Ishulli grek i Kretës u godit sot nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë, raportuan mediat greke.
Tërmeti ndodhi menjëherë pas orës 14:00 sipas kohës lokale në det jo shumë larg qytetit të Ierapetrës, raportoi Kattimerini.
Epiqendra ishte në një thellësi prej 9.2 kilometrash.
Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.
Lini një Përgjigje