Autostrada 793 milionëshe

15 Nëntor 2012, 12:39Rajoni TEMA

Ndërtimi i 55.8 kilometrave autostradë, që lidh Kosovën me Maqedoninë, do të kushtojë rreth 793 milionë euro. Në trasenë që nuk ka as gjysmën e gjatësisë së asaj Vërmicë-Merdarë do të ndërtohen tri tunele, dhjetëra ura e do të zhvendosen disa kilometra binarë të hekurudhës. Express sjell projektin e autostradës të hartuar që në vitin 2010 nga Ministria e Infrastrukturës për rrugën 6.

Fillon nga Lipjani e jo nga Prishtina. Një rreth-rrotullim i madh afër QMI-së në komunën e Lipjanit do të jetë kyçja e parë në autostradën që do ta lidhë kryeqytetin e Kosovës me Hanin e Elezit në kufi me Maqedoninë.

Në 55.8 kilometra rrugë do të ndërtohen tri tunele, dhjetëra ura e do të zhvendosen disa kilometra binarë të hekurudhës.

Për ta drejtuar mirë trasenë do të devijohet edhe rrjedha e lumit Lepenc në Grykën e Kaçanikut.

Krejt këto punë për autostradën, që nuk e ka as gjysmën e gjatësisë së asaj Vërmicë – Merdarë, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit jo më pak se 793 milion euro.

Në projektin e rrugës 6, të cilin e posedon Gazeta Express, shpalosen shumë detaje të panjohura deri më tani për opinionin.

Ai është hartuar në vitin 2010 dhe, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nuk ka pasur asnjë ndryshim deri më tash kur edhe është shpallur shprehja e interesit për kompanitë që duan t’i hynë garës për ta ndërtuar autostradën./EXPRESS

7 komente në “Autostrada 793 milionëshe”

  1. elio says:

    E hapen krahun edhe keta…jepi Thaci se “luftove” per kete dite…

  2. Cakalli7 says:

    ska gje paguajini edhe ca leke betchtellit edhe turqve kosovare se ju jeni te djathte edhe “zengjine” edhe keta me siper i doni shume.

  3. raimondi says:

    Po qenka shume e shtrenjte .Eshte gjynaf nga Zoti te paguash kaq shume leke per nje ruge kaq te shkurter–

    Mire eshte ta rishikojne projektin

  4. Shqiptari pa librezë nga një parti komuniste kosovare says:

    Për publikun shqiptar gjithçka lajmërohet sot si “top secret”. E vetmja që dihet haptas për ne të gjithë, është se ministrat nga Prishtina/Drenica paguhen nga “dikush nga KB (UN)”, më shumë në ditë se i gjithë buxheti jonë si komb në vit.

  5. Dardan says:

    Kjo Autostrad eshe shum e rendesishme per Kosoven dhe gjithe rajonin kjo Autostrade esht arteri kryesore i koridorit te 10,dhjet qe lidhe Ballkanin Azin dhe Lindjen me Evrope Qendrore dhe ky koridore kalon neper Kosove kjo veper Kosoven e kthen aty ku e ka dhe ku e kishte vendin Historikishte si Qendra e Ballkanit, Pastaje kjo Autostrade e lidhe Kosoven me portin e Selanikut nje nga me te rendesishmit ne Evrope po ashtu Kosova do jete edhe Transit i shum vendeve per ket Porte, Gjithashtu kjo Autostrade dhe Autostrada Prishtine Tirane qe do lidhen njera me tjetren afer Prishtines do jen kryqezimi kryesore ku do lidhet koridori i 10,dhjet Nderkombetare me destinacion Evropen Qendrore dhe anasjelltas me Portin e Selanikut dhe ate te Durresit,

    1. Cakalli7 says:

      o gallof rruga beograd-nish-shkup-selanik eshte perse u duhet njerezve te vene nje vule me shume ne pashaporte, Tregoji keto perralla ndonje tjetri tek dera e xhamise se ne nuk jemi budallenj

  6. Dardan says:

    Cakalli7,,, Eshte por si eshe shum e pa pershtatshem dhe shume me e gjate se sa varianti natyrale e Historike neper Kosove andej nga natyralishte e ka trasen neper Kosoves , Momentalishte kjo rruge andej nga kalone esht per 160,km me e gjate dhe shum e pa pershtatshme si teren ku perveqe kilometrave edhe ne kohe pershkake te kufizimit qe imponone rruga andej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje