Kush është ekonomisti 37-vjeçar që sfidon 34 vitet në pushtet të Gjukanoviç

21 Mars 2023, 15:10Rajoni TEMA

Kush është ekonomisti 37-vjeçar që sfidon 34 vitet në

Pas 34 vitesh pushtet thuajse të pandërprerë të Milo Gjukanoviç, Republika e Malit të zi mund të ketë një president të ri më 2 prill, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Sfiduesi Jakov Milatoviç mund të dalë fitues, sipas sondazheve dhe gamës së partive politike që e mbështesin atë.


“Isha 3 vjeç kur zoti Gjukanoviç hyri në politikën malazeze. Mjaft është mjaft. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim fund politikës së tij, e cila nuk ka qenë pozitive dhe në vitet e fundit na ka përçarë, na ka varfëruar dhe ka detyruar banorët të braktisin vendin. Mbi 100 mijë persona lanë Malin e Zi gjatë qeverisjes së Gjukanoviç”, tha Milatoviç.

Milatoviç ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e ish-kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që u formua pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 2020-s. Edhe pse politikat e tij janë vlerësuar nga qytetarët, ekonomistët besojnë se reformat e Milatoviç do ta çojnë Malin e Zi drejt një skenari grek.

“Fitorja jonë do të vuloset më 2 prill dhe do të jetë fitorja e Malit të Zi të lirë. Fitorja e një Mali të Zi më të bukur, më të pasur dhe më të drejtë. Një fitore për të gjithë ne”, deklaroi Milatoviç

Pas zgjedhjeve presidenciale, ato parlamentare presin shtetin e vogël ballkanas më 11 qershor. Rezultati i tyre do të varet gjerësisht nga ai i presidencialeve dhe banorët e Malit të Zi shpresojnë se vendi do të dalë nga kriza institucionale që e ka përfshirë prej dy vjetësh, për shkak të destabilitetit qeveritar.

4 Komente

  1. Z
    Zyko

    Pse amerika dhe europa "demokratike" nuk i thone stop gjukanovicit qe do te vdese ne karriken e larte te pushtetit sikurse kerkojne per disa te tjere? Apo pse ai ben vezen e tyre?

    1. m
      monstra qe vazhdon haje te rinjte

      Hiqeni mor kete MUT,qe ka nje jete te tere,qe vjedh dhe shkaterron malin e Zi.

      1. a
        anti anarkisti

        Ketë të riun Millatoviq që duan ta votojnë serbet dhe pro serbet e Abazoviqit. Shqiptarët duhet t'i bojkotojnë ata alla Abazo -viqin që kanë me ia nxije jetën shqiptarëve dhe Malazezëve. SHBA dhe BE e din kush është Gjukanoviqi dhe që është gjatë në kreun e Malit të Zi por nuk po gjejnë më të përshtatshëm dhe stabël kundër serbo rusëve dhe më pro Perëndimorë dhe pro NATO-s. Prandaj, shqiptar hapni sytë sepse kësja here jemi zhgënjyer sidomos me Tuzi-n që votoji aq shumë për antishqiptarin A. Mandiqit dhe Beqiq etj. Blloku shqiptarë duhet të shkojë unik kah anën Perëndimi dhe jo kah ata që ju mashtrojnë parullat të “ëmbla” popullsite siç ndodhi në Kosovë me Kurtin dhe Osmanin.

        1. a
          anti anarkisti PLUS

          Dje shkrova për ketë Millatovic. Sot Mediat shkruaj e falsin për personalitetin dyfytyrësh të tij dhe ata që përkrahin si Abazaviqi - URA etj. Mali i Zi në udhëkryq: Millatovic është krijesë e laboratorëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe agjencive serbe e ruse të sigurimit” Prifti serb që Miajllo Backovic ka qenë ushtar në Brigadën 63 të Ushtrisë së Jugosllavisë e lartësohet si ushtar i njësitit elite parashutist serb të Nish madje nëpër media serbe. Ai ka luftuar krah kriminelëve serbë të luftës si Milorad Ulemek-Legija dhe Zheljko Raznjatoviq-Arkan etj. Millatovic paraqitet si një kandidat me orientim europian dhe i krahut të majtë të qendrës. Por trashëgimia e tij politike tregojnë se ai ka më shumë lidhje me atë krahun ekstrem të djathtë serb kleronacionalist në Mal të Zi. Kandidati i ‘Europa Sot’ “është kandidati rezervë të Aleksandar Vucic, i krijuar në laboratorin e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe shërbimeve informative të Rusisë dhe Serbisë.” Trashëgimia e tij politike tregojnë se ai ka më shumë lidhje me atë krahun ekstrem të djathtë serb kleronacionalist në Mal të Zi.

          Lini një Përgjigje