6 vjet nga tragjedia e Gërdecit/ Kodheli: Qeveri e shkuar abuzoi, do të rehabilitojmë zonën (VIDEO)

15 Mars 2014, 11:04Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, premton rehabilitimin e zonës së Gërdecit, atje ku 6 vite më parë si pasojë e një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve dhe municioneve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

“Për fat të keq, sot jemi pas 6 vjetësh në një nga vendet që nuk do të harrohen lehtë për shkak të trishtimit që shkaktoi një ngjarje e jashtëzakonshme si shpërthimi i Gërdecit me 26 qytetarë të vrarë, qindra të plagosur, qindra shtëpi dhe biznese të dëmtuara. Ne e konsiderojmë sot Gërdecin një pikë e cila duhet akoma të pastrohet, mbas një pune të bërë nga ndërkombëtarët për rehabilitimin e mundshëm të kësaj zone. Ne sot kemi akoma shumë për të bërë, megjithëse kemi dhënë një premtim që pastrimi i kësaj zone do të mbarojë në muajin shtator të këtij viti. Janë rreth 68 mijë metra katrorë akoma për t’u rehabilituar dhe janë rehabilituar vetëm 7 mijë metra katrorë nga Forcat e Armatosura, të cilat i janë kthyer komunitetit. Janë parë me mjete kërkuese rreth 25% e gjithë zonës së dëmtuar apo që janë me probleme më risk, njëkohësisht ka dhe 30 % të zonës e cila është parë me sy, por nuk është verifikuar me mjetet minakërkuese. Kjo është diçka në proces dhe me të cilën ne po merremi intensivisht. Këtu ka rreth 25 pjestarë të FA që përditë përballen me këtë situata. Ne do t’i rikthejmë këtij vendi dhe kësaj ngjarjeje të trishtë një realitet tjetër atë të rehabilitimit të kësaj zone. Ajo çka dua të pëcjell sot është më shumë se kaq, Ne duhet ta përkujtojmë këtë ditë për të mos u kthyer më kurrë, për të mos u bërë kurrë ato gabime dhe abuzime që u bënë me ligjin, me të drejtën për të jetuar, me të drejtën për të punuar në kushtet e një vendi i cili nuk meritonte të kishte këtë përgjigje që mori, por kishte një qeveri, e cila keqmenaxhoi, keqpërdori dhe abuzoi me një biznes të tillë dhe pasojat i dimë të gjithë se cilat janë. Sot ka akoma disa procese gjyqësore të pambyllura, të gjitha janë drejt fundit. Mendoj që qevria do të bëjë atë çka është më e mira për qytetarët dhe për bizneset që janë dëmtuar këtu. Ju e dini tashmë të gjithë dhe është në diskutimin e përditshëm të mediave që ka probleme pushteti ligjor, ne jemi këtu për të reformuar një pushtet, i cili jo domosdoshmërisht ka qenë nga ana e të drejtit dhe më të dobtit gjithmonë, kështu që ky është një proces që ne po e vëzhgojmë, për të cilin kemi bërë shumë kur kemi qenë në opozitë dhe padyshim do të bëjmë akoma më shumë sot që jemi në qeverisje,” theksoi Kodheli, e cila udhëtoi drejt Gërdecit në kuadër të ceremonisë përkujtimore ndaj 26 qytetarëve që humbën jetën në mënyrë tragjike.

Edhe pas 6 vitesh, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, ndërsa të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për gjymtimet dhe shtëpitë e rrënuara.

45 komente në “6 vjet nga tragjedia e Gërdecit/ Kodheli: Qeveri e shkuar abuzoi, do të rehabilitojmë zonën (VIDEO)”

  1. Ariu nga Korabi says:

    Fukarenj të shkretë…! Të tërë tallen me juve…

    1. ANNA V. says:

      Zona do Rehabilitohet!

      Te gjithe Fituan/po Fitojne Lirine me Kusht!

      Po ata te ndjeret e pafajshem Do Te Ringjallen?! ?

      http://goo.gl/lxSbWp

      1. Muci says:

        Ca do ti te ringjallen ata??? Megjithate duhet drejtesi

    2. aleks says:

      adriatik mema, sekretari i pergjithshem i mbrojtjes, firmosi cdo praktike per ngritjen e fabrikes se vdekjes. punon akoma ne stafin e kodhelit. vrasesi eshte akoma aty. kriminela!!!

      1. Esion says:

        Kodheli eshte e shkelqyer. Ne gjykate denohesh me prova, jo me llafe

    3. Tralala says:

      Kjo zonje e hekurt kurresesi nuk tallet me ata njerez, kjo qe la bere sot tregon respekt. Megjithate pergjegjesit duhet te marrin denimin e merituar,

    4. Gazi says:

      Respekt per ministren

    5. Alala says:

      Je e mrekullueahme

  2. realiteti says:

    Zonja Kodheli!Sikur ti harxhonit energjite per te denuar pergjegjesit e asaj tragjedie do te ishte me mire.Denojini njehere Ju ata,se pastaj vijme te gjithe edhe e pastojme vendin.

    1. Muci says:

      Te jesh i sigurt se kjo zonje percon vetem energji pozitive

  3. predatori says:

    Deklarata sa per te lare gojen. Ne kete vend nuk do te kete kurre drejtesi. Edhe “Rilindasit”, premtuan per te bere drejtesi, por i vetmi ish minister i qeverise se mepareshme eshte akuzuar per ca leke reklamash, nderkohe qe zullumet e tyre jane me mijera. Vend i pashprese perfunsimisht. Nderime per ata qe fatkeqesisht humben jeten.

  4. Gezimi says:

    Opinioni publik ka plot 6 vjet qe pret te denohen fajtoret e vertete, dhe ju derdellisni gjera qe as i vlejne kujt. Besimi qe kishim te ju ka nisur te venitet!

  5. merobaze says:

    PSE KODHELI FLET SI OPOZITARE?

    Nderkohe qe Edi Rama nuk guxon t’i thote nje fjale qertimi Sali Berishes dhe po ben shurdhmemecin per masakren gjakatare te Gerdecit, e cila u be e mundur nga firma private Saliu&Son? He pra pse Mimi Kodheli nuk del si Ministre e Mbrotjes te tregoje dhe spjegoje me hollesi dhe konkretisht si do te ndihmoje familjet e viktimave me LEKA reale dhe po keshtu gerdecaret me programe qeveritare rehabilitimi qe mileti t’i besoje qellimeve te mira qe deklaron, ndryshe do te fillonim te dyshonim se e gjitha kjo eshte nje propagande enveriste sic ne rastin e LHL-ve te Asadit, kur Mimi Kodheli me Edvinin e kishin kopsitur mire dallaveren me amerikanet qe keto LHL te llahtarshme t’i conin direkt ne Mjekes tek kodrat e Elbasanit.

  6. Arberjus says:

    Rehabilitimi i ka ngel Gerdecit se pergjegjesit jane te gjithe ne burg. Turp te kesh Kodheli me shoke qe dilni e flisni budallalleqe pas gjithe atyre qe kane ndodhur. Realizoni premtimet ose shporruni dhe ju! Plehra.

    1. Website says:

      Kesaj i thone te thuash fjalen e fundit te paren. Dhe i kerkon drejtesi, dhe e ofendon. Turp te te vije

  7. Mark says:

    Zonja ministre, ajo si kerkohet eshte te behet drejtesi. Mos e perdor rehabilitimin e zones si alibi per te mos denuar Xenin kinez, Mediun dhe te gjith fajtoret e tjere. Turp te keni!

  8. ari says:

    kodheli ne gerdec-rama duke ja lepire bythen delijorgjit ne tirane.

  9. Erion says:

    Kodheli ka per detyre te pastroje dhe rehabilitoje zonen. Prokurorine dhe gjykatat nuk i ka dore Kodheli

  10. Eri says:

    Bravo qe kujtoheni per ata te shkrete

  11. Te tjera says:

    Turp t’ju vije ju qe cdo gje shkruani, por vetem per fajtoret e vertete nuk thoni thuajse asgje

  12. gazetari87 says:

    shoh zakonisht komentet te gazeta tema dhe sinqerisht qe me vjen shume keq qe eshte nje publik shume i pakenaqur me cdo gje. qellimi eshte qe te vetem te shajne pa e kuptuar se cfare thone apo kerkojne. si mund te denoje qeveria fajtoret? kete e ben vetem gjykata, pushtet jane te ndare! dhe gjykata para se te vinte kjo qeveri ne pushtet i liroi pergjegjesit, per cfare hyn ketu ministrja Mimi Kodheli? cfare mund te thote ajo? te nderhyje ne gjyqesor, te shkele gjithe ligjet? nuk fitohet drejtesia duke shkelur ligjin. ajo beri shume mire qe tha qe raste te tilla nuk do te ndodhin me,dhe bravo i qofte! sa per pastrimin nuk keni pse talleni, normal ju nuk i dini pasojat qe kane ne shendetin tone ndotja e ambientit dhe te gjithe ne vazhdojme hedhim plehra ne rruge. ministria e mbrojtjes po pastron edhe pse rrogen per kete pune e merr ministria e mjedisit… por ne te gjithe cfare bejme? asgje! dhe jo vetem asgje por edhe shajme pse te tjeret pastrojne ndotjen qe e kemi bere te gjithe bashke!!!

  13. antoni says:

    Bravo zonja Kodheli. jeni zonje e nderuar. Ajo tragjedi u shkaktua nga dora e njeriut

  14. LRI says:

    Mos beni shfaqje idiote me mjerimin e atyre fatzezeve. Mjaft i tallet kur e bete deputet e minister te rilindjes kunatin e Fatmir Mediut.Mjaft i tallet kur ju moret voten per rilindjen e me pas ju kthyet shpinen.Ata nuk kane nevoje per rehabilitim te tokes, po per rehabilitim te shpirtrave. Ato shpirtra qetesohen kur te behet drejtesi.Po rilindja nuk e ben dot drejtesine se eshte po aq e zhytur ne gaveten e korrupsionit sa ishte edhe Saliu me çeten e vet te hajduteve.

  15. Erino says:

    Respekt znj. ministre. Me profesionistja deri tani.

  16. shqiptar says:

    Zonja Kodheli duhet me kembengl qe drejtesia te shkoje atje ku duhet ne Shqipri. Deri tani eshte jhedhur balte mbi Gerdecin dhe asht mbulu shkaku i vertete e fajtoret jane te lir. Ju duhet te kembngulni ne qeveri e ne prlament qe te bahen ndryshime ne strukturen ligjore. Emeroni prokuror te ri, bani reforme ne gjykata asht sic asht tuj porosit europa, ndryshoni kryetarin e sherbim te fshehte qe asht miku i saliut e punon per ta. Luftoni per tbnje shtet ligjor dhe keni me pa se gjanat do tndyshojn ne shqipni e per tgjith kombin shqiptar.

  17. Agushi says:

    Zonja Ministre! Eshtë turp pë ju (një ministre) të shprehet për reabilitimin e zonës kur shpirtrat e 26 njerzve nuk prehen të qetë pa dhënë drejtësi për ata që vodhën pasurin kombëtare dhe ata që shkelën rregullat duke marrë 26 jetë dhe dhjetra të tjerë të terrorizuar e traumatizuar për gjithë jetën.

  18. Kris says:

    Ne qeverine Rama kjo paska dhe funksionin e actores dhe drejtoreshes se estrades se shtetit.
    Pasi I mori ShQUP partise demokratike po luan komedine me tri aktore Rama,Meta dhe artistine madh Te humort Sali Berisha.Cfaqia eshte:Fol e qesh moj lozanjare me Gerdece ne bejme pare!
    ne rolet episodike do te luajne Fatmir mediu,Arben Imami dhe vjen nga Hollivudi aktori me fame Luan Hoxha

  19. merobaze says:

    “TE RONI VETE!”

    i tha Edvini Saliu Gerdecit (keshtu e cilesoi Ilir Meta) kur ky vrastar kishte groposur nga lakmia per LEKA 26 vete dhe kishte gjymtuar perjete me qindra te tjere. Dhe sot njesoj si Nexhmije Hoxha, Sali Komunisti nuk ndjen KURFARE pendese per krimet monstruoze te tij.

    Presidenti dhe BABAI i Kombit Bamir Topi u fut poshte krevatit dhe qe aty deklaroi se nuk e kishte degjuar kurre ne jeten e tij se ku bie ne harten e Shqypnise Gerdeci, megjithese firma private Saliu&Son po i vidhte si magjyp hindie Aramtimin e Ushtrise se tij te Vdekur. Po SHIK-u i Bamkes? Kjo eshte nje ceshtje tjeter.

    Sekretari i ambasades amerikane ne Tirane dha alarmin per implikimin e zyrtareve te larte te kesaj ambasade ne aferen e Gerdecit dhe ne aferen e fishekeve te ndryshkur kineze per ne Afganistan, por ne terrin e nates mberrin Kondoliza e Bush Xhunjorit per te pergenjeshtruar nenpunesin e saj dhe per t’ja lene DOBICIN ne dere shqyptareve si kurre me pare ne historine e SHBA-s. Pse keshtu? Pergjigjen mund ta gjejme ne financimin bujar nga Pentagoni me 300 milione USD, jo per shtetin shqyptar te leckosur dhe telendisur, por per ke thoni ju o milet i paditur? Prape per firmen private Saliu&Son, por edhe kjo eshte nje ceshtje tjeter.

    Me pare Sali Kryeministri kishte qepur dhe kopsitur te gjitha shtigjet me VKM-te e tij dhe kishte vene ne pune te detyruar Fatmir Mediun e tij besnik per koke. Por nje gje nuk i kishte llogaritur truni tinzar tropojan dhe kjo ishte qe nuk kishte marre parasysh qe djali i tij Shkelzen Berisha i shte krejt BUDALLA dhe i paafte per kete pune me rrezik dhe delikate. Dhe sic ishte vete i paafte kishte angazhuar rreth vetes akoma me te paafte qe prisnin me gjuhen jashte LEKAT e Bush Xhunjorit per t’u bere te pasur si Rokfelere prej Amerike.

    Prandaj edhe mund te themi me gojen plot dhe pa dyshime ekzotike per “agjente” dhe “poliagjente” te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes dhe se hamendesimet ekzotike per “zjarrveninen” e qellimshme dhe per “armiq” te jashtem, si “poliagjente” edhe nga Lindja e Afert, edhe nga Perendimi i Larget, njesoj si ATA te Enver Hoxhes kur e akuzoi Mehmetin dhe Kadriun si spiune edhe te Rusit edhe te Amerikonit njekohesisht na cojne ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, nderkohe qe te gjithe edhe te medhenj edhe te vegjel e dinin se ASKUJT ne Bote nuk i plaste per Shqypnine dhe shyqptaret, qe Enveri i kishte bere si hijet e nates ne luften per mbijetese.

    Nga ana tjeter vetem nje sy amatori po t’i kishe hedhur Fabrikes se Vdekjes ne Gerdec kjo mjaftonte per t’u bindur se kjo Fabrike e firmes private qeveritare Saliu&Son kishte pamjen e kapanoneve te mafies ku paketon drogen, por kursesi nje Fabrike Ushtarake ku paketohej baruti dhe tritoli me tonelata.

    Prandaj edhe mund te themi me gojen plot dhe pa dyshime ekzotike per “agjente” dhe “poliagjente” te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes se:

    BUMJA NE GERDEC SHPERTHEU NGA IDIOTIZMI I PUSHTETIT DHE LAKMIA PER LEKA.

    dhe se keshtu sic po shkojne punet me te vertet qe kishte te drejte Edi Rama kur i tha Saliut:

    “TE RONI VETE!”

  20. I.Troplini says:

    Znj Kodheli,

    Jeni nga figurat pozitive te kesaj qe sot kemi si qeveri. Them “si qeveri”,, sepse radha e veprimeve te saj te kujton me teper, punen e komunales dhe jo ate te Ministrive dhe Kryeministrise, qe duhet te ishin pergjegjes direkt per venien e drejtesise ne vend.
    Ju mund “ta pastroni” ate vend nga mbeturinat e nendheshme dhe siperfaqesore me ndihmen e qindra ushtareve, por Ju nuk do mundni kurre te hiqni nga mendja e atyre banoreve, apatine dhe mosbesueshmerine e veshtrimit te tyre karshi shtetit qe i vrau dhe i dogji.
    Shqiptaret nuk kane nevoje per deklaratat tuaja publike qe me teper i sherbejne reklames personale sesa te mires se pergjithshme. Ata duan te shohin me vepra se nuk qeverisen nga komunalja por nga nje qeveri e pergjegjshme.
    Nese nuk jeni te vendosur te beni drejtesi, atehere Ju dhe ata te tjeret qe dolen per te bere Rilindje, do te mbaheni mend per ate qe nuk patet shtylle kurrizore per ta realizuar,,,,,PER TE BERE SHTET.!!!

  21. katundarja.com says:

    respekt per te gjitha veprimet deri tani

  22. Astriti says:

    zonja Kodheli pas rehabilitimit te zones duhet te vendosni drejtesine. Jeni ministrja me e suksesshme e kabinetit. Bravo qe nderon

  23. toma says:

    Me gjithe respektin per pastertine, po drejtesi do beni apo?

  24. aleks says:

    Zonja Kodheli, kriminelin e keni ne stafin tuaj. e ka emrin Adriatik Mema, ka qene sekretari i pergjitjshem i ministrise. ai ka frmos cdo parktike qe vrau ata njerez, i biri i Maliqit dhe Mbarimes, datelindja 23.02.1967, anetar i partise demokratike. mos na trego barcoleta

  25. "BALASHI" says:

    Duhet drejtesi. Ministria ben punen e saj. Prokuroria e gjykata duhet te beje punen e tyre per te çuar ne vend ate poshtersi.
    Ate “fabrike” e ngriti politika, ne mes te areodromit e portit me te madh te Durresit, per ta patur te lehte transportin. Kjo eshte veper e Saliut dhe Mediut. Nuk ka fare pune ish Shefi i Shtabit Hoxha. Ai as nuk mund te pyeste e jo me te urdheronte per ndalim apo vendosjen e rregullit ne fabrike.

  26. Dema Goge says:

    Familjaret e viktimave por edhe te gjithe ata qe e ndjejne sado pak dhimbjen e kesaj ngjarje tragjike nuk kane nevoje per ceremonira te ketij lloji. Nderimet para pllakave memoriale, qofshin keto ne Gerdec, ne Bulevard, apo kudo qofshin ato, nuk deshmojne asgje domethenese e pozitive. Ato behen sa per te kaluar radhen, ose me sakte per trushplarje. Mjere ata te vobekte qe u besojne akoma qorrazi kesisoj metodave te dala boje prej kohesh.

    Ata, te cilet e ndjejne me te vertete se ketyre njerezve u duhet kthyer dinjiteti marrin masa konkrete per ndeshkimin e autoreve te kesaj kasaphane njerezore, pa qene nevoja e premtimeve boshe ne kohen e ardhme. Ata, te cilet disponojne sot te gjitha mjetet e nevojshme dhe hezitojne, zvarrisin, apo s’gjejne as kurajon me te vogel te nevojshme per vendosjen e drejtesise ne vend, ata e kane te kote qe vazhdojne e merren me filozofira, sepse e kane humbur perfundimisht rolin e tyre drejtues e vendimmarres dhe po kthehen gradualisht ne te njejtat pozita me keqberesit.

    Nese kjo situate do te vazhdoje te mbetet e tille atehere koha e zgjedhjes se nje alternativave tjeter qeverisese nuk do te vonoje.

  27. emigranti says:

    Dikush ka be koment per tik memen.Nuk i hyn gjemb ne kembe tik memes sa te jet ilir celibashi,kunat i fatmir mediut ne ate qever.Tiku dhe ilirjani jane shok ,kjo eshte dhe arsyeja qe ai nga i dyshuar apo i denuar,vazhdon te jete ne ministrine e mimi kodhelit.Fuck rilindje leshi

  28. Amarildo says:

    Edhe nderimet kane domethenien e tyre. Ministrja Kodheli ka nderuar viktimat e asaj tragjedie te ndodhur ne kohen kur ajo nuk drejtonte Ministrine e Mbrojtjes. Ne momentin qe Mimi Kodheli u be ministre e Mbrojtjes ndryshoi ushtria dhe ka krijuar nje imazh te ri ne drejtimin e ushtrise. kabitem me disa nga komentuesit sepse ngaterrojne ministren me Gjykaten dhe prokurorine. respekte

    1. merobaze says:

      Mos u habit o Amarildo Djali me hipokrizine e Mimi Kodhelit qe vertet kerkon te dale si NENE Tereza ne media, por nuk duhet te harrojme qe Mimi Kodheli Meshiruesja eshte pjese e qeverise, e cila ka ardhur ne pushtet me votat e 23 qershorit me premtimin solemn te Edi Rames para elektoratit qe e votbesoi se do te RILINDE Drejtesine e korruptuar shqyptare dhe kete duhej ta kishte si detyra emergjente e shtepise kjo qeveri qe sipas gjasave eshte edhe hipokrite per te mbuluar mashtrimin e saj elektoral.

      Prandaj mileti eshte irrituar dhe kerkon qe Mimi Kodheli me mire te mos hiqet si Nene Tereza Meshiruesja, sepse nuk eshte zgjedhur per kete rol te Zotit, por te detyrpje BOSIN e saj Edi Ramen te dale nga Brima e Miut ku eshte futur dhe te ndeshkoje me ne fund vrastaret e Gerdecit.

      Se ndryshe do te thonim qe e gjithe kjo eshte nje HIPOKRIZI socialiste si ne rastin e LHL-ve te Asadit. apo e ke harruar qe ishte Mimi Kodheli ajo, e cila propozoi Mjekesin ne kodrat e Elbasanit per te helmuar Vatanin pa piken e pergjegjesise.

  29. Bujari says:

    Duket qarte qe komentues te grupuar duan te nxijne gjithcka dhe kedo. Si nuk ju vjen zor qe edhe ne situata te tilla vetem nxini. Mimi Kodheli ka nderuar viktimat e asaj tragjedie dhe meriton respekt.

  30. Flutura says:

    Je zonje e hekurt Mimi. Bravo je me e mira. Gojeligat le te shajne, sepse te rritet me shume suksesi

  31. Arbeni says:

    Bravo. Je ministrja e vetme qe nderove viktimat e tragjedise ne kete 6 vjetor. Suksese ne detyren tende

  32. edi says:

    Mos u merrni me qeverine e kaluar po beni punen

  33. Baba says:

    Veprimi i saj me duket me shume hipokrit, odiot, dhe mbi te gjitha nonsens. Tani qe moret pushtetin pse nuk i denoni hajdutat, apo kjo ishte lojaaaaaaa, Rame ta futi prap Berisha.

  34. Arlinda says:

    Me qeverine e kaluar do meret ministrja sepse ajo ngjarje ka fajtore te cilet sjane denuar

  35. breshka says:

    po si nuk ju vjen zor…ngelet duke nxire kedo dhe sido. MIMI KODHELI,,,eshte e vetmja ministre qe ka cuar dy dosje ne prokurori per paraardhesin e saj..dy dosje ne lidhje me shkeljet dhe ka denoncuar korrupsionin me parate e taksapaguesve shqiptare. pse nuk flisni per keto ju te gjithe,,po dini vetem te nxirrni vrer. pse nuk thoni se te pakten ne fund, dikush doli ne publik dhe denoncoi shkeljet,,zullumet e pashoqe te qeverise se shkuar? Pse nuk merreni me prokurorine dhe gjykatat,,atje ku vertete qendron problemi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje