Rama takon kryparlamentarin e Greqisë: Qytetarët në vendet respektive, urat e forta mes nesh

21 Mars 2023, 13:19Politika TEMA

Rama takon kryparlamentarin e Greqisë: Qytetarët në vendet

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryetari i Parlamentit grek, Konstantine Tassoulas.

Rama shprehu falënderimet për mikpritjen ndërsa u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Athinë. Kryeministri vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

“Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe. Dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama.

Nga ana e tij, Tassoulas u shpreh se temë e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi.

“Në vizitën e fundit të kryeministrit grek në Derviçan, që e shoqërua edhe ju zoti Kryeministër janë thënë fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë dhe prosperiteti ne minoritetit grek në Shqipëri dhe për për përshpejtimin europian të vendit tuaj”, tha ai.

Lini një Përgjigje