Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë, u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kjo deklaratë u shpërnda nga zyra e shtypit e presidentit Begaj pas takimit që presidenti Begaj pati me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez.
Presidenti Begaj shprehu keqardhje dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë spanjolle për dëmet e mëdha që vala e nxehtit dhe zjarret masive kanë shkaktuar në Spanjë.
Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Spanja i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE” – nënvizoi Presidenti Begaj.
Në takimin me kryeministrin spanjoll, Presidenti Begaj shprehu besimin se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.
Shume bukur dhe me dinjitet te thena Zoti President Bajram Begaj.
Po të kishte qëne ilir hajdut spiun (president) Kryministrit i Spanked nuke do e kishte takuare