Azgan Haklaj: Berisha dhe Meta të interesuar për vrasjen e Bashës, donin të merrnin PD

22 Shtator 2022, 09:41Politika TEMA
Azgan Haklaj: Berisha dhe Meta të interesuar për vrasjen e

 

Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj u shpreh se edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.

“Çfarë ndodhi në 8 janar, ishte një tentativë tjetër për të vrarë Bashë. Berisha tha se po shkojmë të shpëtojmë selinë nga vëllazëria myslimane e Tetovës, ndërkohë që aty nuk kishe asnjë tetovar apo asnjë nga Mali i Zi. 

Ishin të gjithë demokratë të PD. Berisha hodhi akuza për t’i dhënë karaktere fetar brenda PD. Më 8 janar kishim grusht shteti. Basha mbylli dyert për të shmangur dhunën”, tha Haklaj.

Sipas tij, Berisha s’ka asnjë program ekonomik thjesht demagogji për njerëzit që e ndjekin.

2 Komente

  1. S
    Semi

    Na mbyten ..ku e kemi hallin ne ku I bi ky....o zot ca ma ky ven....

    1. Çekiçi

      Sala dhe Iliri jan halabak asgjë më shumë Janë kriminel asgjë më shumë Janë vrases asgjë më shumë Janë hajna asgjë më shumë Janë perqares te kombit asgjë më shumë Janë njerzit nese mund tu thuhet njerz më faqezi në te gjitha trojet shqiptare Keta e meritojnë burgun dhe vetem burgun asgjë më shumë

      Lini një Përgjigje