
Në ditët e pushimit të Gjykatës së Tiranës, dy javët e para të gushtit, shikohet një lumë gjyqesh për çështje administrative, kryesisht procedura bllokimi të qytetarëve që duhet të dëmshëprblehen nga shoqëritë e sigurimit. Fenomeni duket se është shqetësues, po të shikosh se vetëm një ditë, më 9 gusht, një gjyqtare ka bërë 12 gjyqe të tilla, ndërsa gjyqet vazhdojnë dhe të shtunë dhe të dielë, nga gjyqtarë të tjerë .
Një vështrim i shpejtë i faqes onlinë të Gjykatës së Tiranës, tregon se fenomeni më i ri që po ndodh, është se shoqëritë e sigurimit nuk kanë para të paguajnë debitorët dhe bllokojnë me gjykatë egzekutimin e vendimeve përmbaruse ndaj tyre, duke nxjerrë në ditë pushimi gjykatësit në punë dhe duke pranuar që këta të fundit të kenë një superngarkesë brenda ditës.
Ja disa fakte
Nga vështirmi i faqes online të Gjykatës së Tiranës del se gjyqtarja … ka bërë në datën 9 gusht 12 gjyqe, thuajse me të njëjtën rend dite. Po kështu, ka gjyqe të tilla në datën 10 gusht, 11 gusht e 12 gusht. Çështje të tilla të ngjashme ka dhe nga gjyqtarë të tjerë. Pra, fenomeni nuk është personalisht tek gjykatësit, por tek një fushatë në të cilën Gjykata e Tiranës ka nisur për të bllokuar pagesat e shoqërive të sigurimit për qyetarët.
Kriza e shoqërive të sigurimit ka ardhur nga rritja e numurit të aksidenteve, kryesisht me vdekje, dhe kërkesat e familjarëve që udhëtojnë në makinat e vdekjes për të marrë dëmshpërblim për personat e aksidentuar dhe në makinat që janë me sigurim të zakonshëm. Fenomeni duket se ka futur në krizë shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, të cilat janë shfaqur si piradma para kërkesës së qytetareve për t’u rimbursuar për shkak të aksidentit.
Sidoqftë, fenomeni ëhstë interesnat sa i pëkret gatishmërisë së gjykatave për të punuar në ditë gushti në shërbim të tyre. Duket se nuk kane lekë për qytetarët, por kane ca lek sa për të nxjerr në punë gjykatësit.
Priamida!! Lesht e Bajram Currit!!
Mu me kan marr per siguracion 700.000 leke te vjetra ne vit per nje Benz rangalle.si mund te jen piramida keto agjensi sigurimesh,jo vetem qe nuk jan piramida por po pasurohen ne menyre te terbuar.Gjykaten nga njera ane ,nga ana tjeter rrjepjen e Qytetareve.Piramida do ishin nese gjykata pranon kerkesat e qytetareve per permbarim,dhe jo te kunderten.Du te di se kush e kontrollon pazarin e Sigurime ne shqiperi? Ishalla nuk eshte noj ARGIT apo Noj Fazlliq tjeter!
700.000 leket e vjetra nuk jane per te siguruar Benzin tend rrengalle, por per te paguar ata qe do te aksidentohen nga Benzi yt rrengalle, brenda Benzit dhe jashte tij.
Hajt se nji dite do ta kuptosh!
nuk e kam, jo me 700.000 lekshin , por nese shkel une ndonjerin ose me katastrofojn mua, ajo shoqeria e sigurimeve e jotia(qe na e mbron) a do me kompesoje apo jo me gjukatat tona te korruptuara?
Nigjo me ti, sigurimet 700.000 ti kane marre per taksat se makina jote eshte aq e vjeter saqe na mbyt te gjitheve. Per sigurimet ke paguar max 14500 Leke te reja…dhe jane pak…
reaksioni zingjir ose efekti damino, ka me plas shpejt. Ndaj ju kisha me than me i terhjeke sa ma shpejt paret nga bankat a nga bashkpuntort e juaj. tung
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Ne nje vend ku nuk egziston shteti keto jane gjerat me normale qe ndodhin .Po nuk u ndergjegjesuan shqipetaret qe e keqja me e madhe e tyre ne gjithe historine eshte SALIU e qe duhet te shkulet sa me pare .keshtu keni per te vojtur gjithe jeten
Me falni ju te Temes po kesaj rradhe ja keni futur kot.Permbarimi nuk vepron po qe se nje ceshtje nuk kalon dy shkallet e gjykimit, por edhe ne kete rast vendimi duhet te ngelet i njejte me shkallen e pare.Sa per shoqerite e sigurimit parimin per te mbrojtur qytetaret e kane kthyer ne parimin per te mbushur arken e tyre(duke ndertuar pallate apo biznese te tjera).Por tashme qytetaret jane ndergjegjesuar per pergjegjesite qe kane kompanite dhe rastet me vdekje personash ku demshperblimi i kalon 6-8 milion leke i zgjidhin me gjykate,pasi kompanite paguajne jo me shume se 2-3 milion leke.
O Mero s’dike asgje ti dike vetem majen e ajsbergut.Kompanite e sigurimeve pretedojne se s’kane leke? Si ka mundesi ??? kompanite e sigurimit presin 100 mije polica sigurimi dhe deklarojne 60 mije me e pakta evazion fiskal me e madhja vjedhje me permasa te medha Kompanite ndertojne pallate dhe parate nuk i vendosin ne emrin e tyre Perpiqu ta japesh lajmin ne TV por te gjithe kane frike.
Jane kaq te larta siguracionet e makinave ne shqiperi! Kaq paguaj une ne Itali me nje ndryshim te vogel qe kurre nuk kam pasur incidente. E pretendoj se paguajme shume pasi jane gati dyfish me Gjermanine. E kuptova tani se ju ia paski kaluar Gjermanise, me siguracionet!
Me ben pershtypje diferenca qe per çdo person te vdekur ne aksident siguracioni paguan deri 1.500.000 Euro e ne shqiperi kushtoka 4-5.000 Euro, kjo eshte fantastike. Edhe kete e kuptova, qytetaret shqiptare kushtojne pak, por Salia kushton shume, sa krejt shqiptaret.
Na more se nuk jemi ne vitin 1990 qe na dergon keto informacione dhe ne besojme me goje hapur.
Siguracioni i detyruar ne Shqiperi eshte afersisht 100 € ne vit.
Ndersa ti po paguajshe me pak ne Itali dhe gjithashtu ne Gjermani po u paguajka me lire se tek ne siguracioni.
Ne Gjermani siguracioni paguhet ne varesi te pervojes se shoferit/pronarit, pra sa vite ka qe ka marre patenten, dhe sasise se aksidenteve qe ka bere (per faj te tij). Gjithashtu dhe ne varesi te vleres se makines.
Persa i perket demshperblimit te te aksidentuarve me vdekje, ai nuk eshte i fiksuar por eshte ne varesi te te ardhurave qe ka pasur ky njeri ne kohen qe ka qene gjalle, plus demin moral kundrejt familjes.
Ne Shqiperi per nje vdekje aksindetale merr rreth 40.000-50.000 €, ndersa per aksidente me demtime rreth 2.000 € ose kur ngelesh sakat mund te marresh rreth 10.000 €