Në një zhvillim të ri nga seriali i incizimeve audio të publikuara nga gazetari Milaim Zeka, del në pah një episod shqetësues që përfshin dëshmitarin Halit Sahitaj dhe prokurorin kryesor në rastin kundër Hashim Thaçit në Hagë, Alan Tieger.
Në pjesën e tretë të incizimeve, të publikuara në kanalin YouTube të Zekës, dëgjohet një bisedë telefonike ku Sahitaj shpreh ankth pas dëshmisë së tij të dhënë në tetor të vitit 2020 në kuadër të hetimeve për krimet e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së. “Për mua kanë ndodhur gjëra që janë të tmerrshme,” thotë ai. “Janë gjëra shumë shqetësuese për jetën time, për jetën e familjes sime dhe për punën e prokurorëve në Hagë.”
Për herë të parë, Sahitaj rrëfen shqetësimet e tij serioze pas deklaratës që kishte dhënë në Hagë në tetor të vitit 2020, në kuadër të gjykimit për krimet e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së.
“Unë z. Bennett i kam thënë që kam dhënë një deklaratë si dëshmitar në atë kohë, por dua të jap një sqarim… Për mua kanë ndodhur gjëra që janë të tmerrshme,” dëgjohet duke thënë Sahitaj në incizim. “Janë gjëra shumë shqetësuese për jetën time, për jetën e familjes sime dhe për punën e prokurorëve në Hagë,” shton ai.
TE GJITHE SPIUNET E SERBIT KUNDER UCK,DUKE FILLUAR NGA ALBINDENOVIC,LOPA OSMANOVIC APO MILAIM ZEKOVIC,QE JANE GJENERALE TE SERBISE DHE USHTARET E TYRE...........BASHKEPUNETORET E OKUPATORIT PATJETER QE SHTERNGOHEN TE MOS BASHKEPUNOJNE DERI NE ELEMINIMIN FIZIK TE TYRE.....LUFTA KESHTU ESHTE,, O JE ME NE O PLUMBIN......
Qetesohu mos I fut te gjithe ne nje thes
Ku eshte skandali ketu? O Tema, pse botoni te tilla ndyresira te spiunve serbe kunder luftetareve te lirise? Ptuuu...!