????

      1. U
        Uran Marku

        Varet se nga ckend veshtrim e shikon , per ty e mua nuk ka asgje te perbashket Katalynja dhe Kosova , per dike tjeter si Kryeministri spanjoll , ka ..... Ky te pakten ka nje arsye , shiko dhe meru me shtete te tjera qe nuk e njofin se jane sherbetore te serbit dhe asgje tjeter ...lere Spanjen ....shiko bythqirat tane ne jug , helenet qe jane mesuar nje jete te hane me du byllci .... Shiko dhe kryepeshkopin Janullatos , gjarperin qe kemi nen rogoz , dhe kerko se mos ka bere ndonje deklarate mbi Kosoven , nuk duhet te bente ???? Shtetesi shqiptare kerkoi dhe mori , si ka mundesi mos te thote nje fjale te vetme , Eshte klerik dhe nuk meret me politik ??? zerin per Vorio Epirin e ngre kur eshte nevoja dhe nuk kursehet ..... Shiko Kinen qe na ka borxh futjen e saj ne OKB .....e shikon pilo , ke plot material . Kina ta njifte eshte njesoj sikur e njifte nje e treta e Globit ....tung

      Lini një Përgjigje