Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç thotë se këmbëngulja e shtetit të saj për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e forcon pozitën e vendit të saj, por e dobëson pozitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sa herë që ai thotë “jo” themelimit të Asociacionit.
Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti në TRT World, se Asociacioni do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke, Brnabiç kujton se formimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.
“Aleksandër Vuçiç fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund të shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiç në TV Prva.
Ajo theksoi se si ata që e “dashurojnë” Vuçiç-in dhe ata që “nuk e pëlqejnë atë” duan që ai të vazhdojë sa më gjatë të udhëheqë Serbinë, duke shtuar se shpreson që kështu të jetë.
“Ai tha se e di se çfarë është detyra e tij dhe gjithmonë do të heqë dorë nga pozita e tij para Kosovës, gjë që nuk është rasti me asnjë politikan opozitar të cilin e kemi dëgjuar dy ditët e kaluara në Kuvend. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që të jenë në pushtet”.
Por, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë ato që e shtyjnë personalisht atë që të kërkojë fillimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e më pastaj formimin e çfarëdolloj Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
“Të kërkosh Asociacionin pa e njohur Kosovën është si të kërkosh një kafe pa filxhan”, ka thënë Kurti të shtunën.
Kryeqeveritari kosovar, po ashtu ditë më parë nga foltorja e Kuvendit ka listuar gjashtë parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.
Se cfare fytyre ka shovinizmi serb qe nuk njeh shtetin e pavarur te Kosoves, por kerkon te fuse 10 "Kuaj Troje" ne Kosove, shikoni dhe degjoni Kryeministren e shemtuar te Serbisë, Ana Branbiç! Albin Kurti ka bere gabime te medha ne lidhje me Shqiperine, por 6 kushtet etij jane ne perputhje te plote me Kushtetuten e Kosoves. Per cudi shtypi dhe media ne Shqiperi nuk u bejne jehone mendimeve te juristeve konstitucionaliste shqipatre te Kosoves(?!)
oassocationi eshte nji Bakterie Kanceroze per Kosoven ,prodhuar ne Laboratoret e Kurves Plake per t'ja injektuar Kosoves ,por ___________kurr nji Loder seksi Politike (!)
Kryeministrja serbe kujton se po shantazhon Kurtin duke I qare hallin per dobesimin e pozitave te tij dhe shprehet se asosacioni eshte pjese e marreveshjes qe nga 2013. Por kjo harron se jane 33 marreveshje te miratuara nga palet ne Bruksel qe nuk i zbaton Serbia. Per shembull marreveshja per targat qe ishte miratuar me pare ne Bruksel u be shkaku qe Serbia te fillonte ofensiven ndaj Kosoves me bllokimin e rrugeve, terheqjen nga institucionet shteterore te Kosoves dhe ultimatumin lidhur me asosacionin. Perendimi duhet te shqyrtoje me kujdes faktet qe na cuan ne kete situate , te cilat nxjerrin zbuluar Serbine . Ne fakt kesaj dhe qendreses se Kurtit ndaj ketij presioni te paprecedent I trembet Bernabic. Dhe si justifikohet Vucic per rremujen e shkaktuar nga ai per asosacionin, se e ben per te " mbrojtur te drejtat e serbeve ne Kosove " , kur dihet boterisht se te drejtat e minoritetit serb ne Kosove te miratuara dhe zbatuara qe me pare ne baze te Planit Ahtisari, jane me te avancuarat ne Europe. Pra e gjithe kjo behet per te shkeputur Veriun nga Kosova nepermjet asosacionit, I cili nuk duhet lejuar sic propozohet edhe nese Serbia njeh Kosoven. Asosacioni mund te lejohet vetem ne fushen kulturore.