1. Prelud vajtues
Në e dëshironi që të shihni shoqërinë dhe modelin e saj, atë që ne themi se e kemi krijuar, ejani në hulumtimin tuaj ta skanoni këto ditë të fushatës elektorale. Aty do të shihni jo vetëm në një miniaturë se ç’kemi arritur, por një spektakël tragjikomik të vetvetes “sonë të dashur shqiptare” dhe të kësaj demokracie që gjasme kemi ndërtuar. Ky ekosistem i ndotur dhe anti-jetë është projekt i Sali Berishës dhe vepër e tij. Shihni se si shpërfaqet ky ekosistem në fushatën elektorale. Me pjesën e gjallë dhe jo të gjallë të tij, me ç’lëndë ushqyese politike dhe ideologjike ai e mban me frymë, e me ç’energji negative e mëkon duke krijuar urrejtje dhe konflikt të vijueshëm, ku ajri, uji, rrugët, bimët janë të sëmura, sikundër edhe raca njerëzore përsipër.
2. Gjithë kjo fushatë, të cilës i mungon ideologjia kombëtariste
Projekti për një demokraci në Shqipëri nuk ka ekzistuar, sepse edhe ato fara që kishin mbetur nga mbretëria, ishin të vyshkura dhe gati në të tharë, mbasi monarkia zogiste nuk e kish hallin tek demokracia, por tek sundimi. Ndërkaq socializmi enverist e shtrydhi, e rrënoi dhe e groposi demokracinë borgjeze duke venë mbi të me përdhunë demokracinë proletare. Vetëm traktati i Sami Frashërit tek “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, dhe copëza iluministe të rilindësve të tjerë, gjallonin në formën e folklorit në sqepin e shqiponjës komuniste me dy krerë.
Keqformatimi socialist në Shqipëri nuk e pati burimin këtu, por dihet tjetërkund, dhe ai u soll në një vend të varfërisë së skajshme si një model shpëtimi, por që ashtu sikundër në shumë vende të tjerë të lindjes, por më keq dhe më dogmatik vetëm në Shqipëri u bë e zuri vend …
“Kudo ku pushteti, i venë në duart e dikujt për të qeverisur popullin dhe për të mbrojtur pronat e tij, ushtrohet për qëllime të tjera dhe përdoret për të varfëruar, për ta shtypur ose për t’u nënshtruar ndaj urdhrave arbitrare të kundërligjshme të atyre që e kanë atë pushtet, atje ai shndërrohet menjëherë në tirani”, pat thënë dikur John Locke.
Sikur ta ketë thënë për ditët e sotme, megjithëse këtu tek thuhet se jemi një demokraci më të cilën po futemi në Europë!
Dhe ja se ku na erdhi radha përsëri të votojmë, të votojmë për parlamentin (…e ri apo i vjetër ?…), se ky siç thuhet na është pushtet i epërm, por edhe i shenjtë, i patjetërsueshëm se kësisoj ia beson vetë populli.
Prandaj populli duhet të bëjë zgjedhje. Edhe shqiptarët kanë bërë zgjedhje (!!!. Po asnjë herë nuk është thënë me plot gojën se “u bënë zgjedhje”, por “u bënë vjedhje”.
Ky parlament nuk mund të jetë ai që kërkojmë, gjersa ai po përdor qysh në krye të herës vjedhjen, mashtrimin, blerjen, tregun e zi… Jemi në kohë të oligarkisë së madhe, të oligopolitikës përballë mjerimit. Ata të djeshmit janë këta të sotmit dhe do të jenë edhe të nesërmit.
3. Kjo fushatë e çifligarëve dhe oligarkëve të rinj
Bashkësia oligoberishiane, politikanë që kanë një çerek shekulli dhe që nuk përfaqësojnë asnjë elitë të re, asnjë ndryshim dhe risi, veçse një gërhamë të vjetër, një rrjet të madh nëpunësish në administratën shtetërore, që për tetë vjet nuk ka ngrohur vetëm vezë, por ka bërë vend për kthina të mendësisë së moslargimit nga këto vende pune, të cilat janë një flori i vërtetë i pasurimit dhe përfitimit që fillon me dogana, tatime, taksa, e përfundon në tendera të ligjëruar.
Vijon një polici e gjithëpërfshirë në militantizëm, polici paternale e krijuar me një filozofi sundimi dhe sejmenësh të pushtetit, e krimit shtetëror, e familjeve të mëdha, e nepotizmit skajor, e krahinarizmit të pashoq, e borgjezisë së re dhe oligarkisë financiare shqiptare, e FA të Shqipërisë, të cilat në këto tetë vjet nuk iu larguan politikës, por u bënë pjesë jetësore e standardit anti-NATO, e një morie nëpunësish vendorë kudogjendur, të cilët të mbushur me urrejtje dhe konflikt e kanë thelluar dhe më shumë hendekun me pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe mos harroni se në krahun kundruall të gjithë kësaj bashkësie është një botë e biznesit shqiptar, që është në dorë të krahut pushtetar “demokrat”, të cilët i kanë futur kthetrat ekonomisë dhe po i thëthijnë si shushunja gjigante, gjakun. Borgjezia dhe kapitalistët e mëdhenj, të cilët ndër koncesione e shitje pafund po i japin dërrmën fundore ekonomisë së rrënuar. Pra: vini re! Është një armatë e tërë e ngritur mbi baza të një filozofie sundimi, klientelizëm dhe nepotizëm, për të mos ikur, për të mos u shkulur, por për t’i shkuar deri në fund dëshirës për kullufitje të reja në projekte post-elektorale të shenjtërimit e të kultit që po i ngre vetes Sali Berisha i mallkimit kombëtar. Sundimi “demokratik” ka arritur kulme. Kulme të blerjes në tregun “komedian” të deputetëve nga krahë skajorë të politikës pa shtrat ideologjik, si rrëfim i degjenerimit moral të elitës së vjetër të politikës e shndërrimit në mercenarizëm rutinorë, që i vijnë si tagji grazhdit të legjislativit shqiptar. Ne nuk e dimë se si quhen ata, Kaçi i Zi apo Kaçi i Bardhë, as Meta apo Metastaza, por po duket qartë që ata po futen në laboratorin e klonimit të Sali Berishës.
Ju po i shihni se si janë shpërndarë me një rregull të përpiktë zyrash elektorale, flamujsh pafund, database të mirëfilltë studimore për rrënjët e votuesve, të cilët këto ditë të gjithë qenkan aq të mirë… (Oh sa xhan u kemi!!”).
Dhe më pas vjen një regjisurë tubimesh plot ngjyrime mashtrimi, ku i vetmi “shenjt” është po ai Berishë, në dukjen e jashtme publike të shantazhit dhe trysnisë së pafund ndaj gjithë shoqërisë.
Shteti i organizuar, i ngulur, i fiksuar, i ideuar prej filozofisë së sundimit, ndodhet në një mësymje të madhe ndaj opozitës me një fushatë zgjedhore të gënjeshtrës të marshimit “urdhëror” me ngjyrime trysnore në çdo kënd, në një prani të frikshme. Ky është ai shteti i kapur, që dikton si në diktaturë dhe e shet për demokraci gjithë këtë maskaradë zhurmatore dhe kaq të kushtueshme, që parakalon dhimbshëm mbi shpinën tonë. Kurse ne jemi vetëm në lista (jemi apo s’jemi ne!). Se ne jemi në një ngatërrim të madh dhe s’dimë se kujt krahu i përkasim, aq shumë trazim kanë sjellë ustallarët e zgjedhjeve që dinë se ku i kemi koordinatat, ku i kemi bindjet. Ndaj bëjnë llogari natë e ditë që të na i blejnë këto bindje, se ndryshe do të dilnin se janë mosbindje.
4. Gjithë kjo fushatë e koduar në mungesën e lirisë!
Ditë e natë duke trokitur ndër dyer për të parë se ku është besueshmëria e partisë së sundimit, paketime parash të pista, për t’i bërë gati që t’u ndahen në kohë shtresave “vulg” dhe varfërisë së ditës, afrim të burimeve financiare të kapitalistëve të të gjithë formateve për t’i derdhur në këtë kohë varfërie që të blihen votat, që të blihen zyrat, që të blihen numërimet, komisionerët, që të ndrijë mashtrimi elektoral, për të treguar fuqi dhe vetëm fuqi. Ata, që në këtë fillim muaji kafshojnë e kafshojnë, përkëdhelin dhe helmojnë, diktojnë dhe trysnojnë për të thënë “ne jemi ngulur këtu si pushtues dhe nuk dalim nga këto domene…”.
Në këtë regjisurë kriminale, gjallon edhe një formacion i madh mediumesh të shkruara dhe pamore të qeverisë së sundimit, që përhap në të gjithë sekondat filozofinë e nënshtrimit dhe të anti-demokracisë, të autokracisë dhe të shenjtërimit të Sali Berishës, të cilit që tash i është ngjirur zëri, por që prej kësaj ngjirje i dalin burime të tjera të djallit me brirë.
Ndërsa përgatitet dasma e zgjedhjeve, shoqëria është e mbarsur me konflikte të forta për pronën, e cila nuk ka vajtur tek i zoti, por tek çifligarët e rinj uzurpatorë, që bëjnë sot politikën dhe kanë klane dhe truste marramendës jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kurse bashkësisë së ish- pronarëve dhe ish- të përndjekurve dhe burgosurve politikë vijon t’u shpëlahet truri tamam sikur të ishin në komunizmin e burgjeve historikë.
5. Gjithë kjo fushatë e pabarabartë dhe e mallkuar!
Si e paskemi harruar demokracinë e kërkuar!?
Kjo fushatë e kërcënimit, topitjes dhe e shqyerjes së demokracisë nga çakej politikë, është performanca më kërcënuese ndaj këtij populli të lodhur, që tani është shndërruar në indiferent.
Dhe ashtu, dy e nga dy e kokërr pas kokrre, analistë, hulumtues të së keqes shoqërore, gazetarë, ngrenë një rrjet merimange për të sjellë argumente nga TV në TV, nga e hëna në të diel, dhe nga një brinjë e thyer në një kokë të përvjelë, të paguar e të ushqyer se “në këtë vend të mjerimit demokratik nuk mund të ketë rotacion mbasi fitorja e sundimit… na qenka demokraci dhe jo… tirani”, siç do të thosh sërish John Locke.
Sepse shoqëria është sëmurë e tëra nga trysnia që i është kanosur përgjatë kësaj kohe. Asaj i janë bërë disa ndërhyrje në formë veprash dhe eksperimentesh sociale, si projekte antikombëtare, disa teste të tipit “97-ta”, “Gërdeci”, “21 Janari”, “ndërhyrja në Kushtetutë në Kodin Zgjedhor…” në kapjen e gjithë pushteteve, në drejtësinë e kllaposur, në tregtimin e pushteteve. A nuk e shitën edhe detin!?
Dhe, vallë ç’na ka dalë: Mrekulli ballkanike moderne! Shqiptarë të bindur!
I gjithë ky vargan që e thamë më sipër ka rrënjë të helmëta në këtë shoqëri ku janë lëshuar rrënjë e degë. Qindra mijëra në farë e fisni, që nga Kryeministri e familja e tij, nga Presidenti, Ministri, Kryeprokurori tek shefi i lartë e Shërbimit Sekret, dhe tërë ai radha që vjen pas, që nga kryepolici e deri tek gardiani i burgut… pastruesi militant, prerësi i biletave, varrmihësi i komunës, të gjithë janë në një moment beteje nëse do t’i ruajnë këto rrënjë e degë apo do të shkulen për t’u rrëzuar…
Po ata përditë po thonë: “Nuk shkulemi!”
Kurse idhulli dhe “shenjti i tyre” ndërton sloganin “Ne jemi ndryshimi. Përpara!”. Pra “Mos u shkulni”.
Nuk është aspak një problem ideologjik, por interesash e kthetrash të përfitimit ekonomik në kurriz të një pjese tjetër, e cila rropatet rrugëve pashpresë.
Çekiçi pneumatik i fushatës berishiane të përçartshme trokon e godet në shpinë të shoqërisë. Kjo fushtë zgjedhore injekton të keqen e mbjellë nga sundimi berishist, ajo është nën lëkurë, në thua, në shikimin sa hap sytë, në pronën, në pozitën, në taksën, në doganën, në sigurinë, gjer në ngrënien e kotheres së bukës, në këngën edhe gjer tek mallkimi. E keqja e shqiptarëve nuk paska të mbaruar!
6. Kjo fushatë e degjenerimit moral dhe korruptiv
Fushata elektorale është si një tërmet i porositur. Sa do të duroni or të mjerë?! Ky është kodi i rrezikut. Rrezik, mos ik! Fushata e sotme elektorale i ngjan festave pagane që përgatisnin një paravdekje të bukur plot ngjyrime dhe tinguj qiellorë.
Ata kanë pushtuar këto ditë fushate si në një betejë të madhe frontet, transhetë, armët e luftimit, prapavijat, lëndët kimike, ideologjitë e përbindshme të gjunjëzimit. Pushteti dhe sundimi, ja kush është alkimia!
Krijesa e oligarkëve të sotëm është prurja e një race berishiste të klonimit politik shqiptar, të shndërrimit të karaktereve të skllavërimit të madh të mbushur me cene kriminale makiaveliste.
Here tjeter bjeri shkurt o xha Selimi se nuk kan nerva dynjaja te lexojne pallavra pensionistesh… boll kemi pallavrat e qelberirave qe kan uzurpuar qeverine dhe politiken e ketij mut vendi te pjerdhur…..
Hajt Tung…
sharlatan burre pa seder e dinjitet.
O xhaje ske tru ti ta kuptosh z.Pashaj, lexo lajmet roze dhe kenaqu
Pikes i ke rene o usa…. kot merrem me pashen…. hajt se po shkoj te kepus ca pjeshka “in your garden”. Thanks.
Z.Pashaj, te mendonin ashtu shqiptaret nuk e vrisnin njeri-tjetrin per mje gervishje makine. Por s’ka problem, keto qe ke shkruajtur do harrohen kur te dali me citjane plaku I kerrysur neser ne plazh dhe te thyej rekordin e rradhes..Ahhh, kjo ka rendesi..Eshte popull dele Myslim ku nuk u jane EDUKUAR NE SHKOLLE TE DREJTAT E TYRE por vetem si te shkruajn e lexojn..Vetem qe te lexojn ligjet e allagareve por jo ti kuptojn..
For you only cucumbers.
Sa keq ,sa sa fatkeqesi qe nuk ju kemi ne parlament .
Sa keq per ne Kolonel ,jo per ju .
Ju shiti Spahiu ,ai i ziu pa te kuqe ..hem ju hengri METAstaza e ktij tumori demon krat .{nuk do jua fal qe u dorzuat,Ju ja dilnit dhe i vetem}
Do shkulen Kolonel ,do shkulen .Na ngelet vec ti shkulim jo me gjakun tone
mjaft me gjak “kokepalaresh”.Do derdhur gjaku i ksaj rrace bastarde ,do zhdukur njeher e pergjithmone …por ju qendroni aty ,Kolonel …do filluar direkt me shkuljen e METAstazave qe do lene pas .
‘Jane bere disa nderhyrje ne forme veprash dhe eksperimentesh sociale…’
Jane pikerisht “perbindeshat” e ktyre eksperimenteve qe do i shkulin
RESPEKT KOLONEL !
O Vera e turperove Sadikun dhe Havane. Mendo pak per ta . Po te te shihnin ne kete derexhe qe je katandisur do ju vinte turp. Mbahe veten malesore trime. Kurseje plumbin per armikun. Te fala nga Amerika
Saliut i erdhi natyralisht fundi, edhe ai vete nuk e do mbeshtetjen tende.
Une skam cfare ti pergjigjem komentit tuaj “Veronike’
Por mund ti bej te fala Amerikes ,tya ,Sadikut ,Havase ,dhe sidomos Saliut .Rrotulloje harten se une jam malesore nga zemra e jugut !
Vera,B. Une i kujtoj me shume respekt si te ndjerin gjen,Sadiku dhe te ndjeren Hava. I kam pasur miq te mire dhe ti si bije e tyre je e respektuar. Por mos u bej mercenare e Saliut, sepse nga jugu i themi: “O hiqu sikunder ferse, o fersu sikunder hiqe”
Pershendetje! Nuk ka “krim” perfekt, por ka “polici” te paafte.
PER NJE MOMENT RE DHE TI PROFESOR VIKTIME E SORRES VOGABONDE
Po eshte e vertete. Profesori rreshkiti mire nga cukitja e mundshme e sorres, tani le te merret me librat.
Tung profesor, shqiptaret kaq durojne
Je ngaterruar me kembet e tua Z.Kolonel PASHAI! Fitove Simpati e Respekt me DENONCIMIN e TRADHETIS KOMBETARE per shitjen e Hapsires Detare ne Detin JON. U “Qorollepse” ne AKZ si Sekretar i Pergjitheshem! Me terheqjen prej saj shpresova se do te kthjelloheshe. Por s’qenka e thene: Sot po ngaterron “Kekun” me “Byrekun”! Me Etjen per DIJE, Punen deri sa fitove graden Kolonel si e arrite (?!) Sepse “projekti per nje demokraci nuk ka ekzistuar” ne kete vend. Po na del Jashte Toksor! Edhe nje here shpresoj se do te Kthjellohesh!
DIK o DIKE
NDALU NJE CIKE!
SI TU TEK
PER KEK
DHE BYREK?
BERE SHAKA
TI MORE DJAL.
SE KY PASHA
KA PIDESTAL,
LART, PERPJETE
SOT E PERJETE.
TANI MENJANIM!?!?
SHPRESOJME RIZGJIM
NGA TUFA NDARE
VLERE NUK KA
BEHET TRUTHARE
UJKU E HA.
NE NJE LLOGORE
TE BASHKUAR
SYNOJME FITORE
PR TA FESTUAR.
KESHTU ME RRUASH.
TE DUA PO T’ME DUASH!
Ska faj koloneli se eshte i ndershem or tru thare fajin e ka ky popull qe voton oktapodet.
A mer profesor qe bere nje tradhti ne moshen tende,ku Kreshnik Spahiu ta ngrejti ne emrin petistal se shqiptaret do te harronin per tre dite.Shko gjyshi te Rilindja ose Lirilindja e kufomave se aty jane mbledhur te gjithe tradhtaret.
shkrim i bukur!Komplimente Kolonel!E di çfare?Fillimisht mendova se do ishte Nder per nje parti politike t’ju kandidonte dhe normalisht Nder per zgjedhesit t’ju votonin,por me mire qe nuk jeni pjesmarres i kesaj farse.Me mire qe nuk do jeni ne parlament,se me figuren tuaj te ndershme e thjeshtesisht patriotike do legjitimonit nje turre arrivistesh e pagatoresh,se fjala bisnesmen u shkon sa ç’i shkon ujkut aureola e shqiponjes.Diku kam kujtuar thenien e dikujt se ne kohet tona kemi me shume Liri,por me pak njerez te lire.Ka liri partish politike,por shiko,vetem dy grupe,ka liri premtimesh,por shiko,aspak grure ne shoshe dhe aspak logjike zhvillimi.Ne programin e berishes u kujtuan per fshtarin,biles e quajne fermer,por qyfyri eshte se fshatari me dy dynyme toke nuk quhet fermer ne asnje cep te botes,se edhe sikur droge ti mbjelle ato te shkreta,prape nuk ha dot buke tere vitin.Rama i kunderpergjigjet berishes me kapitalizimin e shtepive,qe me syrin e pare,do te thote se favorizohet spekulacioni bankar dhe ai imobiliar,siç jo pak ka ndodhur keto vite e qe ne fund do pelcase,nuk dihet se ne duart e kujt,por humbesit do jene hallexhinjte.A thua se nuk eshte kjo ne bazen e krizes se sotme boterore?Pra,eshte e vertete qe grupet partiake hyne ne zgjedhje pa vizion te qarte,duke ia lene kete detyre delikate kompanive te shtrenjta te organizmit te fushatave,si Podesta e Alastair Campbell.Thuhet qe Napoleoni ka lene nje batute:”Me bajonetat mund te behet çfaredo lloj gjeje,perveçse tu ulesh siper”.Sidoqe politiksat e medhenj te televizorit shahen e grihen duke drejtuar”bajonetat”ata e dine mire,siç e di gjithe populli i shkrete se kurre nuk do ulen mbi bajonetat,se eshte i sikletshem perfundimi.Kete perfundim ia ngrene si kurth popullit te shkrete,qe me edhe pse ruhet(se populli eshte i mençur)perseri ia gjejne menyren qe ta ulin mbi bajonete.Megjithate te shpresojme se Shqiperia,pasi te vidhet,zhvatet e lihet lakuriq gjer ne thonj,me ne fund te behet per inatin e ketij kakositemi,se ekosistem nuk me ben goja ta quaj,gjithmone nisur nga fjala”kakos”-i keq.Pershendetje i nderuar kolonel!
Sa mire do ishte te ishte ne parlament ky matufi kolonel bashke me matufin amerikano xhamajkjam Xhon Wisner.Dyshe injorantesh qe kujtojne se i hyjne kujt ne pune.Medet