Të jesh i sigurt në atë që bën dhe në mendimet e tua për të ardhmen është gjëja më e çmuar dhe më me vlerë që mund t’i ndodh një të riu.
Dikujt mund t’i duket si një fjali e rëndomtë, por sigurisht nuk duhet të harrohet fakti që siguria në vetvete është ndjenja e fundit që na shkon në mendje çdo ditë të jetësh sonë.
E ardhmja është e pasigurt për ne të rinjtë dhe vizioni që kemi për të nuk përputhet me dëshirat dhe ëndrrat tona.
Pasiguria na shoqëron në çdo hap. Kjo paqartësi shoqëron edhe jetën e Zanës, një vajzë e re nga periferia e qytetit.
Zana ishte një vajzë shembullore, nxënëse e shkëlqyer dhe vajzë korrekte me shoqërinë dhe të afërmit e saj.
Nuk i mungonte pothuajse asgjë. Kishte mbështetjen e bashkëmoshatareve të saj dhe të familjes.
Zanën në familje e shikonin si e ardhmja e ndritur. Nuk kërkonin nga ajo asgjë veçse të ishte vetvetja, të vazhdonte të shkëlqente në shkollë dhe të ëndërronte për të ardhmen.
Kjo frymë e ngrohtë e shoqëroi të gjithë pjesën e fëmijërisë dhe të adoleshencës së Zanës.
Gjithçka filloi të ndryshojë kur Zana kërkoi të ndryshojë rutinën e saj të jetës. Nuk kërkonte më të ishte pjesë e asaj të përditshmeje që kishte filluar ta mërziste. Kërkonte që të mos ishte më ajo vajza e përkëdhelur por kishte vendosur që të ishte vajza që do të merrte përsipër edhe fatin e të tjerëve në duart e saj.
Kishte vendosur që të ngjiste shkallët e karrierës në mënyrë që t’i shpëtonte një herë e përgjithmonë realitetit të periferisë. Kjo do ta ndihmonte atë, për më tepër sipas gjykimit të saj, do të ndihmonte familjen e Zanës, e cila e kishte rritur dhe edukuar me një mijë e një mundime dhe sakrifica. Sipas Zanës, kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ua shpërblyer.
Filloi të kërkonte më shumë nga vetja. Idealizmin e saj e vuri në luftë me rutinën e përditshme. Nuk kërkonte më thjesht lëvdata, por punë dhe vepra konkrete. Ngrinte fjalën e saj në çdo padrejtësi që shikonte. Bërtiste me të madhe kur shikonte ndonjë person, qoftë edhe i panjohur, në rrezik.
Fjala e saj e drejtë nuk ishte e dëshirueshme për disa që kërkonin të mbanin të pa ndryshuar rutinën e tyre pasi nëpërmjet kësaj rutine përfitimet personale për ta ishin mjaft të majme. Zanën filluan ta paragjykonin si vajzë periferike, filluan ta godasin në çdo hap që hidhte. Për ta fjala e saj ishte rrezik dhe si rrjedhojë prania e saj përbënte shqetësim.
Ndaj Zanën filluan ta distanconin nga rrethi shoqëror sepse e kuptuan që ajo nuk i ndryshonte parimet e saj. Nuk kaloi kohë dhe Zana e humbi mbështetjen që kishte pasi filloi të paragjykohej kudo. Filloi dhe vetë të distancohej pasi nuk i përtypte dot ofendimet dhe pseudoshoqërinë që e rrethonte.
Shumë shpejt kuptoi që kishte rënë pre e një realiteti që kërkonte të ruante rutinën pasi ishte e vetmja mënyrë jetese për pjesën tjetër, kundërshtare me idealizmin e saj.
Komplimente Donald.Shume terheqes ,fin por mbi te gjitha shumREALIST per kohen dhe vendin ku ne jetojm.Edhe nje here Komplimente.
Rrefimi i zoterise eshte kaq i sinqerte e i paster,sa do te thosha se naiviteti edhe mund te jete avantazh,kur shprehet ne menyren e tija origjinale.
Po te isha mesues i ndonje katundi te nderuar,kete hartim,do ta kisha vleresuar me note te mire.
Ky vend ka shume Zana,qe vertiten lart e poshte ne ato dramat(nganjehere edhe tragjedi) e tyre meshirendjellese.
Ja ,une psh,njoh nje te tille,qe ne fakt nuk quhet Zana por Kleoniqi,e cila ,edhe ajo ka ate dramezen e vet qe, gati-gati, e beri te harronte urtesine e Shen Kozmait,i cili na keshillon qe te kenaqemi me ato qe perendia na ka dhene,e te mos lakmojme gjera qe s’mund t’i kemi!
Dhe, e dhembshura Kleoniqi akoma lengon ne ate dramezen e vet te deshirave te paplotesuara…
Ka shume Zana ky vendi yne, por do t’i thosha asaj zanes tende se jeta ne fund te fundit eshte nje lufte dhe cdo beteje e saj cahet me majen e shpates. Prandaj i duhet te formoje nje lekure kockore ne menyre qe brenda shpirtit te saj te mos hyj dot as nje fjale, dhe t’i mbledhe pengesat qe i mbeshtillen tek kembet e ti hedhe pertej si guret kur na dalin perpara. Faleminderit
Rutina…Per mua,psikanalisti dhe filozofi i shekullit qe sapo shkoi,Erich Fromm e ka perkufizuar pak a shume keshtu jeten si rutine,ose me sakte,rreth 80% eshte rutine dhe rreth 20%eshte kaos.Rutina eshte e rendesishme thekson Fromm,pasi po te mos ishte ajo ne do shkallonim.Kaosi eshte i rendesishem sepse thyen rutinen.Shkrimi me terhoqi,por fjala me e sakte per mua nuk eshte rutine,por konformizem.Njerezit jane me pak sociale sot neper rruge(shiko hallin tend!)ndaj te besh ndryshe nga konformizmi gjeneral(i pergjithshem)duket si herezi.Kur perpiqesh te shperndash me te tjeret njohurite mbi jeten dhe boten ndihesh mbi xhiro dhe te duket vetja i dobishem,por shume shpesh njerezit te paragjykojne dhe te marrin per mendjemadh ose te thartuar nga trute,sepse thjesht leitmotivi emergjent sot eshte sesi te dish te besh para sa me shpejt e sa me shume.Dikollari o eshte mbiemer nga Korça,ose nga Skrapari.
Nje shkrim qe shkon kunder rrymes. Besoj se ky duhet te jete orientimi i cdo te riu.
Une e pershendes autorin per menyren se si afrohet realitetit. Vetem se rutina nuk perben nje fenomen shoqeror, eshte me teper fenomen individual, sic e ka shpjeduar edhe beso. Nuk eshte e qarte perse luftonte Zana dhe ne c’menyre disa njerez te tjere pasuroheshin me ane te rutines qe zoteron jeten tone (e secilit prej nesh).
Mbase duhet nje term tjeter ne vend te rutines, si konformizem ose servilizem. Siqodofte “lufta” ne shoqeri nuk behet per te mposhtur rutinen ose per te hequr merzine, por per te luftuar disa te keqia ose fenomene negative shoqerore.
Si puna e ketij shkrimi mund te beje cdonjeri.Mundohu ta rregullosh doren ose perndryshe mos shkruaj
shkrimi mund te mos kete kuptim per ata qe nuk duan te kuptojne ,vetem titullin e paragrafin e fundit te lexosh kupton dramen e shoqerise shqipetare :pasiviteti ,mosbesimi se gjerat mund te ndryshojne ,mbeshtetja ne rutinen e perditeshme duke e ditur qe eshte e gabuar por duke u nisur vetem nga instikti i mbijeteses pershtatja me situaten qe mund te kerkoje edhe te besh hosana per pushtetin ,shkurt leri gjerat keshtu sic jane ,nuk ndryshon asgje ,le te reshtohemi me fitimtaret megjithse e dime se c’jane !Njeres qe mbrojne vendin e punes qe i mban ne jete ,te papune qe besojne se pushteti qe u ka premtuar do tu ndihmoje ,studente e studente qe presin te emerohen te gjithe keta perbejne ate turme te frikesuar ku mbeshtetet pushteti ,RUTINA pra!