Me 11 mars një anije veliere rrezikohej të mbytej në det për shkak të motit të keq. Pas sinjalit sos të dhënë nga pronari i saj, një shtetas gjerman që ndodhej në bordin e saj u arrit që nga policia kufitare veliera të nxirrej në breg dhe shtetasi gjerman të arrihej të nxirrej në breg pa probleme.
Sot më shumë se dy javë nga ajo ngjarje veliera vijon të mbetet në afërsi të grykederdhjes së Vjosës në breg të detit, ndërsa askush nuk e ka larguar prej aty.
Shtetasi gjerman i cili fatmirësisht u shpëtua u largua drejt Gjermanisë, ndërsa mjeti lundrues vijon të mbetet në brigjet shqiptare. Pas operacionit për dhënien e ndihmës në kushtet e motit të keq veliera mbeti në breg të detit ndërsa askush nuk e largoi nga zona për ta zhvendosur në zonën e triportit në Vlorë ku qëndrojnë edhe mjetet e tjera lundruese.
Veliera gjatë kësaj kohë ka pësuar edhe dëmtime të tjera për shkak të motit, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje për largimin e saj nga bregu i detit në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës./abcnews.al
Kush doti beje keto pune qe kerkojne specjaliste e mjete te ndihmes ne dete . Kerkojme te na shtohen turistet nga vendet perendimore kur kjo ngjarje u fut friken per te lundruar ne brigjet e deteve shqiptare . O zot qe ti fale natyra vendet e bukura turistike dhe ne s'jemi ne gjendje te ndertojme nje strukture ne sherbim te saj .