VIDEO/ Qasja e partive politike: Gjonaj mesazh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës

23 Qershor 2022, 15:16Politika TEMA

VIDEO/ Qasja e partive politike: Gjonaj mesazh nga Asambleja Parlamentare e

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në fjalën e saj, ligjvënësja e majtë ka analizuar rolin e partive politike në nxitjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, ku ka adresuar edhe rekomandimet përkatëse.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se:

“Në Shqipëri jemi përballur prej dekadash me një komunikim të polarizuar publik të partive politike që promovojnë intolerancën, gjuhen e urrejtjes, veçanërisht në hapësirat e internetit, apo shigjetimin me bazë gjinore, kur duhet të kishim dialog konstruktiv, tolerant dhe gjithëpërfshirës”, nënvizon Gjonaj.

Më tej, ish ministrja e Drejtësisë theksoi se ndonëse është bërë progres sërish lipset më shumë punë.

Për këtë, ajo ka treguar disa nga hapat pozitive që ka ndërmarrë Shqipëria.

 Ajo u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë është anëtar i Aleancës Parlamentare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, të krijuar nga PACE, dhe ne kemi ndërmarrë shumë hapa pozitivë, përfshirë miratimin e Kodit të Sjelljes për deputetët shqiptarë në vitin 2018-të, duke përqafuar parimet më të mira të Këshillit të Evropës.”

Ndërkohë, Gjonaj vlerësoj rezolutën e propozuar gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare dhe thirrjen drejtuar parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare për ta promovuar sa më shumë atë.

 Në lidhje me këtë rezolutë ajo u shpreh:

 “Unë e vlerësoj dhe e konsideroj një mjet të rëndësishëm për të siguruar që partitë tona politike të përpiqen drejt të njëjtit synim: Të refuzimit me të gjitha format racizmin dhe intolerancën, gjuhën e urrejtjes, nxitjen e urrejtjes dhe ngacmimeve. Duhet ta promovojme këtë rezolutë brenda Parlamentit tonë, duke pasur parasysh faktin se përfshirja dhe antidiskriminimi është pjesë e ideve dhe vlerave tona”, tha ajo.

Gjonaj e mbylli fjalën e saj duke shprehur mbështetjen e saj ndaj propozimit të Sir Lloyd për nënshkrim të Kartës nga sa më shumë parti politike kombëtare.

Ish ministrja theksoi se  “vetëm në këtë mënyrë ne mund të shënojmë impaktin e nevojshëm për të trajtuar këtë çështje të rëndësishme, që ka formësuar shoqëritë tona në të kaluarën dhe do vijoj ta bëjë këtë në të ardhmen.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etilda Gjonaj (@etildagjonaj)

Lini një Përgjigje