“Ditari i Tranzicionit Ekonomik” promovohet në Shkup.
Ditën e mërkurë u organizua promovimi i librit të Prof. Dr. Anastas Angjeli “Ditari i Tranzicionit Ekonomik”.
Ky event u bashkëorganizua nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës dhe Komuna e Cairit.
Në promovim morën pjesë akademikë, studiues, përfaqësues të politikës, medias si dhe studentë të shkencave ekonomike dhe politike.
Më konkretisht përfaqësues të lartë të politikës së shtetit fqinj si zv. Kryeministrat z. Fatmir Besimi dhe z. Musa Xhaferi, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, Ministri i Ekonomisë z. Valon Saraqini, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Tahir Hani, kryetarë të komunave, deputetë të parlamenteve të të dy vendeve, përfaqësues nga lugina e Preshevës etj.
Ky promovim ishte konceptuar si një forum ku referuesit duke marrë shkas nga libri “Ditari i tranzicionit ekonomik” diskutuan çështje me karakter ekonomik dhe me interes për te dy vendet tona dhe për rajonin në tërësi.
Në fjalën e tij përshëndetëse Dr. Fatmir Besimi, zv. Kryeministër i Maqedonisë ndër të tjerash tha: “Çdo studim shkencor që si qëllim kryesor ka analizën e fenomeneve dhe realiteteve sociale e më pas dhënien e rekomandimeve për të ardhmen është i rëndësishëm dhe për tu vlerësuar. Kur vjen fjala për ekonominë rëndësia rritet akoma edhe më shumë sepse në epokën e sotme të globalizimit ekonomia qëndron në bazë të tij. Kryerja e reformave ekonomike,financiare e sociale, bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Maqedoninë dhe vendet e tjera fqinje, marrëveshjet e tregëtisë së lirë, investimet e huaja direkte, liria e së bërit biznes janë aspekte të realitetit ekonomik që gjenden në themel të librit që po promovojmë sot. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse Profesor Anastas Angjeli përveç përvojës akademike ka edhe një përvojë po aq të shquar politike dhe shtetërore dhe këto aspekte që përmenda më lart kanë qenë në qendër të veprimtarisë së tij në kreun e disa prej dikastereve më të rëndësishme të ekzekutivit shqiptar, gjate ketij tranzicioni”.
Z. Valon Saraqini, Ministër i Ekonomisë, përshëndeti iniciativën e Profesor Angjelit për të shkruar një libër për tranzicionin shqiptar dhe theksoi rëndësinë që punime të tilla shkencore kanë jo vetëm për studimin dhe kërkimin shkencor por edhe për politikat ekonomike, bashkëpunimin rajonal dhe politikbërjen në tërësi. Ministri pasi vuri në pah bashkëpunimin ekonomik ndermjet dy vendeve dhe rendesine qe ka ky bashkëpunim per permiresimin e marredhenieve ndër rajonale dhe për rritjen e mirëqënies së qytetarëve të të gjithë rajonit.
“Bashkëpunimi ekonomik dhe thellimi i tij janë mënyra më e mirë e intensifikimit të integrimit të dy vendeve tona në Bashkimin Evropian. Duke shfletuar faqet e këtij botimi voluminoz kupton se rruga më e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinje është ajo e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike. Por edhe vetë rruga e daljes nga tranzicioni i tejzgjatur, të cilin po e kalon jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni ynë, është rruga e reformave strukturore kryesisht me karakter ekonomik”.
Dekani i fakultetit të ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof Dr. Sulo Hadëri në fjalën e tij përshëndetëse tha se “autori me mjeshtëri ka përdorur një sërë burimesh për të bërë një analizë serioze të fenomenit kompleks të tranzicionit. Një vepër e tillë voluminoze kuptohet që ka kërkuar një angazhim shumë të madh dhe një punë shumë të gjatë kërkimore shkencore nga ana e autorit. Dhe rezultati përfundimtar duket që a ka shpërblyer më së miri këtë punë dhe përkushtim”.
Profesor Bashkim Rama u ndal në rëndësinë akademike që një botim i tillë ka jo vetëm për lexuesin e interesuar për historinë ekonomike por në veçanti për studiuesit e mirëfilltë të shkencës ekonomike sic janë studentët e niveleve Bachelor, Master dhe Doktoraturë.
Autori i librit, Akademik Anastas Angjeli në fjalën e tij tha se përzgjedhja e Shkupit për ketë prezantim nuk është e rastësishme, duke ju referuar “lidhjeve te forta qe ne kemi me njeri tjetrin dhe kontakteve te vazhdueshme qe kemi pasur ne nivele dhe pozicione te ndryshme. Sot është rasti te jem para jush ne një fushe qe ndihem edhe me komod qe është pjesa akademike dhe harmonizimit te përhershëm qe kam pasur me realitetin dhe zhvillimet ekonomike dhe politike jo vetëm ne Shqipëri por dhe ne rajon.
Njohja e ndërsjelltë e realiteteve në të dy vendet tona. Ky është edhe qëllimi kryesor i promovimit sot në Shkup të librit “Ditari i tranzicionit ekonomik”. Një libër që nuk është shkruar si zakonisht, por është një lloj ditari i jetës sime. Jo si individ. Jo vetëm si ekonomist, por edhe si studiues e si politikan”.
Për sa i përket fenomenit të tranzicionit Profesor Angjeli theksoi se: “Procesi i tranzicionit ekonomik shqiptar është në fazën e tij finale. Me pronën private mbizotëruese (90 % e pronës është aktualisht private dhe siguron rreth 80% e GDP si edhe 85%-e të punësuarve), me një legjislacion të ri ekonomik, tregtar dhe financiar, që mbështet qartësisht në parimet e ekonomisë së tregut të lirë, me një sistem financiar-bankar dhe jobankar adekuat dhe funksional, si dhe me një ekonomi të liberalizuar Shqipëria duket se e po shkon drejt finishit të tranzicionit”.
Duke u ndalur te modeli i ri ekonomik (rimodelim dhe riprioritizim i ekonomisë i bazuar fortë te prodhimi) për të cilin ka nevojë Shqipëria në periudhën post tranzicion Profesor Angjeli theksoi se “thelbi qëndron tek aplikimi i teorisë neoklasike ekonomike, ku studiohen pjesët përbërëse të strukturës ekonomike dhe evolucionit në procesin e zhvillimit, të cilat përbëjnë natyrën e zhvillimit ekonomik modern.
Hipoteza kryesore e modelit të ri të rritjes ekonomike është që struktura industriale përbëhet si pasojë e faktorëve të prodhimit, në një moment të caktuar dhe me mundësi ndryshimi me kalimin e kohës. Prandaj lehtësimi i identifikimit të faktorëve dhe mundësive të rritjes ekonomike, pra i sektorëve dhe industrive që duhet të kenë përparësi, përbëjnë domosdoshmëri për garantimin e rritjes ekonomike. Në funksion të përmbushjes së objektivave të rritjes ekonomike, qeveritë do të duhet të adoptojnë politikat e duhura në mënyrë që të lehtësojë zhvillimin e sektorit privat në një linjë me avantazhet krahasuese të vendit dhe të përfitojë nga avantazhet hyrëse në tregjet e ndryshme. Prandaj edhe në ekonominë e vendit tonë është e domosdoshme që situatën ekonomike, financiare e sociale ta trajtojmë jo vetëm në kushtet e krizës globale në përgjithësi dhe të eurozonës në veçanti, por edhe të perspektivës e zhvillimit të saj në këndvështrimet e reja ekonomike, duke pasur parasysh: Së pari, identifikimin e faktorëve dhe prioriteteve së rritjes ekonomike, që shoqërohet me gjenerim të punësimit dhe kushteve-kuadër të masave lehtësuese për të. Së dyti, marrjen në konsideratë të gjithë faktorëve të mësipërm, por, në veçanti, ata që ndikojnë më shumë, të cilët janë një kompozim relativ i resurseve natyrore, punës, kapitalit human dhe kapacitetit fizik, që në faza të ndryshme të zhvillimit janë të ndryshme. Së treti, mbajtjen në qendër të vëmendjes së sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike (rritja ekonomike moderne) është një proces i vazhdimit të novacionit teknologjik, rritjes dhe diversifikimit industrial dhe përmirësimit të tipave të ndryshëm (infrastrukturë, rregullimet institucionale, kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm).”
Ku mer veshe nga ekonomia ore ky komuniste i ekonomis se koperativave Anastasis Vangjelos
My GOD….lexoni paragrafin e fundit te ketij shkrimi dhe do ta kuptoni se cfare ekonomisti eshte autori…nje paragraf i tere qe mundohet te thote shume, por s’thote absolutisht asgje. Vetem permend faktoret e rritjes ekonomike (qe edhe kete nuk e ben te plote). Eshte si me thene “qielli eshte blu”.
Nuk kuptoj nje gje: kaq budallenj jane keta shqipot e Maqedonise qe humbasin kohen kot per ceremonira te kota?