Borrell “kërcënon” Malin e Zi

26 Nëntor 2022, 12:50Rajoni TEMA

 

Borrell “kërcënon” Malin e Zi

Bashkimi Evropian nuk do të miratojë një paketë të mbështetjes financiare për sektorin energjetik të Malit të Zi nëse bllokada e institucioneve vazhdon dhe situata nuk normalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në Madrid ai u takua me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), po merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, njoftoi kabineti i presidentit.

Gjukanoviç e informoi përfaqësuesin e lartë në detaje për situatën aktuale në Mal të Zi dhe skenarin e mundshëm për tejkalimin e krizës, transmeton Radio Televizionit i Malit të Zi (RTCG).

“Përfaqësuesi i Lartë i dëgjoi me vëmendje vlerësimet dhe argumentet e paraqitura nga presidenti Gjukanoviç dhe theksoi se zgjidhja duhet të arrihet përmes dialogut dhe marrëveshjes mes të gjitha subjekteve politike. Në të njëjtën kohë, ai theksoi qartë se BE-ja nuk do të miratojë një paketë të mbështetjes financiare për sektorin energjetik në Mal të Zi nëse vazhdon bllokada e institucioneve dhe situata nuk normalizohet sa më parë”, thuhet në deklaratë.

Konflikti mes Gjukanoviçit dhe koalicionit të ri

Mali i Zi aktualisht udhëhiqet nga qeveria teknike e Dritan Abazoviçit, e cila humbi mbështetjen e DPS-së së Gjukanoviçit pasi refuzoi të nënshkruante një kontratë bazë me Kishën Ortodokse Serbe (KPS) në gusht, e cila, siç u akuzuan, transferoi trashëgiminë kulturore dhe historike malazeze te serbët.

Pas rënies së qeverisë së tij, Abazoviç arriti të binte dakord për një shumicë të re parlamentare me Frontin Demokratik pro-Serb (DF) dhe demokratët e ish-kryetarit të parlamentit Alekse Beçiç.

Miodrag Lekiç, një ish-diplomat nga koha e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Sllobodan Millosheviqit, iu propozua Gjukanoviçit për kryeministër të ri.

Por Gjukanoviç e hodhi poshtë këtë propozim, duke pohuar se “nuk ka marrë garanci se Lekiç ka mbështetjen e shumicës në parlament”.

Kjo ka qenë arsyeja që mazhoranca e re të iniciojë dhe të miratojë ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, që do ta detyronte Gjukanoviçin që t’ia besonte mandatin Lekiçit.

3 Komente

  1. T
    Timi

    Sa të shpejtë janë me sanksione ndaj disa vendeve këta këta shkerdhatat e Brukselit!? Serbia nuk pjerdh asnji rregull të BE-së dhe merr 180 Mio Euro. Me shumë se Shqipëria Kosova e Maqedonia së bashku.

    1. H
      HISTORIA

      Sa me I vogel te jesh aq me zhurmemadhe i duket pordha . Kjo eshte fjale e urte popullore. Mesojeni dhe mbajeni mend .

      1. H
        HISTORIA

        Sa me I vogel te jesh aq me zhurmemadhe i duket pordha . Kjo eshte fjale e urte popullore. Mesojeni dhe mbajeni mend .

        Lini një Përgjigje