Bardhyl Emini
T’a zeme se nga ana politike gjithecka po shkon ne rregull. Pra, Shqiperia ka plotesuar te gjitha kriteret e duhura per fillimin e negociatave, apo akoma me “zi”, ajo i ka plotesuar te gjitha kushtet per tu futur ne B.E. Do te tronditet gjithecka, qielli do te ndizet zjarr, do te vallzoj foshnja ne bark te nenes. Ne fund, kryeministri aktual i vendit do te shqyhet neper tribuna e podiume, do te shkumbezoj demokraci e prosperitet e ne mengjes gjithekush do te gdhihet ne shtepine e tij. Ç’del nga kejo?
Dite me pare duke levizur neper Tirane me mjet e ne punen time, ne nje prej kryqezimeve te saj, me semafore me sinjale gjysmak e strabik, pasi kalova rreth 20-30 m nga ky kryqezim, si nje skuth, me shpifet polici rrugor e me tabele me komandon per te ndaluar. Pas nje pershendetje te shpifur e pa sqaruar se pse me ndaloi, me kerkoi dokumentat e me pas, me falni per shprehjen, gjithe pordhe mu hakerrye e me pyeti se pse kisha hyre ne kryqezim me sinjal te gabuar. Nuk ishte fare e vertete. Isha krejt ne rregull, por makina para meje kishte hyre ne krahun e gabuar e duke pritur per t’u kthyer, sinjalet kishin nderruar e une veprova si cdo njeri normal, vazhdova drejt e sic thashe me siper, rashe direkt e ne goje te ujkut.Te nje ujku zgjebanjos, me nje kapele qe s’kishte lidhje me koken qe mbante,me sy te zgurdulluar qe i piceronin,ndofta nga alkoli e nga hilet, me nje bark pothuaj te gatshem per te marre rugen e te pareve te vet. Nuk ishte nga garda e vjeter. Me sa duket nga ata me akademi. Mu duk se mund t’a sqaroja, por hoqa dore menjehere kur nofulla e tij u shtremberua kaq fort sa mu duk sikur do te shqyente patenten, te cilen me tha se do t’a bllokonte. Pasi i kerkova “falje” per shqetesimin qe i solla, u morem vesh plotesisht. Ai i kenaqur qe kreu detyren e vet ne menyre “perfekte”, kurse une u largova me dhimbje koke e me ndjenje te vjellti, qe ende nuk me ka ikur. U morem vesh me gjuhen e vjeter. Me ate gjuhe qe ne pergjithesi meren vesh te gjithe, me gjuhen e Gezim kulufit, ndjese paste! Gjithe dita me nisi per m… Isha ne pune time e nje perfaqesues i shtetit tim, mu ngaterrua neper kembe, mu fut ne hesapet e mija, me shqetesoi, me shkeli me kembe , me dhunoi me pa te drejte. Nderkohe, analistet vazhdojne e flasin mbi perfeksionimin e kushtetutes, per t’ju afruar sa me teper asaj te Ufo-ve. Kohe kur nje opinionist i “famshem”, sa me nder pordha e Bruno Vespes, ka filluar te meret me “best sellerat”, nderkohe qe ketu edhe per librat shkollore, shiteset, kur deklarojne cmimet, marin ne heshtje nga nje “te hengert mortja”, Kohe kur nje folese idiote ekrani, monster e BBC, qesh, pezmatohet, miraton e fryn buzet si vic, kur jep lajmin e “llahtarshem” se kryeministri ka shprehur pakenaqesi per cilesine e pastrimit te kazaneve te plehrave. Kohe kur gruaja tip bjonde e “te drejtave te njeriut”, sa here qe “vjen” nga Helsinki, megjithese me “mundim” te jshtezakonshem, perseri nuk e ka zgjidhur menyren e hapjes te dosjeve te te currufjepsurve qe kane mbetur ende qysh nga koha e “lavdishme” e 200 petritave e sorrave, nderkohe kur ne mes te dites ne kryeqendren e Tiranes , popullsise te gjinise te saj, shkelja e te drejtave te tyre fillon me “perkedheljen” e vockel te te thyerit te turinjeve. Menyre jo e keqe per te nxjerre rrogen e bekuar, per te dhjeten e te ciles, te tjeret vjellin gjak.
Nejse, me pas gjithecka nisi nga e para. Levizja me kujdes neper rrugen ne krahe te Bankes, per te mos ja hipur a ma hipur ne zverk ndonje makine, nga gjithe ajo lukuni qe leviz vetem me instikt. Pa hyre ne uren e Lanes, nje kakofoni bilbilash, sirenash e ulerimash, pezulloi krejt ate trup bastard hekurash e gomash, e pese minuta me vone nje legen futur ne nje bens te zi, rrethuar e shoqeruar nga 5-6 mjete te tjera e nja 2 motorre te policise rrugore, depertoi ne menyren me te shemtuar qe mund te bej vaki. Nje prej fuoristradave ju afrua shume afer njeres prej mjeteve qe po prisnin, e nga dritarja e saj nje koke trecerek e qethur, me nje dore si shpute ariu e goditi ne pasqyre e duke thirur “me mbrapa o shkerdhate” e “pershendeti” me nje shuk peshtyme te qelbur, imazhi i te ciles na mbuloi e na helmoi te gjitheve. Pas pak gjithecka u stabilizua,e gjithekush u nis ne drejtim te vet, megjithese dita ishte bere bajge qysh ne mengjes. Ekonomia e tregut edhe ate dite do te lulezonte ashtu si bimet e domates ne qoshe te ndonje muri te vetmuar. Ne darke,ne emisionin e po “Bruno pordhes”, dy injorante, nje prej te cileve i veshur ushtarak, hidhnin e pritnin sllogane bajate mbi zbatimin e rregullave te qarkullimit e tregonin statistika mbi aksidentet me vdekje, duke nxjere ne pah se ketu te ne, si pasoje e “ punes teper serioze qe bejne organet e specializuara “, vdesin me pak se ne Gjermani , France apo ku dreqin e di. Me keq s’ka ku shkon. Nepunes injorant, studjo idjote, qytet i c’akorduar, shtet fshatar. Ka shume mundesi qe duke filluar qysh nga i pari i qeverise e deri te ky det nepunesish te peshtire, mbizoteron ideja se gjithecka fillon nga “Ky”, apo “Ai”. Mendojne se qithecka para tyre eshte nje tufe delesh, nje turme qe do mbajtur ne presion, nje grumbull budallenjsh qe genjehen e mashtrohen ashtu si hindjanet e Kolombit, me copa pasqyrash. E kejo eshte tragjedia! Nje vend i plote e i bukur, u kandis per faqe te zeze. Na drejtojne nje grusht morracakesh e ne krye te tyre qendron më morr i morrave. Nje faqezi qe komunizmin e vet prej fshatari u perpoq t’a maskonte me nje antikomunizem te peshtire e dogmatik, nje kryeinjorant me nje zgjuarsi pathollogjike, e cila ne kohen e “Atij” te hapte cdo dere qe te conte ne kariere, te shisje dengla gjoja perendimore, te spiunoje e denoncoje, te shisje shpirtin edhe shejtanit, e qe ne kohet e sotme nuk te con dot as deri ne hale. Siç po shkojme. Po te ishte ne doren e ketij perbindeshi e te bandes perverse qe e rrethon, me siguri, qe me kohe do te kishim arritur ne … te s’emes. Me sa duket ky eshte cmimi qe duhet te paguajne ata popuj te gjore qe lejojne te eksperimentojne ne kurriz te tij utopizma, pjella te te cilit nuk jane veçse keto surrogato, qe ende nuk ju eshte larguar era e perçit te formimit te vet.
Ja, keshtu e mbylla kete kapitull, kapitullin e dhier te qarkullimit ne kryeqytetit tone krenar. Te shohim c’surpriza do me sjelle vizita qe detyrohem te bej ne spital neser, qysh ne pike te sabahut. Mjere une!
shkrim i goditur barhyl
edhe un kam qene disa here pjese e ketyre lloj “shkeljesh”…..
qellon qe ke kaluar semaforin…dhe “shoferi” i korsise se djathte te pret rrugen (une ne korsine e mesit)…
per tu kthyer majtas…nderkohe semafori ndryshon driten……..ne fund te rruges fillon ferkimin e duarve nje URITH i cili vetem i llogjikshem e i degjueshem nuk mund te jete….shpetimi i vetem eshte ti nxjerresh pjeter bogdanin(te cilin ta rremben nga dora sikur te ishte nje i buri uritur)…..ose te jesh ne rreshtin e “zullumqareve” ose nje i njohuri i tyre…dhe te te pershendesin me “respekt” duke te kerkuar falje(edhe sikur te jesh shkeles me te dyja kembet)…..
ndersa ato hapjet e rruges ne menyre komplet barbare….tregojne mjerimin dhe degjenerimin e ketij shteti……..
me siguri nqs ambulancat….zjarrfikset….do kishin te njejtin prioritet athere shum jete do shpetoheshin………………
kto duan te behen si europa….por duke udhehequr si ghadafet…..
bej si them un…mos bej si bej un……
Dita e “punes” per njeriun normal, lol. Me buker se e ke thene s’ka: “Nje vend i plote e i bukur, u kandis per faqe te zeze. Na drejtojne nje grusht morracakesh e ne krye te tyre qendron më morr i morrave.”
Ky eshte artikulli me i Sakte qe eshte shkruar ndonjehere ne shtypin shqiptar ne lidhje me FATIN E VERTETE TE NJERIUT SHQIPTAR NE ATE VEND ,
ne keto kohe gjasme demorkatike,
Por edhe artikull me shume humor qe me dhjeu se qeshuri, se aty ta rrezon morralin kur degjon pislleqet qe duron qytetari shqiptar dhe ne moment humori i bardhylit ta ngre …moralin perseri lol
— Eshte plotesisht e sakte kjo qe thote zoti Bardhyl
–C’rendesi ka nese futemi , apo nuk futemi ne BE ?–Nese fiton ky apo ay–Nese kemi ritje apo ulje ne ekonomi,ne krime, ne pordhi kali , etj.
-Rendesi ka qe ne Shqiperi me ate drejtim qe ka marre sistemi demokratik,
nuk jeton dot si njeri normal ,se atje e ben ligjin me i forti –Sikur je ne xhungel
Atje jane krijuar kushtet qe ti te jetosh vetem po qe se je i forte ose me Pushtet
ndryshe do jesh gjithe jeten nen presionin e tyre…
Se kjo reforme ekonomike qe zbatohet atje eshte nje _dog eat dog society _,dhe e keqja shtohet se ligjet nuk zbatohen aspak
—–Por ne te njejten kohe nuk ndermeret asnje inisiative as nga pushteti,
por as nga opozita qe e mban veten si shpresa e se ardhmes ,
qe te aplikohen masa te ndryhsme qe te parandalohet krimi ne qytete ,
si psh duke perdorur kamera vezhgimi sic e kane gjithe bota ,neper pikat te ndryshme te qyteteve .
Apo edhe masa te tjera duke sponsorizuar emisione te ndryshme ne tv e duke bere proapgande qe te sillemi me edukate, etj. te ketij lloji ,
tip -edukative ,
neper shkolla ,universitet ne menyre qe njerezit te jene me te vetepermbajtur
Apo spitalet ne Shqiperi ??? –Jane skandal ,tmerr i vertete
A nuk ka opozita nje departament per shendetsien me specialsite te mjeksise dhe te japin ne Parlament mendime alternative sesi te pemriresohet sherbimi spitalor ???
Le qe ca them dhe une opozita eshte e mbushur me ca kalamaj qe nuk dijne nga lidhet gomari,
ndersa pjesa tjeter e opozites jane ca te ligj qe presin ne hije
si hijena ti hidhen ne shpine kryetarit te opozites
Bukur e ke mbyllur shkrimin tend o Bardhyl –Ashtu eshte mjere ata qe shkojn ne Spital .
Po s’pate leke ata nuk te zene me dore–Te lene te vdesesh ……Infermieret neper spitale jane shume te liga: –Tamam me nje ligesi Akrepi
–E them kete se i kam pare vete .Sidomos ne spitalet e Tiranes–Ato nuk te prekin me dore nqs nuk ju jep para ne dore
Mjere Populli i thjeshte…. !!!
Eh,more rajmond leshi!!E cove nga e cove muhabetin,prap tek OPOZITA e ngule HESHTEN TENDE TE HELMUAR ME GJAK MALOKU!!!Ben rolin e BUDALLAIT(ne fakt je me i rrezikshem se ai),kur thua:-“A nuk ka opozita nje departament per shendetsine me specialsite te mjeksise dhe te japin ne Parlament mendime alternative sesi te pemriresohet sherbimi spitalor “???Haaa!!Edhe per kamerat e vezhgimit i kerkon opozites edhe per shendetesine opozites!!!Haaaa!!!Te drejte ke,se QEVERIA BERISHA ESHTE E ZENE ME VJEDHJET NEPER TENDERA E NUK KA KOHE TE RREGULLOJE GJE!!!PORDHE ME RIGON,MONDO!!
Bardhyl miku!Te uroj qe dita te te shkoje mbare te pakten ne spital.Xhepat si i ke o Bardhul?Eh po ti kesh deng ,mos e rr….trapin fare.Perpara pa frike.Me keto qe ke shkruajtur me solle Tirane ketu ne dhe te huaj o Bardhul.Te faleminderit.
……..thjesht nje bourdhelo!
“Rruget ” s’jane tonat jane te “rrugeceve” si prone dhe si administrim …Atyre jua ka falur pushteti , pushteti yne “demokraci funksionale “…Ne krye te tij eshte “ai” qe po na “Zvicer”,”Luksenburg” me arrore e fiq e police rrugore…Dhe ne jemi bere si te nderkryer ,hidhemi nga ballkonet,marrim sepatat e bejme gjake,gremisemi luginave,llomotisim me vete udheve ,rremojme kazaneve te plehrave, dhe ne mbremje ne nje “kenaqesi yllesore” bejme “dashuri”…por,”nuk na beri “ai” neve, e beme ne ate ” ,ka thene Maddoch…Keshtuqe,gjithmone fajet jane tonat…
Hallall o BARDHYL.Nuk dua te shtoje asgje me shume dhe ta them sinqerisht koka me zuri dhe nuk e di se kur do te na pushoje kjo dhimbje qe na eshte bere jo e perditeshme por gati ne çdo ore.Edhe nje here komplimente Bardhyl per kete shkrim sa te thjeshte e shume kuptimplote.Urime.
NJE REALITET SHUME I HIDHUR