Deputetët e opozitës: Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin s’është i sinqertë

5 Shkurt 2023, 10:18Rajoni TEMA

Deputetët e opozitës: Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin

Deputetët e partive opozitare kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ketë bashkëpunim më të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë kohëve të fundit kryeministrit Kurti po i kërkohet me ngulm themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha për KosovaPress se Qeveria duhet ta nxjerrë një alternativë tjetër nga ajo që është parë deri tash për Asociacionin.

“Në këtë rast Asociacioni është çështje që duhet ta marrë përgjegjësi Qeveria e Kosovës. Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Beqa.

Prandaj, ai kërkon që Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partneritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në.

“Duhet të jetë e sinqertë dhe transparente për qytetarët e Kosovës dhe jo të krijojë këso situata dhe në fund të veprojë ndryshe. Mendoj se qëndrimi i Kurtit sa i përket Asociacionit nuk është i sinqertë”, shtoi ai.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, theksoi se ekzekutivi duhet të dalë përballë këtyre proceseve, derisa shtoi se duhet të ketë kujdes në raport me ShBA-në.

“Kurti duhet të dalë përballë këtyre proceseve të vendit tonë. Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51 për qind”, theksoi Krasniqi.

Për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijajn, kryeministri Kurti ka bërë veprime të gabuara duke rrezikuar sigurinë e vendit.

“Është propozuar një draft, Qeveria duhet të ulet, ta analizojë dhe duhet të shohë a është në frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe a preket Kushtetua, sepse edhe kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, ne e kemi dërguar në Kushtetuese dhe ka dhënë disa verdikte që ka pas shkelje të Kushtetutës në atë marrëveshje”, shtoi ajo.

Kadrijaj tha se mungesa e një ftese për ekzekutivin për Lutjet nacionale të Mëngjesit në Uashington është një shenjë që raportet “lënë për të dëshiruar”.

“Vet fakti që jashtë shtetit, tash në Lutjet e Mëngjesit kanë udhëtuar të gjithë liderët e partive politike por edhe deputetë të partive politike dhe mos ftesa për Qeverinë lë për të dëshiruar për këto raporte me SHBA”, shtoi Kadrijaj.

Më 2 shkurt, Kurti ka thënë në Kuvendin e Kosovës se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i mundshëm, por ka përmendur 6 parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.

3 Komente

  1. M
    Martin

    6 kushtet e Albin Kurtit jane te drejta. Mos u shqetesoni nga bulldogu Escobar, se SHBA ka interesat te medha dhe nuk e ka problem te sakrifikoje shtete te vegjel.

    1. P
      Perse duhet qe Kosova ti shkoj Lojes se Srbise !

      Al bini ra ne kte Loje ose beri Rolin e tij duke e bere Lojen e srbise ne nji Gjasme Problem Nderkombetare e cila ne realitet eshte nji ceshtje e brendeshme mes dy shteteve .Futja ne loje e nderkombetareve ktu eshte pikerishte Kurthi ku Bijt e Kurves e kane futur ne cdo epoke te Historise Shqiptaret . Perse duhej te nderhynte BE-ja dhe Frynte Tollumbacet e vuccicit dhe shndruar kte Tollumbace ne nji Problem Euopian dhe animuan pastaj Nderkombetaret - qe ti imponojne Kosoves dhurimin e Teritorreve ku jetojn rrefugjatet serb ?!!!!!!!!!!!! Ky este Pushtim .Eshte vazhzdim i Politikave Europiane te coptimit te Tokave Shqiptare nisur me 1913 - duke ja hedhur copat e teritorit te shqiptareve Hienave greko serbe akoma sot ! Me cilen te Drejte Nderkombetare i rrembehen teritorret Shtetit te Kosoves ,sinqerishte qe nji Bandidtizem i tille sot ne kte Shekull te Skandalizon . - Shteti I Kosoves s'ka perse te behet Preh e Lojrave e Tollumbace te Rrezikeshme qe Fryn Vucici ne beograde dhe afron ne kufijt e Kosoves , duke i shndruar Kurva Plake ne Bomba Atomike qe rrezkojne Kontinentin lol . Thjeshte hiqni dore , nga bisedimet .Do apo jo ta njohi serbia Kosoven ,kjo i takon Maredhenjeve Diplomatike si edhe me shume vende te tjera Europiane . Kercenimet vs Shtetit te Kosoves e shqiptareve do jen saher Bijt e Kurves Plak duan ti rrembejne teritore Shqiptareve . Lereni pa zgjidhje kte Zhurme Artificiale qe Ballona e e fry nga bulcite e vucici ,e borel e lajcak ti plaset turinjve te gjaprinjeve .Al bini kerkon me ja fut vetes sepse ka shitur bythen kjo sdo shume tru me e kuptu .Terma si izolime e ba bla jane thjeshte Respresion Diplomatike qe tentjne te gjunjezojne kosoven

      1. e
        emigranti

        Cfare kerkojne keta " opozitare servila " nga qeveria Kurti, qe t'ja fale Serbise Veriun e Kosoves. Per kete problem cdo opozite serioze duhet te ishte te pakten ne te njejten pozicion me qeverine, per te mos thene me te avancuar ne drejtim te kundershtimit te kerkeses serbe, pasi jane ne pozicion me komod. Kurti, je ne ate pozicion per te mbrojtur interesat e Kosoves, prandaj mos u shantazho per asosacionin i cili nuk duhet lejuar sic eshte propozuar edhe sikur Serbia te njohe Kosoven. E gjithe kjo rremuje e orkestruar nga Serbia u be per ti bere presion qeverise kosovare per asosacionin te cilin Serbia na e dashka si garanci per te drejtat e popullsise serbe ( minoritet serb ) . Ne fakt komuniteti serb ne Kosove eshte me me shume te drejta jo vetem se shqiptaret ne Serbi, por se shqiptaret ne Kosove. Madje keto te " drejta " te dhuruara serbeve qysh me implementimin e Planit Ahtisari, jane me te avancuarat ne Europe . Pra eshte e qarte se asosacioni kerkohet me force nga Serbia vetem per te grabitur Veriun e Kosoves. Asosacion mund te kete vetem lidhur me aspektet kulturore. Ky duhet te jete qendrimi i opozites kosovare, por edhe i qeverise shqiptare e cila jo vetem qe qendron ne dukje indiferente por i kundervihet asaj te Kosoves.

        Lini një Përgjigje