FOTO: Liqeni i Paskuqanit, shumë afër kryeqytetit është destinancioni më i ri për të pushuar

24 Mars 2023, 12:27Turizëm TEMA

FOTO: Liqeni i Paskuqanit, shumë afër kryeqytetit është

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku i Liqenit të Paskuqanit.

Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.

Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 10 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër.

Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen krejt kryeqytetit, edhe pse ndodhet në Bashkinë e Kamzës.

Parkut mirëpret, jo vetëm banorët e Bashkisë Kamëz, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.

2 Komente

    1. M
      Mira

      ate qe s'e boni kuksiani e boni dibrani

      Lini një Përgjigje