
Aktori i mirënjohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ka lënë ambientet e spitalit Universitar Nënë Tereza dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Gjithashtu mësohet se ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierë të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.
View this post on Instagram
Sanitare, Albana Kociu, roje te dera, Detar Lumi.... hajde lajme hajde... Te kujton Kac Islamin qe bente foto me pacientin e intubuar...
Jete te gjate dhe me shendet