“Mos i bini telefonit e thoni duam helikopterin se ra zjarr”, Rama: Gushti do të jetë sfidues

1 Gusht 2022, 12:47Politika TEMA

“Mos i bini telefonit e thoni duam helikopterin se ra zjarr”, Rama:

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Pushtetit Vendor, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror.

Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria.

"Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile. Sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Edhe e nivelit qendror por edhe atij vendor. Dhe disa Bashki tregojnë se është kështu. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendor që nisin punën kur ka emergjenca.

Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në laert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiku i Fierit me një punë titanike, që përmbytej edhe në zonën e qytetit.

Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa po të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bshkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e parë", tha Rama. 

32 Komente

  1. E
    Entoni

    Ju lutem njoftoni zotin KM qe Shqiperia nuk eshte me 28 mije km katror por 27659. Erozioni natyror guroret shpyllezimi edhe mos investimi 30 vjecar e kane bere detin Adriatik te gllaberoje toke. Po nuk ka faj i shkreti se 2 muaj ka qe ka ardhur ne pushtet.

    1. K
      Kapo

      Po zjarrin e ven kta vet prandaj duhet te ken kujdes

      1. L
        Lesi

        Po te jemi te kujdesshem me zjarret asnje nga keto emergjencat nuk do ndodhte . Te ndergjegjsohemi te tere

        1. l
          luis

          po si ka mundsi qe jeni portale kaq fake, ai tha mos rrini duke mos ber asgje e te kerkoni pastaj ndihma nga te tjer. rama me qeverin e tij gjithmon ka qen ne gadishmeri per situata te tilla

          1. G
            Geri

            Hallall qe po ju terheq veshin here pas here bashkive qe te marin masa paraprakisht per cdo lloj emergjence

            1. b
              besim

              rama ka perballuar me se miri situata te tilla dhe ben mir qe i kerkon llogari kryetareve te bashkive

              1. K
                Kledi

                Ka plera qe vejne zjarre sa te duash , ata duhet fe kapen edhe te kalben ne burg

                1. A
                  Andrea

                  Emergjencat civile po bejne nje pune fantastike me te gjitha zjarret e rena , sepse ajo eshte nje fatkeqesi natyrore nuk kontrrollohet per kollaj nga njeriu

                  1. E
                    Emir

                    Shpresoj qe mos te kemi me fatkeqsi te keti lloj dhe situata te qetesohet

                    1. T
                      Turi

                      Shpresoj qe situata gjate gushtit te menaxhihet me se miri e te mos agravoj

                      1. T
                        Tosi

                        Meqenese trupa e tajnuar Po e trajton qeshtjen normal athere nuk eshte nevoja per tu shqetesuat njerzit

                        1. T
                          Titi

                          Me vjen Mir qe trupat e trajniara Po e trajton ceshtjen tamam dhe ska probleme

                          1. T
                            Tit analfabeti

                            Te vdekte mesuesja e klases se dyte, qe te kaloi ne klase te trete...

                          2. o
                            olta

                            Rama po punon shume mire per vendin

                            1. p
                              paolo

                              jeni shume njeri i organizuar z. rama

                              1. S
                                Sara

                                Duke qene se temperaturat jane te larta rreziku i renies se zjarreve eshte me i larte dhe prandaj eshte e nevojshme qe skuadrat te jene ne gatishmeri te plote per cdo rast

                                1. G
                                  Gazi

                                  Duhet te jemi shume te kujdesshem ndaj situatave te pakendshme qe mund te ndodhin gjate kesaj periudhe

                                  1. E
                                    Era

                                    Cfsj ka qeveria qe nje zjarr se kto sjan mir

                                    1. s
                                      sokoli11

                                      Jane fatkeqesi natyrore dhe nuk ke ca ju ben nojehere , se perhere ja vejne fajin qeverise po ka dhe shtete te tjera qe jane super te fuqishme dhe kur vjen puna ne situata te tilla sja dalin , e pame me virusin qe mbaheshin per shendetesi dhe per forcat e gatshme e kur erdhi puna njelloj si ne e perballuan

                                      1. E
                                        Erdi

                                        Ska faj kush se bien zjarre rendesi ka qe z Rama ka ven ekipe te cilat jan ne gadishmeri oer cdo problem

                                        1. I
                                          IerA

                                          Me vjen mir qe po merrni masat dhe qe jeni ne gadishmeri ne situatat qe mund te ndodhin

                                          1. G
                                            Gonk

                                            Shume mire beni qe organizoni mbledhje te tilla dhe i qendroni prane zjarrfikseve ne muajin e veshtire qe kane perpara

                                            1. B
                                              Bolle i ropet shqiptaret me FakeMinistrit tuaja !

                                              Por mbaj mor Zoti KM nji Centraliste te Gateshme prane zyres tate ne Kryeministri qe te marri thirrjet telefonike dhe ju si Qeverri te nisni Avionet ne drejtim te Emergjences . Perse duhet te paguash nga Buxheti i Shtetit , Miljarda pefr nji FakeMinistri , kur Ushtri s'ke ,dhe se nji Centraliste aty ,do te kishte nji kosto te pallogariteshme dhe do bente njelloj punen ! - Boll mer Zonti se jemi ne Krize qe sapo vjen e bohet me Kercenuese per Ekzitencen tone si qytetare , cmimet po rriten , gjithcka o bo shtrenjt ,paret e pensionit jane minimale , e ju mbani Ministri te Kota pa asnji Vlere dhe harxhoni Miljarda kjo eshte Kriminale jo Nomale ! Do ishte mir qe te reflektoni si qeverri dhe reduktoni disa Ministri qe po cojn Shqiperine drejt Falimentimit si shtet .Shqiptaret po largohen nga kto Politika te Verbera dhe aspak ne kontekstin e Situates qe po jetojme .Eshte Kriz o Njeri - po vdesim per buke dhe Ministrat e tu notojne ne Lluks e Vila -Jeni njerez ju Politikanet apo jeni shndru te gjithe ne Kafshe ju infektoj Shpellari e Djalli Cepanit !!!!!!!!!!!!!!!

                                              1. E
                                                Eni

                                                Keni folur sic duhet kryeminister,skeni faj ju pastaj nese ndodh dicka…keto duhet te marrin masat e te jen te gatshem nese ndodh ndonje situate

                                                1. E
                                                  Enuku

                                                  Eni moj Eni...cfare ke ne mes te vesheve ?

                                                2. l
                                                  liri

                                                  jeni per tu marre shembull keni marr masa per kete sfide qe po kalojme,respekte

                                                  1. s
                                                    sala

                                                    ndihem mire qe po merrni masa ne kete sfide qe po kalojme dhe falenderojme dhe ekipin e emergjencave qe jane ne gatishmeri

                                                    1. B
                                                      Bujar Kanapari

                                                      Mesoni prej me meje nje te vertete, me shume kryeministri. Kur bie zjarr, fshataret e rastesishem, largohen menjehere, nga frika se mos akuzohen si zjarrvenes, se keta, keshtu i kane miratuar ligjet Ai qe lajmeron zjjarrfiksen i pari, eshte i dyshuari kryesor per policine, si rrjedhoje, qe te mos sorollaten ca dite ne polici gjersa te dale e verteta, fshihen, largohen nga vendi.

                                                      1. T
                                                        Transparent

                                                        Plasi sufllaqja prape. Sa here flet "i modhi", leshohen patronazhistet per sufllaqen e rradhes. Po pse mer vlla...., kaq keq u katandis KM-ja qe te angazhoje kete lukuni analfabetesh ?

                                                        1. C
                                                          Ceco

                                                          Kot su krijua agjensia e propagandes ….

                                                        2. D
                                                          Drejtesia

                                                          O ty, tu djegte shpia, more "Transparenti", e te mbetesh perjashta. Nuk rrini dot pa fut ndonje helm per cdo problem?

                                                          1. M
                                                            Me qe pata kohe, po te shkruaj dy rreshta

                                                            Ore dakort. le te me digjet dhe shtepia. Gjithsesi, kjo nuk do te ndryshoje ty dhe keta qe shkruajne ketu sikur jetojne ne paarajse, se ti dhe ata prape mut ne kepuce do mebeteni. 1. Nuk te bejne pershtypje keto komente infantile ? Pavaresisht kush eshte Rama, apo Likja, Apo Babasqapi i Vicidolit..., ti, nuk e kupton qe keta jane bythlepires te neveritshem, me nivelin me te dobet intelektual qe mund te kete Shqiperia? 2. Te duket normale ty qe del nje kryeminsiter dhe thote : - Mos me merrni ne telefon po ra zjarr ??? Pse ? Po shkon me pushime ? apo i ke mbaruar detyrat e tua dhe tani varet nga te tjeret, ne do bien zjarre apo jo ? 3. Per mua Rama vertete qe ka punuar me shume dhe me mire nga te gjithe me pare, po kjo nuk me ndalon qe dhe te kritikoj, apo te bej humor, kur ben gafa monumentale. 4. Une sinqerisht mendoj qe Rama nuk ka nevoje per keto lloj brohoritjesh bythelepirese te neveritshme...Po te isha ai vete, do me vinte turp per gjithe keto komente idiote.

                                                          Lini një Përgjigje