Konkurrimi për postin e drejtuesit në Tetrin Kombëtar është mbyllur.
Konkursit i janë nënshtruar jo vetëm regjisorë, aktorë , por edhe spektatorë të rregullt kanë prezantuar platformën e tyre për drejtues shkruan gazeta “Shekulli”.
Secili kandidat ka paraqitur një platformë menaxheriale për Teatrin Kombëtar, sipas kritereve të Ministrisë së Kulturës.
Kandidatët për këtë post janë:Regjisori Armando Bora, i cili ka lënë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitin 2006.Ai ka bërë disa kalime në gjini të ndryshme si regjisor, nga Teatri në Opera, pastaj në film dhe televizion. Ka shkruar tekste dramaturgjie dhe skenarë për filma.
Edmond Budina, ish aktor dhe regjisor në TK. Deri në vitet ’90 ishte në Tiranë një artist i klasit të parë,regjisor i teatrit nacional, aktor i spikatur dhe së fundmi një nga përfaqësuesit më në zë nga sfera e artistëve, që u përfshinë në proceset demokratike të vendit. Në vitin ’92 familja e tij riatdhesohet në Itali, ku jeton sot e kësaj dite.
Hervin Çuli ka punuar si aktor dhe regjisor në TK dhe në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Laert Vasili studioi për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe u diplomua nga Akademia e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë në vitin 1997. Ka bashkëpunar me Teatrin Kombëtar Grek në Athinë si dhe me shumë teatro dhe regjisorë ndërkombëtar.
Alfred Trebicka, është aktor, regjisor dhe skenarist.
Spiro Duni është gjithashtu regjisor aktiv në TK.
Alfred Bualoti është aktor , regjisor, menaxher teatri dhe drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrint 2000”.
Piro Kita është aktor shqiptar. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve , fillon punë si aktor në Teatrin “Andon Zao Çajupi”, të qytetit të Korçës.
Romeo Kodra është pedagog në një universitet privat në Tiranë dhe spektator i rregullt në Teatrin Kombëtar.
Bledar Isllari është drejtor rajonal i një banke private./A.XH
E fiton bankieri pa dyshim.
ky spektatori I regullt,romeo kodra,ua merr ne kthese te gjitheve.po qe keni pjerdhur nga trute,e dini?vellezer budallenj,jemi bere shume,si do ia bejme?
interesohu se kush eshte romeo kodra para se te gjykosh ate ç’fare do te te shese gazetarja e shitur apo torollake.
Kush është ky Romeo Kodra?
Tek përpiqesha të hidhja dy mendime ne letren digjitale te programit word, një mik i ngushtë më merr në telefon dhe më thotë: “Ore, e more vesh që t’ka dal emri n’gazetë?”. Mu duk çudi sepse nuk kisha shkruar asnjë artikull për Milosaon e Gazetës Shqiptare, në të vetmen gazetë që publikoj ndonjë gjë për teatri apo artin në përgjithësi. Gjithsesi e vërteta ishte që gazeta ‘Tema’ kishte publikuar një artikull të gazetës ‘Shekulli’ – ndoshta nuk dinë si të mbushin web-in! – në të cilin renditeshin emrat e kandidatëve pjesëmarrës në konkursin e shpallur prej Ministrisë së Kulturës për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.
http://www.gazetatema.net/web/2014/01/07/ja-kush-jane-dhjete-pretendentet-per-drejtues-te-teatrit-kombetar/
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=37932&kat=94
Në këtë shkrim më bëri përshtypje mundi sizifian i gazetares Valeria Dedaj; jo nga pikëpamja e përgatitjes mbi lëmën teatrore (s’po pretendoj aq), por nga pikëpamja e përgatitjes gazetareske. E shkreta – për sa i përket personit tim – kish mundur të formulonte vetëm që ‘është pedagog në një universitet privat në Tiranë dhe spektator i rregullt në Teatrin Kombëtar’. Të dyja këto informacione të vakëta dhe të varfëra, për fatin e saj të keq janë të gabuara: nuk jam më pedagog në asnjë universitet dhe Teatrin e frekuentoj kur gjykoj se duhet frekuentuar.
Duke mos dashur të bëj pedagogun e lëndës së gazetarisë dhe t’i sugjeroj “gazetares” në fjalë përdorimin e google, për të cilin nevojitet vetëm aftësia e përdorimit të një gishti të dorës dhe zotërimi i abetares, po i vij në ndihmë duke thënë diçka për veten.
Quhem Romeo Kodra dhe jam diplomuar në Bergamo të Italisë për TEORI, TEKNIKA dhe MENAXHIM të ARTIT dhe SPEKTAKLIT me një notë përfundimtare 109/110. Punët e diplomave, bachelor dhe master, kanë qenë mbi Antonin Artaud dhe Thomas Bernhard. Kam qenë – sëbashku me time motër Klarita Kodra – bashkëthemelues dhe menaxher i Shkollës së Kërcimit, Artit dhe Teatrit “ANGELS” për 9 vjet, deri më 2011, në mbyllje të shkollës, për arsye se Klarita Kodra vendosi të ishte full-time koreografe e Ekipit Kombëtar Italian të Gjimnastikës Ritmike dhe i nënshkruari vendosi të kthehej për zgjedhje personale në vendlindje. Kam qenë gjithashtu lektor/tutor i Universitetit të Studimeve të Bergamos dhe për 3 vjet konsulent/bashkëpunëtor i ‘Teatro Tascabile di Bergamo’ (TTB), një nga teatrot kërkimor më të suksesshëm në nivel ndërkombëtar (le të lexohen librat e historisë së teatrit kërkimor për info të mëtejshme). Është e vërtetë që kam punuar si pedagog në një universitet privat deri vitin e shkuar dhe prej thuajse 2 vitesh shkruaj mbi teatrin dhe artin në të përjavshmen ‘Milosao’ të ‘Gazetës Shqiptare’. Sëfundmi, argëtohem duke publikuar on line në aksrevista.wordpress.com.
Shpresoj vetëm të mos e kem lodhur “gazetaren” me 440 fjalët.
@Romeo Kodra …me duket sikur keni qene pedagog dhe ne universitetin polis ? apo gabohem ?
harron shpejt profesori, pastaj te gjithe kanditatet kane lidhje me teatrin ose filmin, lidhjet e profesorit ngelen vetem si spektator.A jo paska te drejte, e paska motren menaxhere te zonjen dhe mund te behet dhe ky. Deri ku arrin njerzit te fyejne dhe kur skane te drejte. Realisht tani qenka papune ska faj, por ky spaksa me as per te thene per belulin, nejse i urojme suksese dhe pse motren se ka afer perta ndihmuar.
Kot u lodhe o Profesor! Gjithe kjo autobiografi dhe prape ste zgjodhen! Gjithsesi ju sygjeroj qe ta ruani ne google gjithe kete prezantim qe te hapin syte ata te gazetarise dhe te ministrise! Nejse juve mos tju ngelet pishman e ngritet zerin tuaj, ashtu si u ka hije njerezve te medhenj te mos flasin shume per veten ! Mos u merzit o profesor keshtu e ka jeta, do kete kandidime te tjera ne mos per teatrin dicka tjeter do dale !
Nje percaktim i vogel prej fjalorit te shqipes: ‘profesor’ eshte ndryshe nga ‘pedagog’. E kuptoj qe ne kontekstin ku jetojme jemi mesuar te shohim njerez qe fluturojne me pras. U mjafton te japin nje here mesim, qofte edhe ne nje institucion te krijuar ad hoc, per vete apo te afermit, pa asnje kriter shkencor, dhe menjehere keta njerez i qepen prasit dhe te shohin nga lart poshte. Sidoqofte puna e tyre. Ne diskutime akademiko-shkencore duket sa u vlen prasi!
Nga ana tjeter them se eshte mire te ndjekim me vemendje fjalet e njerezve: R. Kodra nuk eshte profesor! Nese dikush e ka pare te prezantohet si i tille, le te thote se edhe ky i paska ‘hipur prasit’, sepse ketu po e konfermoj: nuk e kam kete titull (me duhen tre grada te ndermjetme per te arritur te ky titull).
Sefundmi, nuk me duket nje mund i kote. Jam i pari, ne nje konkurs publik, qe ka publikuar (sic e thote edhe fjala PUBLIK, packa se nga instanca ministrore nuk kuptohet, apo behet sikur nuk kuptohet …dhe si rrjedhoje edhe disa mononeurone te rrjetit) platformen e nje konkursi per Drejtor te Teatrit Kombetar. Kjo platforme do mbetet ne rrjet, keshtuqe i nenshkruari do ballafaqohet me te sot, por edhe mot. Me duket mjaftushem, per momentin.
Ju felenderoj duke ju keshilluar edhe nje here perdorimin e fjlaorit. Deformim profesional i pedagogjise.