Në një intervistë për JavaNews, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj shprehet se bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit dhe ish-funksionarët e tij duhet ta paguajnë të plotë faturën e tyre për përfshirjen në dënime politike.
Sa i përket pretendimit të Autoritetit të Dosjeve, se Ilir Meta figuron si kallëzues i shokut të tij të klasës pranë organeve të diktaturës, Gjekmarkaj shprehet se duhet të jetë vetë ish-presidenti që të kërkojë transparencë mbi ngjarjen.
Deputeti demokrat ndalet edhe tek grupi i deputetëve demokratë, që nuk i përkasin ‘Foltorës’. Ndër të tjera Gjekmarkaj thotë se PD duhët të bëjë diferencën me socialistët duke kërkuar jo vetëm hapjen e dosjeve, por edhe lustrim.
Bisedoi Ardit Rada
Z. Gjekmarkaj, mazhoranca ka paralajmëruar se në gusht mund të mblidhet për të miratuar ligjin që pengon kandidimin e ish-funksionarëve të PPSH dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Do të merrnit pjesë në një seance të tillë? Dhe si do të votonit?
Unë vij nga një familje që i ka në pejza e të ndërthurura marrëdhëniet me persekutimin komunist. Ndjeshmëria për këtë temë është e lartë dhe dua sa më shumë dritë mbi të.
Një turravrap kësodore siç thuhet në pyetjen tuaj është i panevojshëm e grotesk pas 32 vitesh kur kjo gjë mund të bëhej 320 herë deri tani. Pret puna deri në shtator! Yxhymi dhe ambalazhimi i këtij fakti si urgjencë është thjesht propagandë.
Unë votoj çdo ligj që bën trasparencë mbi të kaluarën e regjimit komunist. Purifikimi etik i jetës publike e politike edhe pse shumë vonë kur atë punë po e bën biologjia le të ndodhë. Gjithmonë kam qenë në favor të hapjes së dosjeve, por faturën e diktaturës nuk mund ta paguajë vetëm një pjesë që janë bashkëpunëtorët. Natyrisht ata duhet ta paguajnë të plotë të veten, por sëbashku me punëtorët e Sigurimit dhe aparatit të diktaturës. Dekomunistizimi i Shqipërisë duhej bërë në vitin 1992. Tani të flasësh sot për të, ky është folklor dhe ngjan me ligjin famëkeq të vitit 1996 të PD për të penguar figurat e PS që të kandidonin në zgjedhje. Duket si iniciativë për goditje ad-personam.
A ka vuajtur Shqipëria pasoja konkrete nga mungesa e hapjes së plotë të dosjeve? Duket sikur shumë figura janë fshehur deri më sot…
Po besoj ka vuajtur shumë. Na ka munguar e vërteta që e bën të lirë një shoqëri. Na kanë bërë moral ata që nuk duhej. Por kjo nuk është më e keqja gjë. Më e rënda ka qënë përdorimi i tyre duke deformuar ADN-në e demokracisë dhe të shtetit, duke mos e bërë reale epersinë e lirisë ndaj shtypjes. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush qëndroi, kush u thye, kush u shndërrua në bishë për të mundur njeriun, kush ushtroi dhunë mbi kë, rrethanat, kontekstet! Vetëm mbi këtë dije ndërtohet një paqe sociale e vërtetë dhe ndërtohet një hierarki e emancipuar vlerash për të cilat një komb i qytetëruar ka nevojë.
Tashmë që Ilir Meta është rreshtuar në opozitë krah Sali Berishës, mendoni se kjo e forcon opozitarizmin në Shqipëri?
Opozitarizmi nuk është monopol as i Berishes as i Metës, por ata janë në të drejten e tyre të bëjnë opozitën që duan. Pesha në opozite vlerësohet nga kauzat dhe njerëzit që të mbështesin. Sigurisht opozita ka nevojë për sa më shumë njerëz, por edhe për risi e epërsi morale.
Mendoni se Autoriteti i Dosjeve ka të drejtë kur pretendon se I.M është pikërisht Ilir Meta? Si mund të verifikohet kjo?
Unë këtë nuk e di. E kam thënë edhe në një tjetër rast se nuk mund të bëhem zëdhënës i kësaj të “vërtete”! Si bëhen gjërat në Shqiperi të lind e drejta të jesh paragjykues dhe mosbesues shpesh. Meta i pari ka detyrimin të bëjë trasparencë duke ndjekur çdo rrugë ligjore që shteti shqiptar ofron. Po kaq të madh e kanë detyrimin institucionet e shtetit që të mos përdoren për qëllime politike. Ai duhet të kërkojë që nëse ekziston një dosje e bardhë apo me ngjyrë tjetër për të, të zbardhet e gjitha. Unë besoj që vetem rruga ligjore e ndan gënjeshtrën nga e vërteta! Duke parë diskurin e Metës besoj që ai drejt saj mund të shkojë. Deklaratat politike vet-shtojnë mjegullën.
Zoti Gjekmarkaj! Sot që flasim, si merren vendimet tek grupi i deputetëve që nuk i janë bashkuar “Foltores” dhe cili është qendrimi për këtë çeshtje?
Pyetja më e vështirë në botë. Nuk e di si merren vendimet dhe se si shkohet drejt iniciativave, projektligjeve apo komisioneve hetimore! Ndodh që të sjellin një letër për ta firmosur, ose të merr sekretarja e grupit në telefon dhe thotë është ky projektligj për t’u firmosur e protokolluar! Nuk e kuptoj ku formësohet dhe ku buron mendimi politik në këto raste.
Ndonjëherë i shoh në Facebook të ndonjë kolegu. Di mirë që një pjesë e konsiderueshme e deputetëve vinë nga familje të persekutuara dhe janë të interesuara që të ballafaqohen me dosjet, të shuajnë zërat se këtu qenkësh kontigjenti më i madh i bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që më duket shpifje e ndyrë dhe aluzion komunist. PD në këtë pikë duhet të bëjë diferencën me PS duke kërkuar fort përveç hapjes edhe lustrim për të gjithë mekanizmin shtypës të diktaturës, për hetues, gjykatës e prokurorë ende në organet e drejtësisë apo në grupin parlamentar të mazhorancës!
Ky fytyre kuqi as mish ad pesh, i duket betja person i rendesishem FUCK U SELF
Ate fjalen "lustrim" une nuk e kuptoj, ndoshta eshte ndonje neologjizem e çpikur ne demokracine Gjonmarkagjonit, por ky muti, Gjekmarkaj ka nje fotografi babai tij dale me kostum popullor perkrahe Enver Hoxhes ne nje vizite, nuk e di do ta lustroje babain ky apo eshte dobiç dhe do ta mohoje ne qoftese nena e tij ka bere ate qe ka bere Sheqerja?
Ajo eshte fotomontazh i paster babai im ka qene i persekutuar dhe nuk e nxirte njeri me Enver Hoxhen . Plus une ne origjinen time kam nja 10 pape e mbi 200 kardinale . Respekte .Agron Gjekmarkaj
Edhe sikur babai yt të kishte dale ne foto me Enver Hoxhen, nuk ka asgje të keqe. Jo, le t'ja mbante po të donte të thoshte nuk dal. Nuk gjykohet njeriu nga nje foto. Edhe Eqerem Çabej ka dale ne foto me Enver Hoxhen,por dihet qe Çabeji i madh nuk e duronte dot Enverin, kurse Enveri e mbante gjallë vetem per aresye se ishte gjuhetari dhe Albanologu me i madh ne Shqipëri, i njohur ne katedrat perkatese ne Gjermani dhe Austri. Agron Gjekemarkaj nuk gjykohet per veprimet e të jatit, sepse ashtu bien ne kurthin e luftes se klasave. Gjekemarkaj gjykohet per veprimet dhe mosveprimet e tij personale, sepse nuk e ngriti zerin asnjehere kur Sali Komunisti spastroi PD-ne nga te djathtet e vërtetë. Kush e shan Edi Ramën si bir komunisti nuk është me pak i ndyre nga ata ndyresira fanatike të enverizmit qe luftonin nje të pafajshem sepse kishte patur dikur gjyshin xhandar ne kohën e Zogut. Edi Rama duhet share per fajet personale. Si Gjekemarkaj. Shkruan ca fejtone per Babon, si tek Hosteni. Shkruaj per Saliun, per Kriminelin komunist, sepse ai mban ne kembe Ramen. Nuk rrezohet Rama me fejtone, por me alternativa.
Ha ha ha ha ha Megjithese,i nderuar Fjala Ime, nuk besoj se e ke patur me shaka. Kjo e jotja është sarkazem therese, serioze.
PLEHRA ME TITULL PROF. (Agron Gjekmarkaj) DHE MANDAT DEPUTETI I PD NGA "LULUSHI I SALIUT", ESHTE ME KEQ SE PLEHRAT NE KAZANET E PLEHRAVE NE TIRANE DHE KUDO NEPER SHQIPERI, SEPSE DRIDHET E PERDRIDHET PER TE QUAJTUR 'NUL' ATE, QE ESHTE GJETUR TASHME NGA AUTORITETI I DOSJEVE SE, ILIR REXHEP METAJ (META, SAPO RA NGA PUSHTETI PPSH DHE SIGURIMI I SHTETIT NE 1991), NE ROLIN E SEKRETARIT TE RINISE NE FAKULTETIN E EKONOMISE 1988-89, KA QENE DHE BASHKEPUNTORE I SIGURIMIT TE SHTETIT. MESA DUKET KA NDONJE 'PENG A FRIKE' KY PROF. PLEHRA, PER NDONJE DOSJE QE MUND TE DALI SESHPEJTI EDHE PER DO (TRE) KUSHURINJ TE TIJ SHUME TE AFERT, QE JANE KONVERTUAR PAS 1990 NE PD_ISTE TE TERBUAR NE ZONE, QE KANE QENE SHUME "AKTIV" DHE MIQESI ME OPERATIVET E ZONES LEZHE-SHKODER.
O shpellar, Agron Gjakmarkaj, ty nuk të lexon njeri dhe, as nuk të dëgjon njeri, çfardo që të shkruash dhe të thuash. Ti je i damkosur si mbështetës i kryekriminelit Sali Berisha. Ti dhe shumë tropojanë dhe kosovarë të tjerë.
Haha nuke të lexon njeri? Po ti e paske lexuare? Edhe komentu o fushore Haha gallate
Ky la qene vjet spiun
Tha nje gje te drejte, Ilir Meta ti kerkoje Autoritetit te Dosjeve, zbardhjen e dosjes se tij. Ketu ka folur drejt. Dosjet duhen hapur, sado te dhimbshme jane per disa, per prinderit e tyre. Hataja zgjat vetem 3 dite. Ne tani u mesuam me Ilir Meten jo vetem kriminel, por edhe spiun.
Prandaj jemi ketu ku jemi se kemi të tille deputet me nivel të cunguar dhe si ky koke e madhe ka shume që janë dhe pedagog që edukojne e pregatisin per të ardhmen e vendit brezin e ri.
Kta jane te gjithe produkte te Komunisteve dhe thjeshte bejne rolin kur shiten skur s'jane te tille . Me fjale shiten si antikomunste nderkohe me vepra jane proKomunisteve por Spiuneve qe punojne kunder Atdheut ,pra kta jane troc nji Tufe Shkerdhatash qe hane parazite nen Kostumin e Deputetit e varferojne shqiptaret . Qendrimi i nji Atdhetari kunder Tradhetareve te Kombit eshte shperthyes me ndjenj Kombetare e Patriotik por jo si dicka pashpirt dhe e vdekur si Ky Nastradini Deputet . A thu kta na qenkan te gjithe dobicat e ishKomunsiteve e Siguŕimsave qe i kan prodhu kto pederaste me nenat e tyre fushave te kallamoqit e mullarve te katundit ?! - Reagimet e vdekura te ktyre te bejne te dyshosh shume madje
Gjekmarkaj! Shpini ligjin e dosjeve ne Parlament!
ore ti qenke nje rrote cari sa nuk ka ku te shkoje ok i lepive bithen salehit e lulushit dhe tani kujto se grricesh dot me Ramen po hik o pallosh se ti pp te dalesh perballe Rames nuk mbushesh dot me frym ti e kupton veten tende sa i trashe dhe sa shpellare je prandaj mbyllu ne ate guacken tende dhe mos dil se qelbe dynjone me kto budallalliqet tua, ok
Zoti Gjekmarkaj, sillu si politikan, mos flisni shumë atëhere kur duhet folur pak. Pse nuk u bë në 92-shin është një histori që mund të shkruhen volume. Pse duhet bërë tani dhe me urgjencë kjo mund të përmblidhet në sentencën " më mirë vonë se kurrë". Mos harro zotëri dhe thënien "hekuri rrihet sa është i skuqur". Në 12 të ditës apo të natës, që nesër duhet të mblidhet parlamenti dhe të aprovojë ndryshimet ligjore. Nëse do vonoheni deri në shtator, është vetë Rama pastaj që do kërkoj shtyrjen për më vonë, pasi gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi. Le të fitojë Rama politikisht në këtë moment, s'ka pikë rëndësie, rëndësi ka që e mira në këto momente kërkon edhe një fitore të tij të përkohshme politike për momentin.
Keta Gjekmarkajt kane frike ti hapin, se ne dosje do gjejne xhaxhallaret, kusherinjte, pastaj cfare do thone? Ketu do jemi, te persekutuarit do e sabotojne kete ligj, edhe pse kur dalin ne TV hiqen sikur duan ti hapin dosjet.
Po per dosjen tende do kerkosh transparence? Akoma me keta merreni o njerez? Jane te gjithe spiunat e sigurimit apo me keqe te gjithe kane dosje me sherbimet e huaja. Ky njer ka lane kokren e namit se eshte edhe idiot nga natyra. Nuk le asnje Saliu afer pa e mbajt peng me nje dosje. Jua tha Izet Haxhia te gjitha dhe perfundoi ne burg.
Partia demokratike na thotë duhet të kërkojë dhe lustrim.Hajde gërnete hajde.Cila parti more koqe?Ju jeni ngritur dhe mbaheni akoma në këmbë me spiunët e Saliut.Ju të gjithë jeni me dosje sepse edhe në burg shumica punonte e spiunonte me sigurimin e shtetit.
Këta malokët e kanë për nderë me qenë spiuna. Kshtu që edhe ky qafkuqi ql ha mish thiu, me siguri e ka ngrënë një lugë çorbë të prishur.
Keshille e Drejte po kujt i thua? Like Hajduti po tenton te fshihet prapa Shoshes. Po gjithmone mbetet zbuluar.