Nga sot Prishtinë - Tiranë nëpër autostradë

27 Nëntor 2012, 11:02Rajoni TEMA

Kosova e shënon sot shekullin e pavarësisë së Shqipërisë, me një vepër që dikur s’ishte as ëndërr. Autostrada “Ibrahim Rugova”, e cila vazhdoi aty ku e la Shqipëria, në Vërmicë, përshkoi fusha, lugina, kapërceu lumenj e çau kodrina, për të mbërritur sot në Gjurgjicë, ku lidhet me autostradën tjetër që lidh Prishtinën me Pejën.

Qytetarët e shumtë të Kosovës, të cilët duan të përjetojnë kënaqësinë që të parët e tyre s’patën mundësi, nga sot pas orës 13:00 do të mund të lëvizin drejt Tiranës me shpejtësi evropiane.

Një segment i kësaj vepre më të madhe që njohur Kosova qe lëshuar për qarkullim vjet, ndërsa pjesa tjetër nga Duhla deri në Gjurgjicë, nga ku i afrohet Pejës e Prishtinës, inaugurohet sot. Janë gjithsej 60.4 kilometra rrugë nga më modernet në kontinent, të cilat i  japin sot ngjyrë festimit të ngjarjes më historike kombëtare. Qysh sot nga Prishtina drejt Tiranës mund të udhëtohet nëpër të.

Në aktin solemn të lëshimit për qarkullim është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë të të gjitha hapësirave shqiptare./KD

9 komente në “Nga sot Prishtinë – Tiranë nëpër autostradë”

  1. 1444 says:

    Mos krahasoni Autostraden e Kosoves me ate te Shqiperise,pasi pjesa jone nuk eshte autostrade,eshte thjesht nje rruge fushate,gjysmake,e bere nga halli i zgjedhjeve ku lopet e gomeret hyjne e dalin sipas qejfit!
    Ndersa e Kosoves eshte e plote,e inaguruar jo 2 dite para zgjedhjeve sic ndodhi tek ne ,dhe mbi te gjitha eshte e mbyllur,ka vetem nje hyrje dhe nje dalje,tamam si cdo autostrade europiane!

    1. ar says:

      Pjesa e autostrades neper Shqiperi eshte e paperfunduar,madje ne disa pjese ku hyn dhe del nga pjeset e perfunduara ne pjeset e vjetra rruga eshte e rrezikshme!Sapo kalon ne Kosove rruga eshte e vijezuar,e rrethuar,e paster, shkurt normale!

    2. Slayer blood line says:

      …………biles ironia me e madhe qendron se thone se eshte Autostrada Durres-Kukes, qe s’eshte aspak e vertet. C’do shqipetar duhet ta kete bere disa here dhe ska pare nje gje te tille..!
      Ne teritorin Shqipetar momentalisht eshte Kurbin-Kukes, dhe ceshtja s’eshte per disa Km, por per qindra Km

    3. mjeku says:

      eshte thjesht nje rruge per koksianet…

  2. Sali Pashe Toptani says:

    imagjinoni qe Sali serbi te lejonte linjen e interkonjeksionit Shqiperi-Kosove !

  3. ILIRET says:

    E ndoqen Sali Bej Rishen nga Kosova sot. Nuk e lane te bente perurimin e autostrades. Ja dha vrapit dhe me bisht ne shale, erdhi ne Shqiperi… U lumte kosovareve.

    1. Kastrioti says:

      …salehin e ndoqën kosovarët “me thupër thane”. Kjo ishte sjellja më e mirë e tyre tash 20 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje