BE kërkon nga Shkupi njohjen e pakicës bullgare si kusht për anëtarësim

26 Maj 2025, 21:00Rajoni TEMA
BE kërkon nga Shkupi njohjen e pakicës bullgare si kusht për

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar nga krerët e qeverisë në Maqedoninë e Veriut të marrin vendimet që përkufizojnë një erë të re në raportet e saj ndërkombëtare. 

Mediat vënë në dukje se kërkesa më e vështirë për Shkupin zyrtar është njohja përmes ndryshimit kushtetues të pakicës bullgare në vend, nisur edhe nga fakti se për këtë çështje Bullgaria ka vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e vet, kryeministri Hristjan Mickoski ka kërkuar trajtim të ndershëm dhe të barabartë në procesin e anëtarësimit duke sugjeruar që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet së pari në BE, mandej të kalohet në amendimet kushtetuese.

"Ne i përkasim BE-së jo për shkak se dikush na e ofron, por sepse ne kemi ndërtuar një demokraci bazuar në vlerat europiane", ka thënë Mickoski.

2 Komente

  1. d
    drejt

    Nje kerkese e tille eshte poshtersi

    Përgjigjjuni
    1. h
      histori për maqedoni

      Pakicë kombëtare në Maqedoni janë sllavo - maqedonas kurse shumicë janë shqiptaret dhe bullgarët. Maqedonia vjetër Antike nuk ishte sllave dhe nuk ekziston kurse Shteti Maqedoni tashme u formua në vitin 1945 si Republikë e 7 e ish Jugosllavisë pasi Bullgaria humbi luftën në krahun e fashizmit. Si shtet i pavarur Maqedonia u formua në vitin 1991 prandaj ky shtet sllavo maqedonas është artificial dhe në tokë arbërore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje