E drejta televizive e Superiores, antarët e Komitetit Ekzekutiv pranojnë urdhërin e Dukës për shtyrjen e fituesit

4 Gusht 2022, 14:37Sport TEMA

E drejta televizive e Superiores, antarët e Komitetit Ekzekutiv

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik në Shqipëri.

Një ndër temat më të diskutuara dhe që po kryhet përmes një porcesi manipulimi është shitja e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore.

Me mbledhjen e sotme u konfirmuan lajmet e përcjella nga Gazeta TemA, ku pavarsisht mungesës së transparencës nga ana e FSHF-se, kemi bërë publike tentativat manipuluese dhe korruptuese që Armand Duka po kryen në këtë proces që të përfitojë personalisht, duke qenë haptazi në një konflikt të pastër interesi.

"Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. 

Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit", shkruhet në njoftimin e FSHF që ka shkelur të gjitha rregullat e garës, me arsyen se Armand Duka kërkon që të shpall në mënyrë manipuluese fitues kompaninë Super Sport ku ai është aksioner.

Siç ka raportuar Gazeta TemA, Super Sporti i Armand Dukës ka ofruar rreth 600 mijë, ndersa kompania Tibo 1.2 milion euro.

Në këtë mënyrë fituese duhet të ishte shpallur Tibo me ofertën më të lartë, ç'ka dhe për klubet do ishte më e favorshme pasi do arkëtonin rreth 120 mijë euro, ndryshe nga Super Sport që do merrnin shumë herë me pak.

Me shumë gjasë pavarsisht tentativave për manipulim nga Armand Duka, kompania Tibo pritet që të jetë fituesja. (TemA)

Lini një Përgjigje