U deshën vetëm 6 ditë, që fitorja e zgjedhjeve nga ana e partisë greke kundër masave shtrënguese, Syriza, të fillonte të bënte rikoshet nëpër Evropë, si një plumb qorr në një bunker betoni. Dhe tashmë beteja midis “austerianëve” të evropës veriore dhe kundërshtarëve të tyre populistë në jug, merr një dimension politik që mund të transformojë gjithë Evropën.
Ky është vetëm pjesërisht një konfrontim ekonomik. Termat e borxhit, tavanet buxhetore, privatizimet, tani po shfaqen si skena të një luftë të madhe. Tek e fundit evropianët, ndodhen në një luftë mbi fatin e demokracive të tyre dhe mbi llojin e demokracisë që ata duan: popullore ose elitiste, xhefersoniane apo hamiltoniane.
Nëse modeli i zhvillimit është njëfarë udhëzuesi, kjo përbën një kthim në politikën e ngarkuar me partitë e klasave të ndërgjegjësuara, që mendojnë se është koha për t’u përballur me elitat politike dhe ekonomike, në vend se “dredhojnë”, sikurse e zbatoi Bill Klintoni në mënyrë të shkëlqyer dhe ashtu siç është përpjekur ta bëjë çdo vend i Evropës social-demokrate.
Turma e madhe e spanjollëve që u mblodhën në qendër të Madridit të shtunën që shkoi, mund të shenjojë një pikë kthese për muajt që do të vijnë. Të intervistuarit mundet edhe të kenë folur “greqisht”, kur ata u shpjegonin korrespondentëve se përse ndodheshin aty. Demonstrimi i fundjavës në Spanjë ishte manifestimi më i fortë edhe për vetë Podemosin, partia e majtë e krijuar nga hiçi, që është ekuivalentja spanjolle e Syrizas. Podemos (që do të thotë ‘Ne Mundemi’), pretendon se në tubim merrnin pjesë mbi 300 mijë vetë. Shifra, sipas të dhënave zyrtare të policisë, është vetëm 100 mijë, por në çdo rast bëhet fjalë për një grumbullim shumë të madh.
Të dyja partitë ndajnë një temë të përbashkët dhe ky është çelësi për domethënien e tyre. Të dyja ngrenë vazhdimisht çështjen e dinjitetit dhe poshtërimit, sikurse vëren Angeles Buj, një 61-vjeçar i cili foli për “The Times” në Puerta del Sol, një shesh me një simbiolikë politike në qëndër të kryeqytetit spanjoll. “Është koha t’i kthejmë përsëri dinjitetin popullit spanjoll”- tha Buj.
Dinjiteti është një vlerë politike. Ai nuk ka aq lidhje me pazarllëqet për një marrëveshje më të mirë me bankat kreditore të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai vjen si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga elitat teknokrate, të brendshme apo të largëta të BE-së, dhe për ta rikthyer atë në qeverisje, aty ku i takon në çdo variant të demokracisë.
Kur përcaktohet në këtë mënyrë, projekti është shumë i mbrojtshëm. Çfarëdolloj mase që mund të duket e pamundur në mjedisin e tanishëm evropian, është saktësisht ajo masë që duhet ndërmarrë nëse duhet që proceset demokratike të ripërpërihen, ashtu si dikur kontinenti i vjetër menaxhoi krizën e tij 7-vjeçare.
E vërteta që qëndron në themel të kësaj krizë të stërgjatë është kjo: klikat politike të ngulitura gjatë në pushtet, shpesh (në mos zakonisht) korruptohen, dhe burokracitë në Bruksel dhe Frankfurt kanë rënduar në mënyrë drastike dorën e tyre në miratimin e strategjive antikrizë, që efektivisht zëvendësojnë të drejtat politike që janë jashtë çdo lloj diskutimi në kombet e industrializuara. Askush nuk fiton, as edhe kreditorët, nëse kjo anomali nuk korrigjohet.
Ka një ironi të madhe në aspektin politik dhe është e rëndësishme të kuptohet pse. Sigurisht, konservatorët evropianë kanë sfidat e tyre, por ata në thelb nuk kanë ndryshuar. Kryeministri i Spanjës dhe kreu i Partisë Popullore Mariano Rahoj, duhet të mbajë ende votuesit e tij të lidhur pas disiplinës rigoroze fiskale të BE-së dhe programeve të reformave strukturore.
Ata që tani ndodhen vërtetë në një pozite delikate, janë socialistët dhe socialdemokratët evropianë. Të gjithë ata kanë zbatuar një variant apo një tjetër të modernizimit “New Labour” të Toni Blerit: bëj biznes me biznesin, lufta e klasave është diçka që i përket së shkuarës.
Në muaj e ardhshëm, sondazhet që duhet të shihen me kujdes, janë ato për Pedro Sançezin, që drejton socialistët spanjollë, presidentin socialist francez Fransua Holond dhe kryeministrin italian Mateo Renci, që për paratë e shumë italianëve, pretendon majtas por shumë shpesh qeveris si i djathtë.
Këtu qëndron pikërisht ironia: përditësimi politik i së majtës, për të cilën të gjithë këta njerëz kanë milituar, papritmas duket i vjetër. Në një artikull të hidhur, botuar të enjten e shkuar në “The Independent”, Mark Still shkruante: “Problemi që kanë modernistët është se, sa më modernë që bëhen, aq më shumë të vjetër duken”. Sikurse është në rritje numri i njerëzve që ndeshen me sjelljen e bankierëve dhe biznesmenëve, idetë e modës së vjetër duken si moderne. Duhet të jetë shumë përshtjelluese për cilindo nga mbështetësit e “New Labour” pas zgjedhjeve në Greqi. Ata duhet të mendojnë: Gabimi që grekët bënë është zgjedhja e një partie që është e pazgjedhshme.
Për t’iu kthyer rastit të Spanjës, duke marrë në konsideratë platformën, “Podemos” ishte përcaktuar që nëntorin e shkuar për të kaluar në një proces nga poshtë-lart, nga një lëvizje shoqërore, në një parti politike. Ristrukturimi i borxhit të jashtëm është i fundit nga 5 pikat kryesore.
Pikat e tjera kanë të bëjnë me “mbrojtjen e arsimit publik” dhe përpjekjen për të mbrojtur “shëndetin publik”. Të gjitha këto janë kërkesa për të cilat socialistët spanjollë kanë bërë kompromise, për të vazhduar të qëndronin në pushtet, edhe përmes pazareve me koalicionet konservatore, një fenomen ky që ka ndodhur që nga vdekja e Frankos në vitin 1975, kur në Spanjë u rivendos demokracia.
Sikurse mund të rikujtojë gjithkush, Podemos hyri në skenën politike me një shfaqje krejtësisht të papritur të fuqisë të saj, pikërisht në zgjedhjet për Parlamentin Evropian pranverën e kaluar. Ajo mori 1 milionë e 250 mijë vota dhe fitoi 5 vende në PE. Prej atëherë, vrulli i artë i kësaj force politike ka qenë i habitshëm.
Aq e vërtetë është kjo, sa Podemos dhe udhëheqësi i saj Pablo Iglesias mund të provohen se janë shumë të papërvojë për të qeverisur, sikurse argumentoi “The Economist” kohët e fundit. Por mos e merrni këtë si fundin e tregimit.
E njëjta gjë u tha pak kohë më parë edhe për Aleksis Ciprasin, liderin e Syriza-s, dhe çfarëdo që mund të mendojë dikush se politika e tij nuk është drogë, ai pati nuhatjen e lakmueshme politike, duke caktuar disa mendimtarë të njohur në pozitat kyçe të kabinetit.
Ata nuk kanë hyrë ende në negociata me pjesën tjetër të Evropës dhe kancelarja Merkel në Gjermani vazhdon të flasë për një lojë të ashpër. Por rezultati i bisedimeve, të cilat duhet të zhvillohen këtë muaj, nuk premton të shpallë një fitues të sigurt mes BE-së edhe FMN-së.
Nga Syriza tek Podemos dhe kushedi kujt tjetër në radhë – fryma e kësaj lëvizje mesdhetare për një ndryshim politik majtas në Europë po përhapet ngado, dhe kjo është një tjetër formë e pushtetit. Iglesias bëri publik modelin që ai ka në kokë, kur fluturoi për në Athinë për t’iu bashkuar Ciprasit si udhëheqës i Syriza-s, gjatë fushatën zgjedhore të këtij të fundit muajin e kaluar. Si në Athinë, ashtu edhe në Madrid, dhe pastaj po kështu edhe në Romë apo diku tjetër? Askush nuk mund të pretendojë siguri në këtë pikë, por sikurse raportuan për “The Nation” dy korrespondentë nga Madridi, “nëse numrat e tanishëm të sondazheve qëndrojnë të pandryshuar, kryeministri i ardhshëm i Spanjës do të jetë Pablo Iglesias, një “kalë i vogël” i shkencave politike, 36-vjeçar që ka milituar në rradhët e Rinisë Komuniste dhe të lëvizjes kundër globalizimit”.
Nëse nuk krahasoni stilin e flokëve, Iglesias nuk është aq i ndryshëm nga Ciprasi. Edhe perspektiva nuk është e ndryshme. “E majtë dhe e djathtë nuk janë më të dobishme në aspektin politik”, thotë Iglesias. “Ndarja themelore tani është në mes të oligarkisë dhe demokracisë” – shton ai.
*Fiscal Times- bota.al
BRAVO ESPANIA!
sa per korraket e Erdoganit,varu kkkkkkkkkkkk…………
Oleeeeeee.Jevgjit e Greqise dhe Spanjes po bashkohen.Def,klarinete,gernete dhe lojra me Dema Spanjolle.Per te punuar,as qe behet fjale.Greket dhe Spanjollet duan vetem kercim,kendim dhe ne menyren me kategorike nuk deshirojne te punojne.Oleeeeeee Korraket me lekure te zeze te Greqise dhe Spanjes.
Shume polak ose hungarez do thoshnin te njejten per myslymanet e vlores. Te mos flasim per gjermanet.
Shpresat e te varferve dhe te pakenaqurve,kane kaluar majtas,duke shpresuar nga reformat e tyre.
Formati i shoqerise kapitaliste,lejon vetem premtime,policia “bankare” eshte garantuesja e ketij sistemi.
Syriza apo kush tjeter fiton ne Spanje,i kane premtimet maksimale,por xhepat te “shpuar”!
Permbysjet e sistemeve vijne nga fuqite e medha !
Elitat politike te cilat kane sunduar dekadat e fundit ne disa vende evropiane si Greqi, Spanje, Itali dhe ne ndonje vend tjeter, po pesojne goditje nga forca te reja politike qe po dalin ne skene, duke rritur elektoratin e tyre ne menyre te pa parashikuar.
Kjo tregon se Europa po peson ndryshime, pasojat e te ciles ende nuk dihen per kontinentin e vjeter.
Akoma me shume nuk dihet se ku do te perfundoje Shqiperia qe vertitet ne periferine e kesaj vorbulle gjigande.
Mos se do fillojne ta shajne disa ketu qe do dali kunder Gjermanise.
Shume ketu nuk e njohin krenarine e nje vendi dhe nuk e kuptojne se borxhet e shteteve i krijoi kasta politike.
Respekt shteteve qe ngrihen kunder pushtuesve ekonomike.
Ketu bejne perjashtim keta tanet qe bejne ate qe duan ambasadoret dhe kur kane ndonje gje qahen prape te ata
Deri dje thonin se socializmi eshte nje rend deshtak. E sakte! Po per kapitalizmin, cfare mund te themi?
Sistemi kapitalist është një sistem çnjerëzor dhe shkatërimit të civilizmit!
Po …
Kapiatlizmi drejt shkaterrimit varferoi dhe pasuroi ate pjese te popullats boterore qe kane bere “gjoja” biznes te lidhur me politiken dhe pjesa tjeter “te varfer” qe tashme jane shume poshte nga kjo shtrese te “pasurish” me sistem demokratik totalisht te degjeneruar dhe korruptuar.
Asnje sistem nuk mund t’i rezistoje per nje kohe te gjate, pra ka ardhur koha te ndryshje sistemi dhe qe “absolutisht do te ndryshoje”.
po vje era komunizem me duket,po ksaj rradhe me vullnet te lir popullor dhe me vota te lira te shumices qe e shef veten te humbur ne kete sistem kriminel,ku po s bone krime ngordh per buk,po te kapen – ta hapen,kush fiton dheut i rendon.
ligjet duhet ti sherbejn shumices,ta bejn te kenaqur shumicen dhe jo pakices,sic jan der me tash.
Ky ishte dhe nje parashikimet e Leninit. …Pushteti merret dhe ne rruge parlamentare… Kjo po realizohet.
Popuj pa karakter. Per sa kohe i marrin paret qyl, e dun Europen dhe pranojne cdo ligj dhe oferte. Tani qe u shterun paret, dun me u largu.
Tamam si shqiptaret mbas krizes se fajdeve….
Fillimi i fundit te kapitalizmit
Ushhhttt or gomar!
Greqia, motori i ndryshimit
brrrrrr he bageti!
PODEMOS, nje levizje rinore qe lindi si domosdoshmeri per te shpetuar vendin nga kriza ekonomike, e shkaktuar kjo si pasoje e korrupsionit administrativ dhe e rritjes se numrit te papunesise. Zhgenjimi i masave te gjera te popullit ne Spanje po ben qe numri i perkraheseve te PODEMOS te rritet vrullshem, gje qe do pasqyrohet ne zgjedhjet e radhes, ku ajo do te triumfoje me po te njejten madheshti si SYRIZA ne Greqi. Korrupsioni dhe nepotizmi jane dy nga pengesat kryesore per zhvillim dhe mireqenie sociale. Me te theksuara se ne Spanje, Greqi e gjetke, keto dy semundje kanceroze shfaqen jo ralle dhe fare hapur ne shoqerine tone. Te gjithe jemi deshmitare okulare te ketyre skenave, dhe vetem nje pjese e paperfillshme e shoqerise shqetesohet seriozisht per kete fenomen vetshkaterrues. Edhe kur dikush e ngre me te larte zerin kunder tyre, pushtetaret mjaftohen vetem me disa prenoncime publikime sa per t’i hedhur miletit trute e gomarit, dhe ne fund gjithshka mbetet po ajo qe ka qene, ne mos me keq.
Para dy-tre ditesh u tha se do hapej nje faqe ne internet per t’u dhene mundesine qytetareve te denoncojne rastet e korrupsionit. Po te njejten “show” e kishin konsumuar dhe berishjanet para se te vinin ne pushtet duke premtuar se do te qeverisin me “duar te pastra”. Hipokrizia e dygishtoreve shtrembaluq arriti kulmin, kur vete krietari, si me i ndershmi i tyre, deklaroi se do t’i pergjigjej vete ne telefon raportimeve te qytetareve per korrupsion. Dhe c’beri? Doli diten e pare para kameramanit te tij personal me telefon ne dore, a thoni ju, se ky dhe vetem ky, do ta zgjidhte problemin e korrupsionit.
Po e njejta gje edhe kesaj here me “aksionin qeveritar” per denoncimin e korrupsionit ne nje faqe interneti te hapur gjoja posacerisht per kete problem. C’po ndodh? Bllof qe ne rastin e pare, ku nezi priten sa te benin publike “suksesin” e pare. Nje infermiere kishte marre 200 lek nen dore. Woow! Se si ia arriten ta kapnin me presh ne dore vetem ata e dine, se me thene te drejten faqja e internetit ne ate kohe as qe hapej, e jo me qe te kishte mundesi dikush te bente denoncim.
Le t’i biem pak shkurt. Ne cfare shkalle ishte korrupsioni para nje viti e gjysem, dhe ne c’shkalle eshte sot? A kemi patur ndryshime rrenjesore, apo kemi mbetur ne vend numro?
Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte shume e thjeshte. Cdo arritje pozitive e qeverise ne kete drejtim duhet te matet me kandarin e fshatarit, dhe jo me hallatet e qeveritarit.
Rritja e vazhdueshme e taksave, e gjobave, e cmimeve te artikujve te konsumit te perditshem, rritja e cmimit te energjise etj., jane shenjat e nje situate te renduar ekonomike ne vend. Te gjithe e ndjejne mbi supe kete barre, dhe askush nga qeveritaret nuk ka kurajo te flasee ballehapur per realitetin. Politika e tyre, ndryshe nga ajo e politikaneve te koheve moderne si Tsipras, ka qene dhe ka mbetur gjithmone ajo e trushplarjes, permes nje demagogjie “alla turka”, te cilen shumekush prej qytetareve e ka mjaft te lehte per ta kuptuar se ku synon. Kesaj demagogjie te rendomte i paraprin televizioni publik shqiptar, emisionet e te cilit jane edhe me shume me bajate, sa ato qe transmetoheshin po prej tij mbi nje cerek shekullli me pare. Nje televizion totalisht i kontrolluar, dhe i dale komplet jashte parametrave te lejueshme per t’u quajtur “publik”, eshte pasqyra e vertete e qeverise. Ajo eshte si te thuash barometri me te cilin mund te masesh demokracine shqiptare.
Keto i kemi degjuar qindra here – do mendonte dikush. Ashtu eshte, i kemi degjuar dhe do i degjojme serisht. Do i degjojme dhe do diskutojme deri sa ta kuptojme se per rrethanat e krijuara pas protestav masive ne Greqi dhe Spanje, fjalet e teperta jane fukarallek.
Rritja e shkalles se vetedijes dhe ndergjegjsimit popullor duhet shoqeruar me vepra.
Dhe per kete Shqiperise i nevojiten sa më shume “Tsiprasë”, dhe sa më pak “Prasë”.
EUROPA MORI FORMEN.
BASHKIMI DO TE MBETET NGA GJERMANIA E LART.
FRANCE, ITALY, SPANJE DHE KOMPANI DO TE MBETEN PRINCIPATA.
Shyqyr qe jemi me gjermanin dhe do kalojme mire
Bota politike dhe ekonomike po kerkon rrugen majtas.Rruga majtas te con ne komunizem.Bota asht ne levizje rrotull vetvetes.Here majtas here djathtas po gjithnji ne levizje rritje zbritje.Me shkapetje dhe ledhatime.Por mos ndodhte shkapetje atomike se do ja fillojme jeten me shkopi.E derisa te shpiket rrota duhen mijra vite.
Evropa ngadal po shpartallohet se popllin e shkatrruan prej se erdhe ERO ra standardi jetsore e evropianet nuke e perballon sikur ne shqiptaret ,kqyrne ma vlefte ka pasur 1 mark se 2 ero sote ,do me thane se standardi jetsore eshte rrezue per 75% e poplli i evropes smundet me perballue shume e ka shty ket kriz .Kapitalizmi eshte te pasur edhe te varfur te mesem nuke ekziston fare .