Diaspora ndryshon mandatet në Kosovë, Vetëvendosje shkon në 53 ulëse

17 Qershor 2026, 08:15Rajoni TEMA
Diaspora ndryshon mandatet në Kosovë, Vetëvendosje shkon në

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të shtojë një ulëse duke e çuar në 53 numrin e tyre në Kuvendin e Kosovës nga procesi i numërimit të votave të diasporës, ndërsa LDK humb një duke shkuar në 18.

Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.

Ulëset në Kuvend ndahen me formulën D’Hondt. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duhet të konstituohet Kuvendi si dhe të zgjidhen edhe presidenti e edhe Qeveria.

Për shumicën në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë duhen 61 vota, e për presidentin kuorum prej 80 deputetësh në dy raundet e para.

1 Komente

  1. C
    Ciuciu

    Kujt i Plasi,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema