Nga Ylli Pata
Sot SPAK ka shpallur se do të thërrasë javën e ardhshme Sali Berishën për çështjen e klubit “Partizani”, ndërkohë që denoncimet për Ilir Metën po rriten në mënyrë eksponenciale.
Njerëzit që shikojnë nga larg, ngrenë pikëpyetjet: çfarë do të ndodhë me gjithë këtë material? Do arrihet gjëkundi apo bëhet fjalë për një lojë si ajo e komisarit te “Dueli i Heshtur”?
Kushdo që e njeh sadopak punën në një zyrë shteti, e di se vetëm të shkruash në kompjuter nga e para të gjithë këto material, të thërrasësh personat që i kanë kallëzuar, e më pas njerëzit që përfliten, e të ndjekësh faktet mbi të cilat ngrihen pretendimin, e në fund të gjesh prova, është një punë kolosale.
E gjitha kjo situatë, ndoshta, ndoshta mori shkas nga deklarata e kreut të SPAK në Zërin e Amerikës se Prokuroria Speciale Kundër Krimit e Korrupsionit punon në bazë të kallëzimeve.
E këtu nisi ajo që po ndodh një valë e pambarimtë padish. Shto këtu dosjet e vjetra, apo edhe denoncimet e pafundme që nuk kanë dalë në media.
Po si do të veprojë SPAK me këtë fluks, kur realisht kapacitetet e saj administrative janë të kufizuara. E meqë ra fjala për javën tjetër, si do veprojë SPAK, si ai oficeri osman përballë Ismail Qemalit te “Nëntori i Dytë”, kur i tha “se ka një urdhër arresti për ju”, e Ismaili-Sandër Prosi ja ktheu: “Kur arrestuat Abdyl Frashrin nuk ishit kaq të sjellshëm”. E natyrisht nuk është analogjia as rasti, por vërtetë Prokuroria e Adriatik Llallës nuk ishte kaq e sjellshme sa SPAK-u sot ndaj Saimir Tahirit.
Prokuroria Speciale kundër krimit e korrupsionit, nuk e ndjek këtë procedure, pra hetimin me denoncim, kur ka vepruar e vepron ndaj narkotrafikut apo krimit të organizuar, ku përgjithësisht bashkëpunon me partner ndërkombëtarë si Antimafia italiane, DEA amerikane, apo edhe prokuroritë e Europës.
Homologë të SPAK-ut në Ballkan si USOK-u kroat apo prokuroria speciale në Rumani, ka ndjekur çështje të mëdha, edhe nëse nuk ka pasur denoncime, por prova, që i kanë siguruar hetuesit e prokurorët. Ku u shpallën të pandehur ministra, kryeministra president, politikanë e zyrtarë të lartë.
A do të ndodhë e gjitha kjo edhe në Shqipëri? Shumë kanë pak pritshmëri, megjithatë reforma e re në drejtësi ka një gjë që nuk shmanget dot. Nuk mund të mbyllet një dosje aq kollaj, pa kaluar në sitën e prokurorëve të gjithë personat që përmenden, apo akuzohen në denoncimet përkatëse. Pasi ligjërisht është zvogëluar mundësia e mbylljes me procedurë, e aq më pak precedenti “Tahiri” ku publiku pa jo vetëm vendim, por edhe zbatim të tij sipas modelit “drakonian”.
Por në fund të fundit, të gjitha këto hetime që janë në ecuri e sipër do të ecin përpara, do të shikojmë sqarime e deponime, deklarime e kundërshtime, sqarime por edhe vendime prokurorësh dhe dispozita gjykatash. Po pyetja është, a do të kemi një pasqyrim të drejtë dhe të plotë nga panelet e darkës për të gjitha këto dosje? Gjithsesi, më shumë se media, në sprovë sot është drejtësia e re…
Horrat qe e vodhen dhe e kane çuar vendin ne kete gjendje menduan se jane te paprekshem. —Por nje fjale e urte thote:”Drejtesia vonon,po nuk harron.”Besoj do i vjellin ato qe kane ngrene nga gjaku i ketij populli.Paçin kembe te mbare ,hajnat,qe ju i quani VIP-a
SPAKU- ta filloje me ata qe nuk paguajne dritat, pastaj, me mesuesit, te fortet e lagjes, doktoret , gjykatesit dhe ne fund dhe vetem ne fund me Bunkere Surreli. = = Sa do te mundohet SPAK TAKU, kanceri komunizem i trashequar ne breza ne Shqiperi sa vjen edhe me shume perhapet e shumohet. === Pra, ne shqip, hani mun se ju ban mire... = Merrni shembull nga Hasjanet, nuk e kuptojne parajsen e Eddrames.lol
Me te gjithe o kalec perfshire dhe ty se duket qarte qe je nga ai kontigjent, perndryshe nuk shpjegohet perse i mbron hajdutet
Mezi prisnim kete dite, ky artikull na shuan gezimin. Fatmir Mediu dukej si i vdekur kur ngjiste shkallet e SPAKut. Nuk eshte per ta festuar kete dite? Po Saliu do jete ne gjendje ti ngjisi tere ato shkalle? Po sikur te damlloset e te bjere?
Pilo Po le te damlloset njehere e mire. Amen. Rendesi ka qe do e shohim ne prokurori si nje hajdut ordiner xhepash.
Ne fund Saliu do denohet per Kerrigan qe mori nga presidenca dhe Iliri per korrupsinin e Monikes qe paranoia nje manyqir dhurate
Te dali e drejta.
Ne shekuj kemi humbur , e Historia ne ka ndenshkuar per te njeten dobesi tonen ,sepse kemi lejuar e dhe jemi treguar Naiv me Tradhetaret e Kombit qe kemi lejuar te rriten mes nesh . Eshte koha per Shpagim kunder gjithe bijve te Kurves Esadiste .
Horrat e SPAK-Ut, fjalen e kam per oportunistin me damke por jo pa faj jane edhe bashkepunetoret e tij, KRAJA tash qe po thyen qafen u be “trim” duke ndermarre nje fushate gjoja per marrien nen hetim “peshkaqenet” e politikes shqip- tare ! Sa turp ! Derisa te dalin para Drejtesise, ky dinak e dredharak , i paskrupullt do te beje pushimet ne rerat e nxehta te Dubait me rrogat e majme te USA-e dhe me keq- ardhje them se zonja e nderuar KIM, ambasadore e mikut tone te madh, SHBA u mashtrue keqazi nga CUBI KRAJA, Tash Ai mendon t’i kalone pushimet javore ne Gjirin e Lale- sit bashke me padronin e tij, Monstren e Vicidolit ! Shumica derrmuese e shqiptareve kerkojne qe sebashku me trinomin : Berisha-Meta-Basha per hallet e tyre, I pari, “Non Grata”, i dyti “Spiun”, i treti 600 mije dollare , ndersa KRAJA si sabotatore e Reformes ne Drejtesi …….!!!
Mos na Marrin nje denim si LLalla ! Dy vjet burg ! Qesharake ! Trinomi : Berisha - Meta- Basha dhe i katerti KRAJA duhet perjetesisht ta kalojne “ko- valeshencen” ne REC ! Konfiskim te pasurise se plackitur deri ne qindarken e fundit !
Komenti im …..
Po behet zhurme.Do te mbarset mali por nuk do te pjelle as mi.SPAK-u ska nevoj per shume hetime,te shqyrtoj vetem deklaratat e bera nga personat e paditur.Ne qoftese nuk jane te verteta akuzuesi te merret i pandehur per kallzim te reme.
Se mos vetem spak po adm e apelit...kemi vite me dosjen aty e rrezik dhe nje 5 vjet te tjera....na rrofte reforma....