Tetovë, shfuqizohen emrat shqiptarë të rrugëve, rikthehen emërtimet jugosllave

18 Qershor 2026, 10:00Rajoni TEMA
Tetovë, shfuqizohen emrat shqiptarë të rrugëve, rikthehen

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën emra të figurave dhe ngjarjeve shqiptare, duke rikthyer emërtimet e mëparshme nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Vendimi është miratuar me pesë vota pro, ndërsa kundër kanë votuar dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari nga komuniteti turk.

Procedura para Gjykatës Kushtetuese ishte iniciuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945. Kjo Lidhje argumentoi se ndryshimi i emrave ishte bërë pa pëlqimin e Qeverisë dhe në kundërshtim me ligjin që rregullon emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore.

Me vendimin e sotëm shfuqizohen emërtimet “Iliria”, “Dervish Cara”, “Mehmet Pashë Deralla”, “Kongresi i Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit”, “Abdyl Frashëri”, “Sami Frashëri” dhe emra të tjerë të vendosur nga Këshilli i Komunës së Tetovës në vitin 2007.

Në vend të tyre rikthehen emra nga periudha jugosllave, si “Marshall Tito”, “JNA”, “Lenin”, “Ivo Lola Ribar”, “Radovan Coniq” dhe të tjerë.

Sipas informacioneve të publikuara, emrat e miratuar para 19 vitesh ishin vendosur kryesisht në tabelat e rrugëve, por nuk ishin reflektuar në dokumentacionin zyrtar.

Pas vendimit, iniciatori i lëndës, Darijan Sotirovski, e përshëndeti atë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fundin e “emrave të imponuar dhe të paligjshëm” në Tetovë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita shqiptare. Nga BDI thanë se anulimi i vendimit të vitit 2007 përbën “kthim prapa” dhe rrezik për barazinë ndëretnike në qytet.

“Kjo është goditje ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas vitit 2001. Po tentohet rikthimi i një realiteti të vjetër diskriminues”, thuhet në ragimin e BDI.

Reagim ka pasur edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili akuzoi BDI-në dhe Gjykatën Kushtetuese për bashkëveprim politik në këtë çështje, ndërsa paralajmëroi zgjidhje për të ruajtur emërtimet në gjuhën shqipe.

“Këtë vendim skandaloz e bazojnë te procedura që BDI-ja nuk e respektoi dhe, si rrjedhojë, ata emra asnjëherë nuk u bënë të plotfuqishëm. Ne i kemi paraprirë kësaj situate, prandaj është formuar Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë, i cili po punon intensivisht dhe së shpejti do të propozojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që reflekton realitetin shoqëror të Tetovës.”, tha Albi Qamili, zëvendëskryetar i Tetovës.

Sipas Qamilit, zgjidhja e re do të synojë që emërtimet e rrugëve me emra shqiptarë të realizohen në përputhje me procedurat ligjore, në mënyrë që të mos jenë të cenueshme nga kontestime të mëtejshme juridike.

Vendimi, i cili vjen pas protestave për provimet e gjuhës shqipe, ka shkaktuar pakënaqësi mes shqiptarëve dhe Maqedonisë se Veriut dhe reagime të shumta nga përfaqësuesit politik.

5 Komente

  1. M
    Muco

    Kurse kurvat Shqiptar ne qeverine maqedonse hane bar

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liu

      E kuptoj qe keta barinjte bullgare duan vetem vemendjen e BE po do gjejne lufte kesaj rruge... Zot i madh jepu nje fije mend se skane fare!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sinapi

        I di koka e madhe e Kosoves (Albini) keto? Mos Valle per keto vete ne Maqedoni kryatari i Vet Vrasjes se Shqiptareve.Lerini pelikanet e Shqiperise por shikoni korbat (sorrat) e zeza qe ju vine verdalle ( rotull )

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vurko

          A e lexove z.Albin Kurti? kjo është puna e mbrapshtë e jotja për pushtet dhe ndikim negativ. Ndrysho qasje sepse dhe në Shqipëri hedh helmin tënd në protestë.Kujto se je Shqiptar vazhdimisht.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergj Fishta I riu

            Marre nga kanga: Radastushi tym e flake//// Mesnata ka ra/ Rremi ka lajmerue/ Abdulla o vlla/ Ngreu, na kane rrethue// Ngreu, na kane rrethue/ Ne gjume me na zane/ Me na asgjesue/ Pa nam e nishan// Abdullai ju flete/ Edha ju kerkon/ Kete rrethim sekret/ Kush e komandon// Pergjigja flagrante/ -Fashista, tradhtar/ Sonte vdekja juve/ Dhunshem do ju marre// -Nuk jemi fashista/ Jemi vullnetare/ Kemi sjellur libra/ Per femijte shqiptare// Treqinde pushke pernjeheri/ Gjuajne me nji za/ Dridhet toka qielli/ Shehri drite u ba/// Radastushi tym e flake/ Abdulla Hoxha vete i tete/ Pake municion nata e gjate/ Lufte per gjuhe e lufte per jete/ E merre nje plumbe ne kembe te djathe/ E mjekone e prape luftone/ Djale trim e i shkathte/ Sa here gjuan, bosh si shkone// Rrethuesit bajne perforcime/ Abdullai nis nje leter/ Byrazer ndodhem ngusht/ Haxhi Llesjhi t'preser pa tjeter// Serbo sllavt na kane rrethue/ Gjuha shqipe n'pike te hallit/ Merre çeten me ndihmue/ Si ortek zbrisni prej malit// Qene tete e mbeten shtate? Rrethimi daren e forcone/ Bomba pa fund hidhen nga jasht/ Njera brenda penetron// N'balle te Rremit eksplozon/ Ball mbiemri, n'balle u gjet/ Ne balle te luftes tek lufton/ Ball kish qene e balle me mbete// Abdullai prape u plagos/ Afrohet Rremin e ndihmon/ Nen armet qe gjuajne pa sos/ E ngrene rremin dhe mjekon// Zyber Nikolli, djale trim/ Gjuan e mbrone ne tre dritare/ nga shtepia del ende tym/ Ritmi i mbrojtjes s'ndryshon fare// Abdullai kthene n'pozicion/ Municionet tui mbarue/ Papritmas sulmi ndalon/ Mamo majko! ngado u ngjue// Abdullai Rremit i flete:/ -Rrem a vlla mire a ndigjon/ ja kthene Rremi me te qete/ Haxhi Lleshi po afron// Por gabuan qe te dy/ te vertetes i duel zani/ Kujtuan se ndihmon Lleshi/ Por aty erdhi gjermani/ Tre gjerman te tre te ri/ me Rremin bashke moshatar/ Tui çue posten Shkup-Greqi/ Kthejne triçiklate pa zarar/ Ilirida jep Uraten / Te tre thjeshte kane llogjikue/ Komunistet sulmojne naten/ Dhjete minuta e u qetsue// Ne nje maje aty prane/ Haxhiu me Miladinin/ Si t'i kishte ba nje nane/ Bashke-planonin per çlirimin//// Dalja nga spitali:/ Abdulla o vlla/ Dy syte me kane lane/ Rrofte e qofte gjuha shqipe/ E Shqipnia nane// pa i mbushe Shtatembdhjete vjeçe/ Pa leshu briske ne faqe/ Si do t'i marre i verbu/ Rrugica e sokaçe// -Aman rrem o vlla/ Kete fjale mos ma thuje/ Se Shqipnia Nane/ S'do t'na lane me vuje// Luftuam per gjuhen/ Bashkimin kombetare/ Vepra jone e emrat tane/ Do mbeten n'Altar// Une me paterica/ T'i me shkop ne Dore/ Muhurrit ne rruge e rrugica/ Biem kryq e terthore// Histori e treguar nga Selman Bodi nga Kishaveci ne burgun e hajduteve Bulqize. Pershtatur kange nga shoku i tij i burgut, Malsia e Madhe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje