Kosova dhe Serbia rrezikuan përshkallëzimin e konfliktit

25 Nëntor 2022, 15:22Rajoni TEMA

Kosova dhe Serbia rrezikuan përshkallëzimin e konfliktit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së per politiken e jashtme Josep Borrell deklaroi se marrëveshja e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për targat parandaloi rrezikun e shpërthimit të një krize tjetër, e cila mund të kishte shkaktuar përshkallëzim të dhunës në veri të Kosovës.


 “Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit falë ndërmjetësimit të BE-së dhe përfaqësuesit tim që udhëhoqi bisedimet. Unë mendoj se propozimi që Beogradi të ndalojë lëshimin e targave dhe qe Prishtina u zotua të ndalojë zbatimin e masave ndëshkuese është i arsyeshëm.

 Mendoj se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse parandalon rrezikun e shpërthimit të një krize tjetër që mund të kishte shkaktuar një përshkallëzim të dhunës në veri të Kosovës.

Tani fokusi i bisedimeve mund të zhvendoset në “normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Borrell.

Borell shprehu besimin se me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare do të vijojnë diskutimet për propozimin, i cili ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë dhe Francës, propozim qe sipas tij e kanë pranuar Beogradi dhe Prishtina.  

BE synon që me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Berlinin e Parisit në dialog ata do të ndihmojnë në tejkalimin e krizës në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e përhershme në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

1 Komente

  1. K
    Kta kan qen dhe jane akoma sot Regjizoret e Konfli

    Kta jane Organizatoret e Konflikvete ne Ballkane prej shekujsh , mbeshtesin Shtetet Kriminele si Serbie Greqia etj kunder Shqiptareve pasi i sabotojne Shtetin dhe i izolojne ,duke nxitur keshtu HInat Serbo Greke te behen Agresive dhe i duket vetja Trima . I reen mendja se po mashtrojne Shqiptaret me Lojra te tilla gjasme te interesuar per zgjidhje problemesh misdis Sebise e Kosoves ,te cilat jane Artificiale e kan per qellim vetem Interesat Serbe aspak ajo qe trumpetojne . _Dhe jur i drejtohet ky (::::) me kte gjuhe Gjapri ne kte Deklarate ? Po tremb shqiptaret ? -hahahahaah Mashtrues te flliq

    Lini një Përgjigje