Belind Këlliçi në rolin e prokurorit: S'ka pasur atentat të planifikuar ndaj Bashës, është e inskenuar

21 Shtator 2022, 17:16Politika TEMA

Belind Këlliçi në rolin e prokurorit: S'ka pasur atentat

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi tha se nuk ka pasur atentat të planifikuar ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 dhe sipas tij, kjo është një çështje e inskenuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti u shpreh se mes mijëra email-ve të publikuara nga hakerat rusë, është më mirë që të fokusohen te çështje të rëndësishme e jo te lajmi i Bashës, ish-kryetar i PD-së.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. 

Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. 

Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabulë për të mbushur portalet”- theksoi Këlliçi.

Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

4 Komente

  1. I
    Ish i ri pëdëist.

    Ky kërriçi kërkon të bëhet faktor , për ti xanun vendin birishës , po nuk di një gjë , që pa lejen e tij një pordhë nuk mund të hidhet në foltore , se p.d akoma nuk është bërë zyrtarisht. Ky shkon shpesh në U.S.A dhe kujton se di gjithçka . Ky e ka kaluar kohën e të qenit udhëheqës, kur ka drejtuar forumin e të rinjve të p.d. Tash 31 vjet , nuk ka bërë vaki që të ngrihet aq lart , një i ri i vjetruar , si puna e këtij kërriçit . Por duke i bërë qejfin vetes , ky acaron banditin Sali që nuk e kapërdin dot krekosjen e tij .

    1. S
      Shqiperia ne rrezik

      Shqiperia ne rrezik sllogane 100 % i vertete .Rreziku vjen nga ai qe prodhoje 1997 ,firmat piramidale, nafte Milloshit, vjedhje zgjedhjesh ,çez ,Gerdeci ,kater te vrare para kryeministrise , grushte shteti ,shitje deti Greqise , vjedhje thesari, vrasje Remzi Hoxha ,Hajdari , Arben Broci. Shqiperia ne rrezik vjen nga ai qe eshte shpallur nongrata nga SHBA dhe Angli nga komunisti dhe sekretari PPSH sherbetor i blloku i familjes diktatoriale Kapo mik i familjes se diktatorit Hoxha e pershendes jevgun Kellici per slloganin Shqiperia ne rrezik dhe rreziku eshte i dukshem e kane te shkruar ne fanelle

      1. F
        Fiku.

        Kellic si shume po e hap bythen.ka dal fiku me 5000 lek kg.

        1. L
          Llafazani

          Sa gjynaf, djal i ri, u konsumua kaq shpejt, eshte bere si teneqe! Llapaqen i madh! Kopetent per gjithshka....Pordh me rigon

          Lini një Përgjigje