Anis Mehmeti ka zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në këtë edicion në Championship me fanellën e Bristolit. 12 gola në 42 ndeshje të luajtura kanë qenë një kontribut i jashtëzakonshëm për skuadrës e cila pas 17 viteve ia doli të siguronte një vend në play-off për ngjitjen në Premier Ligë.
Ndonëse anësori shqiptar i sulmit nuk shënon që nga muaji mars, për trajnerin Liam Maning, nuk ka dyshime që Mehmeti do të ketë një rol thelbësor në dy ndeshjen play-off ndaj Shefilld. Në ndeshjen e fundit ndaj Preston, shqiptari e nisi nga stoli, por me aktivizimin në pjesën e dytë ktheu një humbje 0-2 në një barazim 2-2 me lojën e tij ofensive duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë, teksa ekipi siguroi pikën që i duhej për pjesëmarrjen në play-off.
“Padyshim, mendoj se ai ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm”, tha Maning për “Bristol Live”. “Nëse sheh paraqitjet dhe shifrat e tij në krahasim me sezonin e kaluar, ai ka bërë një progres masiv dhe ka ende hapësira të mëdha për t’u përmirësuar.
Ai është një person me të cilin unë kam shumë dëshirë të punoj, ka ambicie, është i uritur, i dëshpëruar për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Ai e do këtë lojë, gjë që mendoj se është diçka që anashkalohet shpesh. Ka shumë pasion për të dhe mund të tregohesh edhe i ashpër ndaj tij.
Sigurisht, ka pjesë ku ai nervozohet me mua, por kjo është diçka që duhet ta duash, ti do që njerëzit të mos jenë të lumtur kur nuk luajnë. Për sa kohë që ti e kontrollon këtë në mënyrën e duhur dhe ata vendosin skuadrën para vetes, gjë për të cilën unë fola edh enë fundjavë, për mua është në rregull që njerëzit të mos jenë të kënaqur kur nuk luajnë. Është ai momenti, kur nuk të jepet mundësia, çfarë bën ti me të?
E vetmja mënyrë me të cilën më jep një humbje koke është nëse përformon dhe Anisi në fundjavë mendoj se ishte i shkëlqyer dhe ndryshoi ndeshjen për ne. Unë e di që në dy ndeshjet e ardhshme ai do të jetë shumë i rëndësishëm”, tha trajneri i Bristolit.
....dhe Sylvinjo mbyll sytë...Na duhet një ndërtues sulmi dhe padyshim se Mehmeti është më adapti nga poteciali i lojtarë që kemi