U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji: Uzurpim përmes farsës, frikë e Berishës për t’u përballur!

29 Prill 2026, 21:02Politika TEMA
U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji: Uzurpim përmes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zbuluar për Report Tv hapat që do të ndërmarrë, pasi PD publikoi sot kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 23 majit për kryetar të kësaj force politike.

I pyetur nëse do të dorëzojë nesër dokumentacionin për të kandiduar për kryetar të PD-së, Salianji tha se do të dorëzojë të gjitha dokumentet e kërkuara, pavarësisht padrejtësive që sipas tij po bëhen nga kupola drejtuese e PD-së, me qëllim lënien jashtë garës të kandidatëve të tjerë.

“Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit”, tha mes të tjerash Salianji.

Lini një Përgjigje