Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kanë replikuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme. Tabaku tha se qeveria pengon SPAK-un me punët hetimore. Duke iu përgjigjur demokrates, ministri Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj.
Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka intimiduar SPAK. Manja tha se në drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës, ndërsa sot pas prangave janë ish-ministra.
“Për zonjën Tabaku e dëgjova në replikë por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd. Ata që e sulmojnë SPAK dhe janë te krahu juaj. I ke pas vetes. Unë e kam thënë që duhet një vijë ndarëse aty. Ti them këtu se kush e pengon SPAK.
Drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarura dhe larg politikës. S’ke pse e bën më këtë pyetje në sallë. Parlamenti ka mekanizmat e veta të kontrollit parlamentar.
Pyetje të tilla se pse e bëmë reformën në drejtësi. E dyta, ku është drejtësia sot? Drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste ku është ndërhyrë hapur për çështje konkrete është mirë tua thoni shqiptarëve në këtë sallë.
Ndërsa raporti unë me drejtën ka qenë konsegeuent. Sot ke ministra, ish kolegë tanë që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që e ka inkurajuar këtë drejtësi të hetojë për këdo. Dil këtu thuaj kush është personi dhe çështja konkretë që individë brenda kësaj maxhorancë na kanë intimiduar drejtësinë.
Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta”, tha Manja.
Lini një Përgjigje