VIDEO/ Batuta e Nikollës me Bardhin: Kujdes, se të doli emri i Lul Bashës!

21 Shtator 2023, 19:15Politika TEMA

VIDEO/ Batuta e Nikollës me Bardhin: Kujdes, se të doli emri i Lul

Një batutë e kryeparlamentares Lindita Nikolla në seancën e sotme ka krijuar ilaritet dhe të qeshura në sallën e Kuvendit. Ndërsa po fliste Gazmend Bardhi, ai nuk e kishte vënë re që ishte zhvendosur tek karrigia ku zakonisht rri kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i Kuvendit, e cila pa konfigurimin elektronik të fjalës, i thotë Bardhit që të ulej në vendin e tij, pasi i del emri i Lulzim Bashës. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët e pakët në sallë, ndërkohë që Bardhi vetë është vënë në siklet.

2 Komente

  1. B
    Bardha e foltore-nevojtore

    Mos na i shqehtesoni Bardhen se ka kaluar ylberin dhe eshte bere dylber

    1. N
      Nuska

      Ai po vdiste ti zinte vendin Lulit, po ke pare Luli u tregua me i shkathet ja hodhi????. Nuk i ngelet gjë tjeter vetëm ti zërë karrigen e ti duket vehtja si Luli. Gjynah i shkreti…, çtë thuash.

      Lini një Përgjigje