PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ. Bëhet me dije se Eridian Salianji e ka konsideruar të kryer misionin e tij dhe ka kërkuar shkëputje.
Vendimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi Rama e hoqi si Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e këtë funksion ja bashkoi Damian Gjiknurit tek departamenti i Organizimit.
Në vend të Eridian Salianjit, në vijim PS-në KQZ do ta përfaqësojë Elena Xhina. Ajo ka qenë deputete e PDIU/Elbasan deri në vitin 2021, e më pas u angazhua me PS, si Këshilltare e Ministrit Ulsi Manja, e më pas si funksionare pranë Avokaturës së Shtetit.
Mësohet se çështjet e para ku Xhina do të mbrojë interesat e PS, janë disa mbledhje ku disa kandidatë të PS rrezikojnë të gjobiten për raportime të pasakta të financave zgjedhore.
Mund te them se Eridian Salianji eshte nga te vetmit qe kam degjuar deri tani qe te largohet pa krijuar problem kur shikon qe drejtuesit te tij politik nuk ka me 100% besim tek ai. Keta jane njerez me dinjitet qe me sa shohe Z.Rama nuk i pelqen edhe shume. Eridian Salianji nuk e njoh dhe nuk kam ndonje ide sa cfare mund te kete bere por te pakten dinjitet tregoi.
E kuptoi edhe Rama me ne fund se cfare katundari kishte ne PS.
Iku Prena dhe erdhi Lena. Po njelloj.....