Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit duke iu përgjigjur akuzave të deputetes Grida Duma për sigurinë detare duke u rikthyer edhe një herë tragjedisë së Potamit në Himarë, kujtoi se polici që përplasi me skaf të voglën duke i marrë jetën, ishte larguar nga strukturat e policisë dhe më pas ishte rikthyer nga një prokuror përmes pazarit.
Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra. ‘Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti por kush e kreu atë aksident.
Nuk e kreu një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Natyrshëm për atë lloj tragjedia as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të japin ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit.
Prandaj unë mendoj se kur flasim kur marrim për sipër edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe gazetarin duhet ti marrim faktet një për një. Këtu duhet të kuptojmë sa e rëndësishëm ishte Reforma në Drejtësi. Që një idiot që flaket nga policia e Shtetit, gjen një idiot tjetër dhe rikthehet në polici.
Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. Kjo është gjë e mirë.’- tha Balla.
Na kënaqe o Taulant. Të të bëj një pyetje. Çfarë ndodhi me hotelin e Kabilaj në Sarandë? Sikur policia e sekuestroi? Hoteli ishte plot gjithë verës dhe restorantet shërbente ushqim pa mbarim. Boll me mashtrime. Ju pamë edhe juve.