Lubonja: Kërcënimi i vetëm për Ramën është ende Berisha. Ne nuk kemi rini që të na nxjerrë një Aleksis Tsipras

3 Shkurt 2015, 18:02Politika TEMA

Fatos Lubonja vazhdon të shkruajë me simpati për Syriza-n dhe Aleksis Tsipras.

Por, ai shprehet i dëshpëruar, pasi sipas Lubonjës, Shqipëria nuk mund të nxjerrë një Tsipras.

Dhe, fajin për këtë, Lubonja thotë se e ka rinia shqiptare, e cila është e korruptuar dhe servilie dhe nuk ka ndonjë vlerë të lartë morale.

“Sot, kur flitet për Shqipërinë dhe përmendet brezi i ri, të gjithë kritikët të flasin për një brez të ri impotent, të nënshtruar ndaj autoritarizmit të liderit, që nuk kanë ambicie për të qenë dikush, përveçse duke pasur sa më shumë para. Para pak kohësh pashë një përvjetor të FRESH-it, që më kujtoi fjalët e një mikut tim gjerman (ish-sindikalist, anëtar i SPD-së), i cili ishte çuditur kur kishte marrë pjesë në një ngjarje të ngjashme të para do kohëve të PS-së.

Duke iu referuar rinisë së tij, ai më tregoi se në ngjarje të tilla, ku vinin liderët, ata mezi i prisnin për t’i gozhduar me kritika e me kërkesa, kurse këtu te ju – më tha – të rinjtë vetëm duartrokasin e brohorasin liderët e mëdhenj, sikur të jeni ende në kohën e Enver Hoxhës. Fakti është se sot flitet për të rinj edhe më rrufjanë, më klientelarë, më të korruptuar, më të dhunshëm, më të aftë sesa prindërit e tyre për të përdorur të gjitha metodat e servilizmit, ryshfetdhënies, dhunës apo të korrupsionit (Nuk po hyj tek ata që janë rreshtuar në ushtrinë e krimit të organizuar)”, shkruan Lubonja për “Panorama”.

Mendimi im është se disponimi i kastës nuk është krijimi i kushteve që do t’u krijonin të rinjve më shumë liri, dije, dinjitet, autonomi, në mënyrë që nesër të lindnin prej tyre sivëllezërit e Tsiprasit. Kasta e sotme nuk përdor më burgjet për të sunduar, por sistemi që ajo ka ngritur, ashtu si ai i djeshmi, nuk e do dijen, preferon injorancën, nuk e do mendimin e lirë, preferon trushpëlarjen, nuk e do kritikën, preferon propagandën, nuk e do sinqeritetin, preferon hipokrizinë, nuk e do integritetin, preferon servilizmin, nuk e do punën e ndershme, preferon korrupsionin, nuk e do dinjitetin, preferon nënshtrimin, nuk e do meritokracinë, preferon klientelizmin, nuk e do të vërtetën, preferon gënjeshtrën. Dhe të rinjtë tanë janë të bombarduar natë e ditë nga këto preferenca të kastës”, vijon ai.

Për këtë arsye, sipas Lubonjës, i vetmi rival i Ramës është Berisha, dhe jo ndonjë Aleksis Tsipras shqiptar.

“Rama, edhe pse në pozitat e një Papandreu, në kuptimin e rrënimit që po vjen dhe pamundësisë për të ndryshuar/ndëshkuar vërtet, nuk sheh në horizont asnjë kërcënim për pushtetin, përveç “të keqes më të madhe: Berisha”, që sapo është rrëzuar. Prandaj në luftën e tij për pushtet merakoset vetëm të vazhdojë të mbajë elektoratin, mediet, shoqërinë civile, shkrimtarët, artistët e sa më shumë në anën e tij e kundër partisë tjetër, që mbetet e vetmja alternativë për shqiptarët, çka do të thotë se realisht i lë shqiptarët pa alternative”, shkruan ai./b.l

78 komente në “Lubonja: Kërcënimi i vetëm për Ramën është ende Berisha. Ne nuk kemi rini që të na nxjerrë një Aleksis Tsipras”

  1. berti says:

    Shume drejt e ka!!! Kushdo qe eshte shkolluar dhe ka jetuar ne Perendim e kupton menjehere prapambetjen e tmerrshme sociale dhe mendore te shoqerise shqiptare dhe te rinise ne Shqiperi ne vecanti. Se kush e ka fajin ky eshte nje diskutim me vete, por gjendja e sotme fatkeqesisht eshte e pashprese. Ndoshta pas 50 vjetesh, nese do te kete mbetur Shqiperi deri atehere (se kete qe kemi po e merr lumi, ne kuptim te drejtperdrejte dhe figurativ)

    1. Besa says:

      Nese Lubonja pelqen Tsipras dhe nuk pranon qe Edi Rama ishte nje Tsipras me 23 qershor kjo tregon cinizmin e Lubonjes dhe qe nuk eshte objektiv. Do apo sdo Lubonja Rama ishte me shume se Tsipras se fitoi si ai para 2 vjetesh. Dhe sigurisht rinia voton Ramen, pasi perfaqeson zhvillimin dhe qyteterimin, ate qe rinia perfaqeson. E kush tjeter pervec Rames do ishte me i mire, plaku apo ato putanat e zhgryera te PD?

      1. True Detective says:

        Ste hyn ne pune “qyteterimi” i Rames kur menyra si qeveris eshte identike si e
        Saliut, me KLIENTELE. Me kete vije arsyetimi mund te thuhet shume mire se po na qeveris nje Berish i “qyteteruar”.
        Nga ana tjeter te krahasosh Tsipras me Ramen eshte teresisht e pavend.
        Njeri beson ne socializem real dhe nuk eshte kukull e askujt(te pakten deri tani), tjetri ka ardhur aty ku eshte duke u kurverurar e duke bere kompromise sa me shume te mundej,pa harruar ndihmen e xhaxhi Sorosit. Keshtu qe te lutem shume shoqja FRESHiste duhet te nderrosh burim informacioni.

      2. brace says:

        shume qarte Besa.Por ti duhet te kuptosh se pse ky morr televizionesh e thote kete mufke,se eshte pro serb,grek dhe antishqiptar.Nuk po nxitohem me kete qe po them ,vetem se po I shtoj ate qe eshte kthyer ne nje karagjos qe nuk e degjon me njeri,prandaj te keshilloj te mos merresh shume me te…

      3. lesa says:

        Ti Besa do jesh nga ato FRESH-it. Nuk te pelqen artikulli i lubonjes se ka share ty dhe shoqet e tua duartrokitese, hipokrite, servile: shkurt trushpelara.

      4. kamera says:

        Besa me rrofsh topet po thirr Tsipren tend te mi mbaje dhe ti ti qethesh…

      5. jani says:

        Besa, pajtohem me ty, dhe si kosovare jam “subjektiv” kur them se Tsipras eshte i VOGEL ne krahasim me Ramen, edhepse nuk eshte per nençmim, ama Shqipria i pelqen dikujt apo jo nuk ka pasur as nuk do te ket udhheqes politike me komplet se Ramen.Se paku une keshtu mendoj,ndoshta po gaboj.E lubonjes i them: behu pak me realist se te ka hipnotizu ai i Klanit.

      6. ariu says:

        besa qelbsire rama edhe me qelbsire lubonja kaapak qelbsire tsipras kurse ti besa-leter higjenike e qelbsirave.

        1. Ruzhdi says:

          Mos e lavdroni tsipras se mundet me qen katastrofa e fundit per Greqin. Shqiptaret kan nevoj Mentalitetin ta ndryshoj ejo te mirren me Saliha apo me Edirama Populli Shqiptar te bashkohet per nje jet ma te mir.

      7. alberti says:

        fatekeqesisht rinia shqipetare esht tru shpelar servile dhe pa ambicje per te sjell nji politik te re ne shqiperi

    2. moza says:

      Eshte per te ardhur keq qe brezi i ri eshte si me thene nje brez i plakur, aspak aktiv, i pa afte per te ndryshuar gjendjen, nje brez i nenshktruar deri ne marrezi, nje brez qe nuk mund te perserit vitet 90-te, ku brezi i ri ,brezi i bijeve te komunisteve, shkaterroje regjimin e prindereve te tyre,duke u bere lajm i pare ne televizionet me prestigjoze te botes, duke bere histori me teper se baballaret e tyre, ndersa sote rinia eshte plakur ende pa rritur, pa pretendime, hedhin plackat ne krahe dhe shkojne drejte europes ne vend qe ta kerkoje me force permiresimin e gjendjes ne vend, nje brez qe ne shumicen e rasteve edhe neper televizor lavderojne sunduesit e tyre, kjo eshte per te ardhur keq , bile edhe ne votime nuk kane deshire te shkojne, nuk kane deshire te ndryshojne gjendjen, Lubonja ka shume te drejte. Nje arsimin i keq ,midis te tjerave e vrete rinine.Nje drejtues partie plaket e nuk terhiqet ne jeten private se nuk ka frike nga askush, nuk ka frike nga rinia, bile edhe kur vrete njerz te pafajshem.Qeveritaret nuk kane frike nga pushteti,sepse rinia eshte e plakur dhe nuk ka forcen rinore,prandaj vjedhin sa te duan e kur te duan sa qe vjedhja dhe korrupsioni tashme duken krejt normale dhe nuk perbejne me lajm. Brezi i viteve 90 e beri punen e tij, brezi i tashem ne se nuk i intereson e ardhmja le te qendroje pasive, por sunduesit asnjehere nuk bejne ndryshime ne menyre vullnetare.

    3. nard noka ,noke nardi says:

      Te lumte Mero, artikull te shkelqyeshem ke shkruar , vazhdo keshtu si perhere.

    4. albatros says:

      Ne kemi rini droge prostitucioni hajdute putanash qe vishen pothuajse lakuriq me super mini dhe bluza sutina.Rini te orgjive qwjfit seksit bordellit pijeve aventurave shthurrjes degjenerimit.Kete rini donte elita ne fuqi dhe te huajt Rini pa ideale pa respekt Zombie dhe robota Rini debilash pa asnje atdhedashuri pa asnje ceshje apo deshire per vendin e vet.Rini parazitash qe presin lek nga ne emigrantet dhe qe duan vetem qejfe.Rini qe jeton ne boten e perrallave.Rini kumaresh dhe bingosh kjo eshte rinia dhe mallkimi i vendit tone

  2. Aristoteli says:

    Vazhdo e shkruaj ndonje gje per Saliun se ndoshta ja ke mare doren kesaj pune sepse ju te dy shani njeri tjetrin por ne fakt jeni nje te dy kini jejtuar dikur ne te njejtin vend me priviligjet e Bllokut.

  3. BESO says:

    Nuk ka mates qe te mate ligesine e ketij njeriu. Te gjithe perpiqen qe te japin nje mendim se si duhet te ece Shqiperia , kurse ky ngrihet dhe ngryset me mendimin si ta shkateroje Shqiperine. Shume cinik ne shpirt.

    1. Open your mind.. says:

      Lubonja eshte vertet ashtu sic thua ti,cinik,por megjithe antipatine qe kam per kete individ,ky thote nje te vertete te hidhur ne rastin konkret.Rinia ne shume vende te botes,ben revolucione,kurse ketu tek ne,rri tere diten kafeneve.A nuk eshte fatkeqesi kur sheh librarine bosh,dhe kafenete plot ne mes te dites? Rrine pas ndonje deputeti a kryetari partie,me shpresen qe te zene ndonje vend pune “me leverdi” ku te bejne lek pa djerse.

  4. Artur says:

    e drejte, por jo detyrimisht duhet te jete nje levizje e majte, mund te jete edhe e djathte. Nje pjese e madhe e rinise sot jane parazitet qe kane marre shkollat me leket e prinderve qe ne moshe te vogel. Prandaj, ato nuk kane personalitetin e njohurite te sfidojne nje lider, apo cilin do. Megjithate, rasti i armeve kimike jep shprese, perseri roli i te rinjve duhet te jete tjeter.

  5. TR says:

    Rama mund te shahet per shume gjera por ti thuash se po con ne humnere shtetin kjo eshte qesharake,pasi ne ne humnere jemi te pakten prej 4-5 vjetesh. Ky te pakten po ben perpjekje per ta formalizuar kete informalitet rrumpalle qe eshte gatuar prej 20 vjetesh.

    Sa per Tspirasin,kur Greqia te shkoje ne te semes pas 1 apo 2 vitesh eja e flasim.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Paska parti tjeter si alternative dhe ate partine tjeter e kontrolloka prap Rama. Hajde koke hajde.. Sado qe vjen verdalle per c’do teme sociale e politike o Lubonja, prap tek historia e ujit me gomarin shkon ti..

    I agree, to disagree..

  7. Mara says:

    E vetmja shprese eshte Rama, te korigjohen gabimet e te ecet perpara

  8. batua says:

    Bravo Lubonja po kujt tja thuash, atyre qe jane tredhur nga Rama e Berisha.Te dy jane njelloj si i pari dhe i dyti jane mbeshtetur te ” bizemen te ndershem e patriot” njeri te dy koqet e kompani dhe tjetri te lolot dhe tek malltezet

  9. USA says:

    z.lubonja …

    nuk e ke interpretuar si duhet.

    sa te jete berisha ne politike rama do
    na mbije ne balle.

  10. agim says:

    sa shpejt n’a u provua Syriza si shpetimtare e lumturise se popullit grek ( apo lumturia nuk eshte tregues i aspirates ?) qe u dashka lutur te n’a vije edhe ketu.
    Apo mos valle mjafton t’i fryjme deshperimit popullor dhe kjo e ben çdo ide te dobishme per popullin.

    1. Agimi i vertetes says:

      Vetem nje budalla si ty mund te thote gjera kaq idiote…….bythelepires je ne cdo postim…

    2. Mara says:

      Mjere ai popull qe perqafon idete e ketyre fryresve te deshperimit.

  11. informatori says:

    Ti nuk ben gje tjeter vec se sinkronizohesh me politiken greke dhe kjo te del vetvetiu per kete eshte e sigurt qe do shperblehesh nga greket o bythgrisur burgaxhi.

    1. LORA says:

      Po kaq ,sa me politiken greke,eshte i sinkronizuar ljuba edhe me ate serbe.Mendoj se kjo nuk duhet harruar.

  12. Gezimi says:

    Keshtu sic po vazhdojne situatat e veshtira ekonomike, mos u cuditni qe dhe ketu do dalin ne skene Ciprat shqiptare. Madje, mendoj qe do jete e shpejte…..Ka ardhur koha per kete.

    1. enter" says:

      Mos e kishit fjalen ju per ate palacon e aleances kuq e zi????? ahahahahaha.

      Shqiperia ska nevoje per Tsipras, Shqiperia ka nevoje ti vihet punes e te mos merret me thashetheme

  13. human says:

    Sjam totalisht dakort me zotin Lubonja. Eshte shume e vertet fatkeqesisht kjo qe thote, ai vend po shkon drejt nje lufte pa kthim, me keq se vendet arabe, ska rini por puna eshte i nderuar se ska as moshe te mesme si puna e Meros Bazes dhe juve, a sduhet te jeni ju ne krye te nje levzje per te miren e femijeve apo te gjenerates nen 30 vjeç? Por ska as pleqeri qe duhet te dalin ne rruge dhe te thone mjaft me keto poshtersi se e tashmja dhe e ardhmja e femijeve te tyre (50 vjeç e poshte) dhe e niperve po venitet diten ne diell para syve te te gjithve. Rezikimi fillon nga lart posht i nderuar pasi vet mosha biologjike te detyron, çfare kane per te humbur pensionistet perveç pensionin, po per ju a eshte jeta juaj me e shtrenjt apo e femijeve qe po rriten, KJO ESHTE CESHTJA!!! Prandaj duhet nje koshjece kolektive duke filluar nga me te medhenjet ne mosh e deri tek 18 vjeçaret…

  14. BERISHA LARGOHU. says:

    Lubonja eshte legen i Berishes, nuk ka rini te shkoje mbrapa bythes te nje depresuar siq eshte ky i fundit.

  15. Shoku Rrok i Druve says:

    Po te kemi Ty, o Tos! Qe si analicist e ben fakt te kryer mbarimin e “misionit historik” te Edi Rames. Te vetmit qe reagojne negativisht, alakomitet malesh, me inspirim nga SHQUP-i eshte banda e Sali Berishes dhe PinjollPD-se, banda e analicisteve-mercenare, si puna yte!

  16. eli-tiv says:

    ….karravidhet si lubonja enderojne…sa per berishen..ai ka kunder cdo shqiptar… koha e tij ka skaduar…pushteti i mbetur po mbaron si funksion shuars

  17. kolaq dangëllia says:

    Ç’është kështu, ka plas keq mikrobi marksist-leninist ?! Ç’janë këta pinjollë të bllokut të djeshëm, të ndarë në klane te KLAN-i, që bëjnë thirrje për të dalë një Cipras shqiptar. Po shqiptarët e masakruar, nuk e harrojnë kaq lehtë tmerrin e këtyre kopilave marksistë-leninistë, revolucionarë bastardë, që na lanë për gjysëm shekulli si mos më keq.Ja disa nga këta si fillim: Fatos Lubonja(lindur e rritur në Bllok), Andi bushati lindur e rritur në Bllok si nip i Hysni Kapos), Zana Guxholli (qeflesha e Bllokut)etj. Kaq për sot. Një ditë tjetër ca të tjerë që paguhen nga KLAN-i. Këta janë sa për të hapur oreksindhe sytë e shqiptarëve pë ta mbajtur sa më larg murtajën, që po kerkojnë ta fusin prapë antishqiptarët simpatizantë të Cipras.

  18. Arben says:

    KUSH THA QE NUK KEMI????!!!

  19. Kariz Matik says:

    Drejte z.Lubonja. Nje Cipras shqiptar edhe mund te kete. Por edhe sikur… ai do te ishte krejtesisht i pafuqishem, po te mendosh se kemi nje rini qenefi, impotente, dhe qe vuan nga kompleksi i inferioritetit.

    Deri tani i kemi patur vetem sa per t’i fryre bilbilave te politikes…

    Deri kur !!!

  20. enter" says:

    Te drejte ka. Shqiptari nuk eshte mesuar ndonjehere te ankohet sepse ne genin e tij akoma qendron frika e diktatures.

  21. Sh. says:

    Problemi qe ngre Lubonja eshte teper serioz.Rinia jone si e ardhmja dhe ndryshimi i vendit, nuk duhet te na mungoje .Nje pjese e Rinise u aktivizua
    ne Aleancen “Kua e Zi “te Spahiut ,por deshtuan duke u mashtruar nga retorika e atij Lideruci ,i cili kerkonte si te gjithe Liderucat e tjere
    karriere politike .

  22. ladi says:

    Ai more leket e perndjekurit or tos nakatosi dhe cfare viti I more, se ngele duke leh si qen plak naper emisionet e Fevziut, ku shqiperia po perjeton nje fatkeqesi natyrore ti dhe ushtari I berishes fevziu beni emision per helikopterin qe ra ne spanje duke krijuar hamendjet nga u ngrit dhe nga uzbrit , turp te keni pushta.

  23. donnie says:

    po ku dini ju kush eshte lubonja o te shkrete…..ka bere burg per agjitacion e propagande o injorante njerez ….ka ngritur nje problematike shum te rendesishme me kte artikull ….rinia shqiptare eshte vertete impotente …keni ndonje argument kunder per temen???? nese jo mos hidhni vrer kot sic e kane zakon shqiptaret mjerane

  24. Dardha says:

    O njerez, pse jeni kaq te ceket.

    Kur Lubonja thote “Cipras shqiptar” nuk do te thote patjeter komunist shqiptar, marksist shqiptar, leninist shqiptar, fashisht shqiptar, e ku di une c’mund te jete Ciprasi ne vazhdim. Nuk e ka as fjalen nese Ciprasi do te jete apo jo i suksesshem.
    E ka fjalen per Dike, per nje person ne Shqiperi, i cili pavaresisht doktrines se tij politike (i majte, i djathte apo i qendres) do te jete i afte te beje nje “revolucion” dhe te mposhte kasten politike qe ka sunduar ne Shqiperi gjithe keto vite, te mposhte korrupsionin dhe injorancen, dhe t’i jape popullit shqiptar nje alternative te ndershme, te pakorruptuar, te zote profesionalisht por te virgjer politikisht.
    Nese ky do te jete i majte, apo i djathte, liberal apo konservator, kjo eshte tjeter ceshtje.
    Ciprasi mund te mos kete sukses ne Greqi por erdhi ne pushtet si nje njeri me te kaluar politike te paster. Mund ta thoni kete per Ramen dhe Partine Socialiste? Mund ta thoni kete per ndonje parti ne Shqiperi deri tani? Nuk e besoj.

    Fatkeqesia e Lubonjes eshte qe thote te verteten. Ai as nuk e nxin dhe as nuk e shkaterron Shqiperine. Eshte tashme e nxire dhe e shkaterruar. Ai vetem e pershkruan kete ne leter.

  25. sokol zadrima says:

    Mire e ke Fatos. Por mos harro se nuk i lini te rrinjte ju pleqte e rrjedhur duke filluar nga Saliu dhe deri te ti.

  26. Klimax says:

    Pushtetet ne Shqiperi historikisht, me apo pa pluralizem, ishin dhe vazhdojne te jene pushtete totalitare. Shoqeria shqiptare e izoluar, e pa-zhvilluar, e varfer, e nenshtruar, e frikesuar dhe e pa-eksperience ne ndryshimet shoqerore nuk mundi te kuptoj dhe vazhdon te mos kuptoj se si funksionon nje sistem i vertete demokratik. Keshtu qe shoqeria humbet rolin e saj perball cdo klani ne pushtet te cilet funksionojne me nje sistem zinxhir interesash dhe klientelash teresisht te korruptuara. Ketu nuk bene perjashtim as pushteti i Rames, por ndryshe nga Lubonja mendoj se kercenimi i vetem i Rames eshte totalitarizmi i Rames, kur ky totalitarizem do te preki interesat e klanit qe e mban ate ne pushtet.

  27. imiri says:

    Kurre me mire ska folur Fatosi, Shqiperise i duhet nje Albin Kurti, rinis se Shqiperise nuk i kerset leshi per Shqiperine, deri sa ne Shqiperi ka droge, femra, me fal prostituta, “muzike” te huaj ne Shqiperi rinia fatkeqesisht eshte degjeneruar.

  28. timi says:

    Ja fute kot fatos ,berisha iku njehere e pergjithmone,populli perhere do ti japi atij 1 milion shuplaka.

  29. patrioti says:

    Rinia Shqiptare e analfabetizmit,rrugeve,kafeneve
    e arrogances,iniorances,
    hurit,droges,litarit.

  30. donnie says:

    sokol zadrima je krejtesisht injorant

  31. dani says:

    Jeni komplet i pa drejt lubonja kur thua se sistemi qe shkoj kerkonte ta linte popullin ne injoranc,ketu ja fut kot se ne qe te degjojm e kemi jetuar pak me shum se ty kohen e shkuar kur ti treçerekun e jetes ishe i mbyllur ne burg,ne qoftese zotrote nuk do mesoje ne ato universitet shtetror ne at koh sot me universitetet e sotme do ishe vetem nje gomar, por megjithate edhe qe ke mesuar ne at koh ty shpirti nuk te ndahet nga komunizmi i TSPIRASIT se ke prejardhje te majt te thekur por urrejtia dhe ena qe te futen ne burg ta errson mendimin,nuk arri te kuptoj si nje njeri qe e mban veten per mendimtar te madh si zotrote shpresen e var tek zoti SALI per te shpetuar vendin, ti te shkuaren skandaloze te SALIUT e njef mir,kur i mban krahun kaq fort atij mund te na tregosh interesat qe ke patur me SALIUN ose veten mos e mbaj per burr te ndershem kur i del ne kra nje krimineli dhe antishqiptari si SALIU, apo gjen veten tek figura e frikshme e SALIUT.

  32. Bond says:

    E mor Lubonja…duket qe burgu nuk te ka bo fajde

  33. pjatalarsi says:

    Ne opozite mblidhen piket kollaj! Shumica e tyre jane fllucka sapuni!

  34. england says:

    Cfare do thote ky psikologu Tos(se politolog nuk mund ta quash)nese Syriza bashke me Tsipra-sin del nje bllof i madh!mos ndoshta nuk do i kujtohet ky shkrim sic ka bere edhe here te tjera ne parashikime!.

  35. Hm... says:

    Me grabitjen ‘legale’ te prones dhe votes, qytetari eshte ne panik te perditshem mbijetese dhe korrupsioni zinxhir nga lart ka deshmuar nje cerekshekulli qe i paudhi ia del dhe njerezit qe respektojne ligj e moral mbeten me gisht ne goje. Jane ngaterruar keq punet dhe brezi i ri ka lindur parazit dhe do mbijetoje si i tille dhe e ardhmja mbetet e zymte. Sa per grekun, Lubonje, duhet pare nese ia doli me parate e rusit se vetem me ideale dhe fjale te bukura nuk vjen dot ne pushtet. Prandaj, e vetmja shprese eshte lidhja me perendimin por jo si vasal por si partner per te marre investime dhe krijuar pune te ndershme ne vend, gje qe politika e sotme e dites nuk e deshiron sepse i cenon pastaj pushtetin qe bazohet ne pislleqe. E keqja e djeshme, Berisha me shoke ende eshte neper kembe e derisa ti tregohet vendi atij, kemi arsye te dyshojme tek vete Rama

  36. Meleku says:

    Lubonja ka harruar Tsipras-in shqiptar, Erion Veline!

    http://www.gazetatema.net/web/2013/09/18/foto-lajm-ministri-con-vete-ne-spital-femijen-rom-pasi-i-ishte-refuzuar-sherbimi/

    Erioni u ngrit nga asgjeja ne nje toppolitikan qe rrezaton politiken shqiptare dhe bile po e hijezon figuren e lartmadherise se tij, Edwin Kristaq de Ramasjo.

  37. donnie says:

    ti england je tipiku injorant shqiptar qe jeton ne angli ….si ju mban ai vend ju nje zot e di

  38. Domndoci says:

    Tosi ka te drejte! Ju pelqen apo jo duaxhive te Rames . Jetoj e punoj me rinine qe prej 39 vitesh. Fatkeqesisht jane te verteta konstatimet e Lubonjes. Rritet nje brez me te gjitha negativitetet qe konstaton Lubonja. Na vjen keq a na vjen mire realiteti ky eshte fatkeqesisht. Autoret e ketij shkatrrimi te personalitetit te rinise jane vampiret politikane qe ja kane arritur qellimit, per ti katandisur te rinjte tone ne polipe. Pershendetje Lubonja. Te garantoj qe nuk gjendet as ka per tu gjetur ndonje “ciprias” ndermjet rinise eunuke shqiptare, banues ketu ne shqiperi.

  39. Selamiu says:

    Ky i “gjithe dituri” e ka mire, por nuk di nje gje:
    Komunizmi eshte si puna e duhanit, kerkon aq kohe per tu pastruar sa kohe eshte pire, dmth meqe jemi helmuar 50 vjet po aq duhen per te pastruar mushkerinjte!

  40. emigrant says:

    Jam kryekeput dakort me shkrimin. Modelet sociale te ashtuquajtur te suksesshem jane te tille, dhe nje rini tashme e lindur pas viteve 90′ e paformuar nga ana arsimore suk mund te kete alternative identitare tjeter. Nje shembull: ne QSUT ekziston nje biblioteke/salle studimi me kushte te perkryera per studente. Ishte gjithmone bosh, dimer e vere e ne cdo ore. Localet e panumerta plot me studente.
    Une personalisht kam studiare jashe dhe qellonte te benim rradhe nje ore per te kapur nje vend te lire ne Salle studimi.
    Shqisa kritike due identiteti i individit zhvillohet vetem me arsimim. Due ky i fundit nuk behet me nje lexim fletoreje por me ore te tera ne dite dhe per vite me rradhe mbi libra.
    Rinia studentore ne shqiperi kalon 8 ore minimimumi ne kafene’ duke qare me neri-tjetrin hallin “u trashem fare”.

  41. faro says:

    Fatos xhelozi!
    Po te them qe ta mbash mend mire! Do apo nuk do ti……….Rama nuk eshte Tsipras, por eshte nje reformator pasionant, nje mendje hapur, qe paste jete qe ta transformoj kete vend sa me shpejt. Tsipras te shohim se c’do te bej dhe pastaj te flasim.

  42. england says:

    Une e dhashe mendimin tim(ndoshta ashtu sic te pelqen ty,prej injoranti)po ti more derdimen qe perdor butonat e tastieres per te me share mua,cfare mendon per kete teme?nuk eshte faji im more njeri i zotit qe ti vuan inferioritetin tend,kundrejt dikujt qe jeton me djersen e tij,dhe larg kufijve nga ku ti jeton por qe eshte shqiptar sic ndoshta dhe ti je…

  43. Roland Deda says:

    Kam pasur respekt per zotin Lubonja, por ai ka tradhetuar vehten dhe dashamiresit e tij. Zoti Lubonja ne fillimet e demokracise ka dhene nje kontribut te rendesishem dhe frymezues me idete , analizat dhe me qendrimet e tij kritike dhe largpamese. Zoti Lubonja ishte anetar i Forumit per Demokraci ne kohen kur sundonte Berisha dhe ka mbajtur nje qendrim parimor dhe atdhetar kunder politikes antidemokratike dhe kursit te regjimit te Berishes. Me kalimin e kohes zoti Lubonja u “lodh” dhe u be me elastik. Kursi i tij i preferuar u be “antikonformizmi” ndaj politikaneve e vecanerisht kunder te majteve qe i pati mbeshtetur me te drejte dhe kryesisht ndaj Edi Rames. Fatosi ka te drejte kur flet me shqetesim per brezin e ri qe i eshte pershtatur nje menyre jetese spekulative , korruptive dhe madje hileqare, por nuk analizon shkaqet e mjedisit helmues qe u krijua gjate viteve te demokracise dhe vecanerisht ne kohen e sundimit te Sali Berishes. Nje nga krimet me te medhaja qe ky bastard i beri kesaj shoqerie ishte depersonalizimi i njerezve ne pergjithesi dhe i te rinjve ne vecanti. Regjimi i Sali Berishes mbolli korrupsionin, servilizmin, paaftesine dhe bindjen e verber tek udheheqesi. Ai zhduku cdo lloj fryme per mendim te lire, kritike dhe inovacion. Te caje ne administrate e kudo duhej besnikeria partiake, servilizmi dhe korrupsioni. Asgje nuk mund te realizohej pa para ne dore. Rinia shqiptare ishte viktima e pare e kesaj epidemie vrasese. Nje pjese gjeten shpetimin duke u “arratisur” jashte per nje jete me te mire, por pjesa me e madhe mbeti brenda si target i ketij hibridi vrases. Gjendja eshte kjo qe eshte. Zoti Lubonja e di mire shkakun , por nuk pelqen te veje gishtin ne plage. Si kritizer profesionist ai e ka te lehte te drejtoj gishtin kunder qeverise dhe kryeministrit Rama, por harron gropat e medha ekonomike dhe sociale qe pushteti i Berishes i la kesaj qeverie dhew vendit pas tete vjet qeverisje te papergjegjshme. Si intelektual dhe si njeri qe ke provuar burgun e regjimit komunist zoti Lubonja ndihmo vendin me kritika dhe analiza objektive dhe jo me sulme denigruese. Te uroj te jesh mire me shendet dhe i dobishem per te gjithe. Besoj zoti Lubonja tek intelekti dhe vuajtja juaj , por mos i shndrro ne arme te se keqes.

  44. ari says:

    Bravo mendimtar,e lexova dy here shkrimin dhe me ndalesa[qe te mundja te kuptoja e analizoja domethenien e atyre fjaleve]

  45. genci says:

    O te mjeret ne….qe rrime e merremi me analistet shqipetare .Po nuk e ka fajin as Rama e as Berisha ,as rinia e as pleqeria ,por sistemi shoqeror njerezor.Se nese do ishim te tere te pasur ,kush do te punonte.!Historia njerezore nuk ka nxjere ndonjeher ndonje qeveri ku qytetaret e saj te hane me luge floriri.!Se edhe Rama me Berishen te ikin ,ata qe do te vijne do te jene me te mire?Cipra ne Greqi nuk ishe “zgjedhje,, por ” zgjidhje,,.

  46. jugu says:

    sdo ti hiqja as dhe nje preje atyre cka thite lubonja nje e vertet e dhimbshme ne shqiperi. besoj eshte e veshtire te dale alex cipras ne alb per aresye te ndryshme por besoj shqiptaret po zgjhen nga gjumi letargjik I ketyre viteve te fundit ku po mashtrihet cdo dite si nga te majtet po ashtu dhe nga te djathtet
    fale zgjuarsise se tij lubonja thote nje te vertet te dhimbshme qe trimave te rilindjes ketu ne tema u vjen tharte

  47. Daja says:

    Nain bej bej na ishe bej naje 3dylym prap i ke kaq o tos.

  48. demokrat says:

    E kishim nje CIPRAS per 40 vjet qe solli ne fuqi rinia idealiste ku bente pjese edhe yt ate,dhe e pame ku perfundoi Shqiperia. Shqiperia per ju lubonjat dhe kapot, eshte me mire ne absurdin qe ndertojne “Ciprat”.Shqiperia qe drejtohet nga Rama ne syte e nderkombetareve eshte ku e ku me e dinjitetshme se Greqia e Cipras, ashtu si edhe edhe Shqiperia qe u drejtua nga Berisha nuk perfundoi ne greminen financiare si Greqia,dhe per kete shqiptaret kane per se te qendrojne kokelarte.
    Cfare nuk do te jepte uriahipi jubonja per ta pare Ramen “gaztor” si vetja,derisa rinia shqiptare te nxjerr nje DeGol, Rama ka nje mision per te kreyer,ajo eshte nje Shqiperi normale europiane.

  49. shqip hesapi says:

    Fatos Lubonja i harroi ne burg trute qe kishin mend dhe diten qe u lirua mori me vete vetem trute pa mend.Dhe ne lexojme shkrimet e tij.

  50. metlaj says:

    nje kombe humbet shume teper kur brezi i ri humbet vlerat humane deshiren per punen dinjiteti e tij dhe rit tolerancen ndaj i me te fort jem qeverisjes s te keqs per vendin duhet tu kthehemi shume thenieve te me parshme si kur dhe pershembull se bashku jemi me te forte ose mendoj per te ndihmuare qeverin premtimet ku ajo eshte e paster dhe organizohemi ta zvendesojme ne rruge legjitimekur ajo nuk mban

  51. lili says:

    Dinja shqiptare nuk perzhihet me njerezet e politiques sot,edhe kjo fini bene shume mire tash per tash:pushteti i horrave,ku edhe lubonja merr pjese ne pushtetin médiatique,nuk le hapesire per njereze te ri,njerezet qe mendojne ndryshe,sepse ky pushtet eshte burim i se keqes ne shqiperi,edhe kesaj te ke qe dinja shqiptare i largohet,pos idiot et e Freshit apo te pdse!
    Kjo nuk do me thane se dinja shqiptare nuk existon,po ajo ka vend os me punuar ne per shkolla,université te ne per bote pikerisht qe mos te impresionohet nga njereze si lubonja apo pushtetaret tone qofshin te maire apo te djathte!
    Lironi vendi pak per kete fini te shkolluar si duhet,e jo shtrembet alla Enver Hoxha si lubonja and co! O lubonja ty nuk te duket vetja idioteske gjate ketyre 25 vjete?25 kotesira qe as nje IDE nuk qofte ne droite,po vetem gojeliget si plakat e keqija!
    Frustrim te tmerrshme ,po nivel réal i nje pseudointelektuali,qe kur as nje analize si duhet te fenomeneve nuk e bane!
    Pse pra per shembull te rinjte e Freshit bejne vetem salle aplauze? Pse dinja shqiptare impresionohet ma shume me nje ore te shtrenjte sa nje diplôme universiteti?Ceshtje volera,zotni,e duhet te pranoni se ju i pari keni shkateruar sistemin e vlerave morale,ne emer te cilave edhe nje parti revolucionar si Syriza ngrihet per te mbrojtur njerin kunder shfrytesimit,poshterimit i kombit…Vlerat,ne fjale ‘borgjeze’ apo fjale fisnike se te majtete ne shqiperi ngaterrojne edhe keto d’y fjale,edhe rritin femijet me urrejtje per keto fjale,po Vete veprojne si’ parvenu’!

  52. Zani says:

    Mund te shojegoj ndonjeri cfar ka ber ky Tsipras deri tani pervec se ka fituar zgjedhjet? Sa per Lubonjen shum njerz e kuptojn mire se cfar niveli shkrimesh ben

  53. Ilir, Freiburg says:

    Mos valle rinia greke e zgjodhi komunistin qe nuk ka punuar asnje dite te vetme ne jeten e tij (as me Enverin nuk krahasohet i cili te pakten punoi disa vite si mesues) qe te sjelle ndryshime ne sistemin e kalbur grek?! Jo, ai as qe ka ndermnend te ndeshkoje te pasurit e Greqise dhe as ata qe nuk paguajne taksa por u ka premtuar rinise greke qe te vazhdoje te rrjepe taksapaguesit e evropes qendrore dhe veriore dhe tu ofroje ketyre te rinjve vende pune/qejfi ne shtet sikurse kane edhe prinderit e tyre. Punet e rendomta i bejne dhe do vazhdojne ti bejne emigrantet shqiptare dhe femijet e tyre. Edhe nje gje e dallon kete komunist buzequmesht nga Enveri: ai premton mireqenie pa pune dhe djerse ndersa Enveri theksonte gjithmone qe mireqenia do te arrihej vetem me shume pune. Shqiptaret jane shume me te zgjuar dhe te ndershem sesa greket, qe te bien pre e karagjozeve si puna e Tsipras. Sigurisht qe politika shqiptare ka bere gabime te medha dhe edhe Edi Rama vazhdon te beje gabime, por jo deri aty sa te kercenojne ata qe na mbeshtesin permes borxheve qe na vene ne dispozicion dhe biles edhe pasi nje pjese e mire e borxhit eshte falur dhe pjesa tjeter eshte ristrukturuar me interesa minimale dhe kohezgjatje 30-50 vjecare, sikurse ben Greqia.

  54. arsyeja says:

    Fatos,gjithmone kam petur respekt per vuajtjet tuaja dhe per mendimin tuaj te thelle e te paanshem….por jetoni ne nje vend te gabuar…nga njerez si Juve,ketij populli i duhet nje studim i thelle psikologjik dhe filozofik per te kuptuar cilet jane shqiptaret te cilet nenshtrimin,konformizmin,servilizmin,dembelizmin,spiunllekun,smiren i kane ne ADN…Kush jane shqiptaret…??!!

  55. muhamed tabaku says:

    Fatos ke disa kohe qe me pelqen me realizmin me te cilin flet, por jo ne te gjithe pikat kemi mendim te perbashket.

  56. Don Albano says:

    Lubonja ka te drejte kur flet per problematiken apo problematikat shqiptare ne kete periudhe kohore por nuk sjell shume fakte, statistika apo nje arsyetim te thelle. Per shembull si analist na flet per gabimet e Berishes dhe paaftesine e Rames per tu ngritur ne minimum e nivelit per te udhehequr nje komb, na flet edhe per ngurrimin apo sic e thote ai ”impotencen” e brezit te ri per tju kundervene autoriteteve,ose per zelling e madh te ketij brezi te ri per tju lepire udheheqesve. Por harron disi faktet qofte ato historike qofte ato presente. Fakti historik eshte qe rinia shqiptare ne asnje periudhe nuk i eshte kundervene autoriteteve (perjashto ndoshta levizjen qe ndodhi ne 91) e cila mund te themi se ishte deri diku e orkestruar po nga autoriteti. Po ashtu eshte fakt qe nuk ka pasur ndojehere ne asnje vend te botes levizje vetem rinore qe te ket sjelle nje ndryshim sistemi qe ka resultuar ne rritjen e vlerave te shoqerise.Pra rinia nuk e dryshon nje shoqeri per te mire ndoshta mund te beje revolucion (kryengritje pra llum) por jo te ngrihet ne nje shkalle tjeter me te larte ne vlera morale dhe estetike. Per kete duhet pjekuri kohore dhe eksperience, me pak fjale punet e mira behen ngadale. Dhe pikerisht kjo fjale e urte popullore eshte celesi i zhvillimit te Shqiperise. Duhet konsistence dhe perparime te vogla ose sic e thoshte traineri i Manchester United ”te permiresohesh 0.1% cdo dite stervitore te ben kampion”. Fatkeqesisht filosofia e shumices ne Shqiperi eshte te besh hapa gjigante brenda nje kohe te shkurter (kujtoni vetem faktin qe Rama erdhi ne pushtet me premtimin per 400 mije vende pune. Faji pra nuk eshte i rinise por i asaj pjese te ashtuquajtur ”e pjekur”qe kane krijuar dhe mbajne gjalle kete filosofi. Gishti duhet drejtuar gjithmone nga vetja.

  57. i pafe says:

    Kur partite jane oligopole qe ruajne me fanatizem statusquone dhe ku zeri kunder liderit perballet me perjashtimin nga radhet, atehere, ku do e gjeje ky i riu tsipriot shansin te shpertheje?!

  58. METEH says:

    Lubonja ka te drejt per brezin e ri,qe nuk e ka mendjen te mesimi,puna,ndertimi i vendit,por te cigariua,kafeja,droga…she te “nishani i nenes”,e te gjitha keto po çojne ne vrasjen e njeritjetrit.Duke qene te pafte krejtesisht per gjitheçka,i hedhin syt te ndonje parti qe i ofron ndonje lek e vend pune perkohesisht,e pasi e shtrydh si limoni pa lenk-e flak tej…duke ngelur pa pune gjithandej nga paaftesia e tyre,e mandej shkohet ne emigrim per te lare halet e botes.Rama eshte me i mire se Sciprac,por ate nuk e lene te beje drejtesine e korruptuar 100%-ata qe jane filmuar per korrupsion & e ka pare tere populli.Ngjalat e Lalsit-Rames do i dalin per hunde NQS nuk heq Nishanin,Llalle,Ajazin-Visho e te krijoi nje gjykete speciale te denoj me burg Saliun,Lulin e CO..Respekte TEMES..

  59. Agim Myrteza says:

    Me ketea lloj poitikanesh dhe keto lloj politika jemi si nekohen e xhaxhit DHe fatkeqsi po qeverisemi po nga ata Fatosi ka shum te drejte Problemi fillon qe tek ju si pushtet i katert ju edhe ktu SHKRUANI adresa juaj dhe email nuk behn publieke Nga kush dhe pse duhet te ruhemi per te thene ate qe menojme PANDAJ jemi ktu ku jemi Sa per Saliun Tosin Edin po keta mir e kan e mir jane deri sa ky popull fle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje