Dinamo vazhdon ngjitjen, tjetër triumf ndaj Laçit

3 Dhjetor 2023, 18:02Sport TEMA
Dinamo vazhdon ngjitjen, tjetër triumf ndaj Laçit

Dinamo City, regjistroi një tjetër rezultat pozitiv në kampionat dhe vazhdon ngjitjen në tabelë.

Blutë e kryeqytetit triumfuan 2-0 ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të në Superiore.

Andoni zhbllokoi sfidën në minutën e 44-t, ndërsa në pjesën e dytë, kurbinasit u shfaqën kërkues, duke krijuar disa raste për shënim, por portieri Sali ishte i pakalueshëm.

Kur nuk shënon, e pëson dhe kjo ndodhi me Laçin.  Pas një kundërsulmi, Dinamo dyfishoi shifrat, me Patrik Bardhin, që vulosi shifrat në 2-0.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 16 pikë.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Foto sa 1 mije fjale: Lojtari i trete me plenc te fryre duket qe sa ka dale nga gjelltorja. Ky quhet futboll masiv per masat e gjera popullore.

    Lini një Përgjigje