Kë trazoi Muç Nano

29 Tetor 2013, 20:18Blog TEMA

Nëse tema dhe punime si ky i Muçit duhet të na ngacmojnë, ngacmimi nuk duhet të na vijë nga revokimi i koncepteve “ndarëse” gegë-toskë në shekuj, por nga përthyerja e kësaj teme në dasitë e reja që kërcënon të shkaktojë realiteti i sotëm.

Nga Alqi Koçiko

 

Ndryshe nga sa premtonte titulli dhe, më shumë se ai, polemika rreth librit “Unë jam Gegë” të Mustafa Nanos, kjo ese analitike mbi nocionet historike Gegëri-Toskëri dhe banorët përkatës gegë-toskë nuk më la shijen që të premtojnë frazat zulmëmëdha si “thyerja e një tabuje”, “prekja aty ku s’duhet”, “ngacmimi aty ku s’mban” etj.etj paralajmërime me ngjyrime blasfemike. Ndoshta kjo, sepse para se të gjeja kohë për të lexuar librin, më dolën përpara debatet, replikat e komentet e gjithandejshme për këtë guxim të Muçit për të ecur në kësi terreni të minuar. M’u kujtua sërish pohimi i një të ftuari televiziv para nja dy vitesh, në një emision me temë libri, mbase për librin e fundit të Blushit: “Tani, unë librin nuk e kam lexuar dot, por do t’i them nja dy mendime!”

Nëse ky imi mund të quhet zhgënjim, ishte i tillë për mirë dhe po e shpjegoj pse. Sigurisht që për një autor që dëshiron të provokojë, tema të tilla janë ushqim perëndie. Muç Nano afërmendsh nuk kishte këtë paramendim dhe këto ditë debatesh, autori me të drejtë kaloi gati në lutje drejtuar audiencës, “amani bre, lexoni njëherë librin e pastaj flisni si t’u vijë për mbarë”. Por pas leximit, unë shoh se provokimi për hir të provokimit, ka qenë gjëja e fundit që Nano do të synonte me këtë sprovë. Le të jemi të sinqertë deri në fund: Diferencat dialektore, krahinore e kulturore janë të pranishme sot e gjithë ditën në hapësirën shqiptare. Debatojmë, fjalosim, herë shajmë e shumë më tepër herë bëjmë shaka vazhdimisht me këto elemente në jetën tonë të përditshme; sigurisht, jo aq tashmë nën prizmin e ndarjes së madhe të dikurshme, sesa në atë të qyteteve, zonave e krahinave më të vogla e specifike. Padyshim, edhe në aspektin e ri të nivelit më makro, atë “shqiptar-kosovar”. Fakti që Mustafa Nano vendosi të ndalet dhe të kthejë vështrimin nga thellësia e historisë e deri në ditët tona, duke u vendosur në rolin e narratorit që shoqëron vëzhgimin dhe me ndonjë analizë të vetëm, jo thjesht e zhvleftëson “thyerjen e tabusë”,  por besoj se e heq dhe vetë nocionin e tabusë. Dhe pikërisht kjo është merita e librit: Ofrimi i një pasqyre (konkluzion i Gilman Bakallit, që e bashkëndaj), përmes perceptimit afërmendsh personal të një autori që nuk i mungon, sa eleganca e të shprehurit, aq edhe ndershmëria e integriteti intelektual, të këtij diversiteti brenda kombit. Një diversitet që nuk duhet trajtuar si difekt e as si plagë që s’duhet gërvishtur, por si vlerë e meritë që duhet theksuar.

Nëse tema dhe punime si ky i Muçit duhet të na ngacmojnë, ngacmimi nuk duhet të na vijë nga revokimi i koncepteve “ndarëse” gegë-toskë në shekuj, por nga përthyerja e kësaj teme në dasitë e reja që kërcënon të shkaktojë realiteti i sotëm. Pikërisht këto ditë, vizita e kryeministrit të Turqisë në Kosovë, në praninë e “vëllezërve” Rama e Thaçi, u parapri dhe u pasua nga një debat publik mbi të ashtuquajturën axhendë islamike të Ankarasë përkundrejt faktorit shqiptar në rajon. Përballë kësaj çështjeje, vjen dhe reagimi i elementëve politikë demokristianë në Tiranë, që ftojnë për rikthim në “axhendën oksidentale” të vendit dhe paralajmërojnë për zhvendosje nga vlerat integruese të socialdemokracisë europiane. Qershia mbi tortë, debati shtesë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Venizelos, deklaratave dypalëshe dhe takimit përmbyllës të tij me kreun ortodoks autoqefal, Janullatos. Këto që përmenda më sipër janë temat vërtet të nxehta e delikate, të cilat kombinuar me vështirësitë ekonomike (një mishelë e provuar historikisht si e rrezikshme) mund të rezultojnë vërtet shqetësuese. Kur Muç Nano shkruan një libër që në analizë të fundit, konkludon sesi ç’rruga ka përshkruar dhe si është tejkaluar suksesshëm distanca toskë-gegë drejt shtetformimit dhe shtetndërtimit shqiptar (përtej dosjes së rihapur të standardit të shqipes), unë besoj se mesazhi i vërtetë i tij është të marrim shembull për të tashmen, sesi janë kapërcyer këto dallime në të shkuarën. Nga ana tjetër, meraku i beftë për përmendjen e gegë-toskëve, është pesë me hiç përballë hazmave të thella mes të pasurve e të varfërve, të privilegjuarve dhe jo të tillëve, grabitësve dhe të grabiturve. Këtë është mirë ta kuptojnë mirë si shkodranët e mundshëm namuzllinj, ashtu dhe skraparllinjtë potencialisht të “tradhtuar” e kushdo tjetër.

*Revista KLAN

22 komente në “Kë trazoi Muç Nano”

  1. Reynald de Chatillon says:

    Krahasimi midis politikes “gjytyryme” erdogane ne Ballkan edhe takimeve te nji plaku te lodhun si puna e Hiresise se Tij me Venizellosin apo thirrja e vjeter e rrymes evropiano-demokristiane ne Tirane nuk shkon e nuk asht real.

    Ktu ka nji problem, ne thelb, identiteti popullor apo i shqyptarve si bashkesi. Per sa kohe shqyptaret nuk i hapin syte me e pa boten siç asht e nuk e pranojne se ka vdeke Baba Mbret qysh ne 1922 e se shqyptaret banojne ne Ballkan, e i kane kufijte me Malin e Zi, Serbine, Maqedonine e Greqine, kurse Turqine nuk e kane as ne kufi tokesor e as detar, asnjihere nuk kane me i dhane dum vedit. Ktu asht thelbi i rremujes shqyptare.

  2. antonio says:

    @Alqi Kociko!!
    Coc ke dashur te na thuash,por ne fund ke degjuar veten tende!!
    Ke dashur te mbrosh Muc Nanon,por e ke bere si nje nxenes i fillores!!
    Askujt nuk i ke mbushur mendjen me kaq sa thua!!!
    Ne se Muc Nano apo ti,kerkoni te NDREQNI CA GJERA,QE PO E GERRYEJNE SHPIRTERISHT,FIZIKISHT,EKONOMIKISHT DHE PERJETESISHT,merrni GJAKMARRJEN DHE NGUJIMIN!!!
    Lereni GEGE E TOSKE se keto fjale i duhen historise e jo jetes se sotme!!!
    BOLL ME PERCARJE!!!
    DUAM VELLAREZI E DASHURI MES SHQIPTARESH!!!

    1. zefi says:

      Nga libri i Muc Nanos mjafton fraza se “GEGET BEJNE KOMB DHE TOSKET BEJNE SHTET”,qe ate liber ta HEDHESH NE TURREN E DRUVE!!!
      Kush eshte ky SHARLATAN,qe merr persiper te VLERESOJE NJE POPULL TE TERE???
      Ne se dikur kete pune e beri Konica,atij i jepet te drejte se kishte te bente me nje POPULL-TURME,analfabete,te shkeputur me qindra kilometra larg njeri tjetrit,pa shkolla,pa kulture,ne MJERIM TE PLOTE,pa drita,pa PARE BOTE ME SY etj!!!
      Si mund te thuash per JUGUN E SHQIPERISE(Muci e quan TOSKE si otomanet),qe nuk e duan KOMBIN,kur per KOMBIN JUGU KA BERE AQ SA VERIU NUK DO TA BEJE AS PER 1 MIJE VJET!!!
      Ne JUG zbulohen me qindra MONUMENTE TE KULTURES SE LASHTE ILIRE,ndersa ne VERI pothuaj nuk gjen ASGJE!!!
      JUGU e ka bredhur BOTEN me kohe,aq sa PRIFTERINJTE PATRIOTE DERDHEN GJAK PER ALFABETIN SHQIP etj!!!
      JUGU BERI LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,ME TE PERGJAKSHMEN DHE ME TE LAVDISHMEN NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR duke CLIRUAR Shqiperine,ndersa ky MUCI AKOMA VE NE DISKUTIM KETE PASURI TE PA CMUAR!!!

      1. Alket/Tirane says:

        Edhe ti “Zef” qe plase duke share Mucin kush je qe vlereson nje popull te tere?Ha,ha,,gomar 100% je!Pikerisht per ato qe shan Mucin,fillon dhe llap vet.Pse Muci nuk ka te drejte te jap mendimin per geget dhe tosket ,dhe ti, nje cope idiot, e paske???

      2. Dardan says:

        Zefi, E vertet Jugu beri shtet e beri shqiperin banan shtet me Enver Hoxhen nje nga shtetet e fundit ne bote e dergoje buze germis deri ne zhberje pastaje erdhi narko Bosi Fatos Nano ky e shenderroje ne shtet privat te veseve te tija.

        Kjo esht nje teze idiote dhe perqarse qe hedhe ky Mustafa Nano megjithate nje gje duhet ta them se veri e Gege nuk esht vetem Veriu i Shqiperis dhe Shkodra por edhe 4,milion Shqiptare jashte Shqiperis dhe disa nga qytetet me te zhvilluara dhe me me tradite Shqiptare ne Ballkane si Prizreni,Gjakova,Peja,Mitrovica,Prishtina,Ulqini,Tetova,Tivari dhe natyrishte kryeqyteti apo kryeqendra e Viljaetit te Kosoves Shkupi i cili ishte qyteti me i zhvilluar ne Ballkan ne kohen e pernadoris Osmane ne ket kohe Beogradi ishte fshat per shkupin.

        Problemi esht se ne shqiperi ka nje imazhe te deformuar te Gegnis sepse ju merni si shembulle nje qytet te vetem si shkodra dhe ne baze te kesaje krijoni nje botekuptim te ter rrethe Gegnis apo Veriut.

      3. yyy says:

        Ti nuk je Zef,je dicka tjeter e barabarte me zero.Ti nuk njeh histori,komb,as shtet.Ti je njeriu i ri i E Hoxhes me tru te lare e te shplare me memorje te fshire, flet per unitet pasi nuk mundesh te dallosh asnje ndryshim ne asgje.M.Nano mundet te mos kete patur te drejte ne probleme te tjera qe ka ngritur por ne kete liber ai ka thene te verteten e madhe e te dhimshme per nje kulture te madhe,te hershme, fisnike, gege shqipetare, krenarie kombetare.

    2. Ilir Gruda says:

      Kesaj i thona ‘pordha me rigon’..Gjithe kombet EUROPIANE kane ‘krahina’ e ‘dialekte’ …Ku eshte ‘shpikja’ ????Dialektet tona jane shume ma afer se te anglezeve..(dialekti Manchester me te jugut London) etj…Ne na duhet EKONOMIA-BASHKIMI forcimi i shtetit uniteti kombetar ..Kombet e reja dhe nuk dalin me keto ‘ide’ te cilat nuk bindin as ata te semure qe i fabrikojne ,pa le te tjeret…..

  3. pOLO says:

    Me gjithe respektin qe kam pas per Mucin, jam plotesisht I nje mendimi me Zefin.

  4. A t’vrasin corapt o zef ? Vete thu mjaft me dasi e vete leshon pordhe ujku molos, amon o zef, s’e paske mor vesh qe njerezia toske a gege jane po ajo race, po ai brume, po ato cilesira ne vese e virtyte, si total !

    Muci te pakten e ka bo nji pune!

  5. plaku dhe deti says:

    dy toske plus nje gege morren nje avion çarter.Kur avioni merrte majtas njeri nga tosket behej geg,kur merrte djathtas kthehej prape toske.Bene si bene dhe arriten ne vendin e quajtur Lesh me qime.Gega u uroi mirseardhjen,se Lesh ishte perpara qimes,mirepo njeri nga tosket nuk ishte dakord,se Lesh i thoshin edhe ne Toskeri,por gegu ia ktheu se tosket mbahen per qime,jo per leshi.Ai tjetri,qe gjate rruges hidhej sa majtas-djathtas e zgjidhi me ne fund enigmen:-Shikoni ore vellezer!Hidhu andej-kendej ne avion,mua atje ku kisha lesh mu be qime dhe atje ku kisha qime mu be lesh,prandaj i biem mespermes!

    1. Wendy-B says:

      @plaku dhe deti
      hahahahahahahahahaha kam qesh me gjithe zemer. Per Zotin je fantastik fare.Nuk di c’te them me, koment i papare.

    2. Dije jevga says:

      Ahahahahaaaaaaa…sa e forte.

  6. Sherifi says:

    Nje shkrim koti projekton dialektikat e brendeshme ne ato nderkombetare, por shihet se ska kercik, pak a shume si Gilman Bakali kot fare.

  7. Dardan says:

    Teza e Mustafa Nanos eshte tendencioze se Jugu dhe Tosket kan qen dhe jan me te qytetruar pasi ishin me te integruar ne pernadorin Osmane dhe pernadoria Osmane ka qen me e paranishme ne Juge se ne Veri pasi Verioret dhe veriu kan qen me te terhequr neper zona malore dhe kjo esht nje peralle pa baze ndoshta kjo teori vlen ne qofte se me veri nuk nenkuptojm edhe Kosoven por ne qofte se perfshihet Kosova si veri i Shqiperis ather teza e Mustafa Nanos bjen ne koshe te plehrav pasi Kosova ka qen qendra kryesore e perandoris Osmane per shkak te pozites se saj gjegrafike si qender e Ballkanit dhe Tokat e saja pejlloret dhe gjithashtu duhet theksuar se disa nga qytetet me te zhvilluara ne Perndorin Osmane kan qen pikerish ne Veri ne Kosove si Prizreni,Mitrovica,Prishtina,Gjakova,Peja, Shkupi kryeqendra e Viljetit te Kosoves ka qen nje nga qytetet me te zhvilluara te Pernadoris Osmane etj, Po ashtu hekurudha e pare ka qen Selanik-Shkup-Mitrovic gjithashtu edhe Telgrafi i pare ishte Selanik-Shkup.Mitrovic. Po ashtu shumica e kokave shqiptare ne Pernadorin osman kan qen pikerishte nga Kosova dhe Vilajeti i Kosove. Pra tendenca dhe teza me te cilen masturbon Mustafa Nano nuk qendron duke mare shembull vetem nje qytet te madhe te veriut si Shkodren dhe duke u bazuar ne ket krijon ate tendencen e tija per supermaci Toske ndersa perjashton ter Kosoven atje ku kan ndodhe ngjarjet dhe Zvillimet me te medha ne Historin e Kombit Shqiptar.

    1. moni says:

      Besoj se pervec Shkodres qe ka qene lider per sa i perket anes intelektuale pjesa tjeter e veriut, perfshi dhe Kosoven, nuk ka prodhuar ndonje gje, pra ka qene e prapambetur. Kjo dhe per fatin e tyre te keq qe kane qene shpesh terren lufte pergjat shperberjes se Perandorise Otomane dhe luftrave ballkanike.

      Jugu ka qene pak me i ruajtur nga konfliktet si dhe ka emigruar me shume, ka pasur pak me shume mundesi te merrte arsim me cilesor. Shumica e rilindasve jane arsimuar ne gjimnazin Zosimea ne Janine. Ndersa ne veri kjo ndodhte kryesisht me klerin/popullaten katolike qe merrte nje arsimim me cilesor dhe nxorri kolose si Fishta, Mjeda, Gurakuqi etj .

      Gjithesesi ky eshte nje pergjithsim shume i trashe dhe ne fund te fundit si geget si tosket Shqiperine te fundit ne Europe e lane. Besoj qe duhet t’i marrim gjerat me me sportivitet dhe jo te na ngrihen qimet perpjete. Ne cdo vend te Europes banoret e krahinave te ndryshme thumbohen me njeri tjetrin, ne nuk bejme dallim.

      1. Dardan says:

        moni.. Po je shum gabim mor djale ti kufizoheshe vetem ne arsim dhe letersi por kosova ka dhen shum figura te qmuara Kombetare ne fushat tjera si Politikan Gjeneral Ekonomis por edhe ne arsim si Pjeter Bogdanin, Pastaj Hasan Prishtinen Nexhip Dragen ishin deputet ne parlamenti Osmane nga Kosova ishin iniciatoret e pare per pamvarsimin e trojeve Shqiptare edhe hymnin e Turqis e shkrojti nje Pejan nga Kosova.

        Pastja udheheqes ushtarak si Sheme Kosova, Ali shefqeti ishte gjenerali i pare shqiptare i dplomuar ne akademin ushtarake te Turqis dhe me pase kryetare i shtabit te ushtris shqiptare te Ismail Qemalit pastaj Isa Boletini Bedri Pejani Hagji Zeka Biznesmeni me i forte i Kohes Idriz Seferi pastaj gjakovari Aqif Bylta intelektual i diplomuar ne akademin e wjenes dhe udheheqes i sanxhakut te pazarit te ri.

        Ti je shum gabim zotrote kur thua perveqe shkodres pjesa tjeter e veriut perfshire Kosoven ka qen e prapambetur nga erdhe ti ne ket perfundim edhe njeher ne qofte se Kosova nuk ka prodhuar figura te qmuara ne arsim kjo nuk do te thote se ka qen e prapambetur pasi Kosova ka prodhuar figura tjera madhore ne fusha tjera si ka mundesi te ket qen pjesa tjeter e parpambeture perfshire Kosoven kur kryeqendra e Kosoves Shkupi ka qen qytetit me i zhvilluar i kohes ne Ballkane ne qofte se atje nuk esht zhvilluar arsimi esht zhvilluar Ekonomi Industria dhe cehtaria e Kohes e cila ka qen dukshem me e perparuar se ne te gjitha qytetet tjera shqiptare ne Ballkne

        Perveqe shkupit disa nga qytet me me tradite dhe qytetari urbane te kohes kane qen pikerishte disa qytete te kosoves si Prizreni Gjakova Peja Mitrovica ku ka pase zhvillime te jashte zakonshme ne te gjitha fushat dhe prej nga kan dali figura madhore te kombit shqiptare por problemi esht se ju kufizohi vetem ne arsim por i harroni fushat tjera Kosova nuk ka dhen nje Fan Nole apo Gjergje fishte por ka dhe me qindra mija figura tjera ne fusha te ndryshme .

        Kosova ka dhe shum personalitete te qmuara kombit shqiptare por keto personalitet komunistet e shqiperis nuk i kan perfshire ne historin kombetare ndersa ne nuk kemi pase kohe te meremi me historin se kemi pase halle tjera por shum shpejte do rishkruahet Historia shqiptare dhe Kosova do ket vendin qe meriton edhe dy personalitet me te shquara te arsimit gjuhes dhe letersis Shqiptare jane nga Kosova ALi hadri dhe Idriz Ajeti e shm te tjere.

        Mose gjykoni me kaqe mendje nugshtesi dhe duke u bazuar ne historin komunsite.

      2. Dardan says:

        Moni, Edhe njeher shkurte Koosva nuk ka dhen ndonje personalitet te theksuar ne fushen e Arsimit por ka dhen gjindra e mija personalitete ne fushat tjera kjo esht poenta dhe ne nuk duhet te kufizohemi vetem ne nje fushe.

        Zhvillimet me te medha gjate periudhes Osmane kan ndodhe pikerisht ne Kosove dhe vilajetin e Kosove dhe jo rastesishte disa nga qytetet me te zhvilluara me urbane dhe qytetare te kohes kan qen ne Kosove dhe jo rastesishte edhe telegrafi i pare ishte Selanik-Shkupe-Mitrovic.

        Nje gje duhet te kemi parasyshe se ne po flasim per nje periudhe kure njerzit me te ngriture me te qytetruar ishin xehtaret tregtaret dhe zanatlite te cilet ishin me te shumte ne Kosove dhe Vilajetin e Kosoves edhe ashtu ne ket periudhe askunde ne Ballkane nuk kishte Arsimim te mirfillte.

  8. Alket/Tirane says:

    Diskutimet jane te tilla qe nuk kane kuptim.Geget dhe tosket perbejne ate qe quhet identitet I plote shqiptar.Po te heqesh njerin prej tyre ,nuk quhet me identitet I plote shqiptar.Pra ke cunguar identitetn tone…

  9. blendi says:

    Qe kur e quan ese analitike duket sa kar je.Ajo eshte nje persiatje publicistike qe ka subjektivizem te forte dhe jep ne masen me te madhe shijimet dhe ndjesite e mucit.Edhe interpretimet e shkrimeve dhe fragmenteve historike behen sipas optikes se mucit dhe ndonjehere nxirren nga konteksti historik (nuk analizohen as motivet e autoreve dhe interesat qe kane pasur ata kur i kane shkruar)

  10. Kotropuzi says:

    Pse merziteni ju Jugaxhite, imtelektual te madh ka nxjerre Jugu psh; Mero Bazen, nenen e ka nga Jugu Kurse babain e ka nga Veriu, nga eshte Merua ne kete rast?Une them se Meroja eshte pergjysem Tosk-Gege, sepse babai ka qene ushter kur nena e Meros e Ngjizi Meron ne therrat e repartit ushtarak, por dhe kjo nuk dihet pasi Nena e Meros ka qene shume puntore dhe nuk ka kthyer njeri mrapa .Dhe kjo puna e librit e shkruar nga Kopila per te percare Verun me Jugun nje mision QE PER MUA PERSONALISHT JAM dakort qe sot te vendost kufiri ne shkumbin dhe jugu te jetoje duke ruajtur dhite, kurse veriu te jetoje duke ruajtur lopet.

  11. Enver Hoxha says:

    O vellezer shqiptare!!
    Ju lashe te bashkuar kur vdiqa,por jeni PERCARE aq sa edhe TURKU,qe sajoi GEGE e TOSKE nuk do t’u percante kaq shume!!!
    Ngrijini nje shtatore Sali Berishes ne Prishtine(me qe e duan shume andej) me shenimin poshte:
    -PERCARESI DHE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE NE HISTORI!!!
    Mos harroni,se ka 23 vjet,qe Beogradi sajon SKENARE te shumte,qe Shqiperia kurre te mos rrije pa SHERRE,LUFTE MIDIS NJERI TJETRIT,URREJTJE etj,qe kurre te mos beni shtet!!!
    E mbani mend Sali Berishen,qe pa mbaruar nje SHERR fillonte tjetrin???
    Ja edhe ky Muc Nano kete pune beri:
    -Ne zbatim te skenarit serb,sajoi kete liber duke i futur perseri ne SHERR shqiptaret!!!
    TURQIA E SAJOI KETE NDARJE FANTAZEM GEGE-TOSKE dhe ky SHARLATANI e ngre ne piedestal sikur te ishte nje nga betejat e Skenderbeut!!!
    Me qe ju nuk rrini dot pa SHERRE,po ju kujtoj edhe une nje mundesi te re:
    -A KISHTE TE DREJTE BISMARKU KUR NA CILESOI SI SHQIPERI NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE???
    Filloni tani sherrin nja 6 muaj,deri sa te dale nga furri SIMITJA E RADHES per SHERR!!!
    VETEM QENTE TURREN PAS NJE KOCKE KUSH TA KAFSHOJE ME SHUME,ndersa ju shqiptare te dashur nuk keni BUKE PER FEMIJET DHE MERRENI ME MUFKAT E MUCIT!!!

  12. Auloniat says:

    Trazoi thjesht një mal me mut, që kishin bërë ca të tjerë, më përpara.
    Tani le t’i mari erë sa të dojë dhe le të kënaqet. Kjo ishtë për atë që ai bëri. Duke ja thënë ” me pambuk ”, ai i gjendur para një mozaiku marramandës për nga bukuria, mori kazmën që ta shkatërrojë. Por e pësoi dhe ju thye kazma, se mozaiku i takoi i përbërë, nga gurë të shumëngjyrshëm prej diamanti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje