Koço Kokëdhima i bën gjyqin vetes për mandatin dhe... fiton !

26 Prill 2016, 12:34Politika TEMA
Koço Kokëdhima i bën gjyqin vetes për mandatin dhe...

Gazeta “Shekulli” pronë e deputetit Koço Kokëdhima ka botuar sot në krye të faqes së parë të saj foton e botuesit të saj dhe një speciale ku me një fantazi të paparë ai shpall veten fitues të gjyqit me PD-në për mandatin e tij të deputetit në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për një improvizimi me organizatën studentore ndërkombëtare ELSA (siç thotë gazeta e tij) në fakultetin e drejtësisë, si një gjyq simultan në Gjykatën Kushtetuese, e ku pas diskutimeve, sipas “Shekullit”, Koço ka shumë të drejtë dhe nuk i hiqet mandati i deputetit.

Pra “gjyqi” që bën dhe vendimi që do të jap Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë duhet të jetë siç vendosi ” gjykata” e improvizuar!

Pra kanë improvizuar një sallë me studentë ku 9 anëtarët e “gjykatës kushtetuese” shqyrtuan në themel çështjen në qendër të të cilit është deputeti Koço Kokëdhima nëse ka konflikt interesi siç e akuzon PD-ja.

Nga diskutimet dhe debatet në gjykatën e sajuar mandati vazhdon për “supërdeputetin” e Jugut.

Pas “debateve” të shumta në “sallën e Gjykatës Kushtetuese” (studentore)  vendosën se Kokëdhima nuk ka shkelur ligjin dhe se nuk mund t’i hiqet mandati !

Por ndryshe nga salla e improvizuar, Gjykata Kushtetuese (realja) të vendos për fatin e mandatit të deputetit Kokëdhima.

6 komente në “Koço Kokëdhima i bën gjyqin vetes për mandatin dhe… fiton !”

  1. Albi21sar says:

    Mero mos desinformo ti sduhet as ta mendosh nje gje te tille sepse je ne brendesi dhe sje marre ndo1 here me shpifje po kohet e fundit po e tepron me keto lajme. E para ate gjyq te improvizuar e kane bere studentet e deges drejtesi pa u shtyre nga njeri aq me pak nga z. Kokedhima. Zoti Kokedhima nuk ka nevoje te shtyje studente e te rinj qe te bejne keyo gjera sepse e ka figuren aq te paster sa po pret vendimin e gjykates. Ndryshe nga disa te tjere qe as paraqiten ne seanca. Kjo sepse eshte i sinqerte ne cdo argument qe shtron ne kete ceshtje.

  2. Anna says:

    Nuk e ka bere Kokedhima, por Studentet e Ekselences per Drejtesi. Organizata Studentore Ndërkombëtare, ELSA (Europian Law Student Asociacion) ka improvizuar, një gjyq simulues të Gjykatës Kushtetuese.

  3. Loro loro says:

    Thua ‘kocua’dhe permend gjithcka gjithkend eshte ne krah te tij .kete rast nuk shpetuan as studentet e ekselences . po deri diku keni te drejte, do jemi krah tij sic eshte ai krahu tone . Si shembull I palekundur I sulmeve dhe perbaltosjeve nga pamundesia per ta perballuar uraganin ne beteje te drejtperdrejte. Po. students kan pas te drejte se juristi eshte vetem interpretues I ligjit. Krenar edhe per kte brez te arte qe po rritet me dinjitet per tu perplasur me sfida.

  4. Ali Qyteza says:

    Pse ju shkakton gjithmone ndjenja xhelozie influenca e deputetit Kokedhima?! Pse merziteni qe gjithca qe trajtone ai behet ceshtje e ndjeshme per njerzit, shoqerine?… dhe diskutohet gjeresishte. Dhe sigurisht qe do marr mbeshtetjen 9 me 0. Mos u reshtoni ne radhet e humbesve.

  5. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoti Baze, te drejtohem ty si pronar dhe kryeredaktor i gazetes, qe merr me dashje apo pa dashje, pergjegjesine direkte te cdo shkrimi, panvaresisht se kush e ka shkruar.
    Zoti Baze, une te kam bere kritika te hapura dhe ne e-mail tim, ke emer dhe mbiemer.
    Te shkruaj keshtu, se je nje nga gazetaret e pakte te rendesushem, qe ke guximin, ti dalesh perballe cdo oersoni, direkt duke e cilesuar me emer dhe kjo te ka dhene ty, statusin e nje gazetari qe jep nje kontribut te vecante, ne demokracine e korruptuar.
    Por nga ajo qe une kam kuptuar, ne tipin tend, urrejtja eshte shume e zhvilluar, nje urrejtje qe ste le te mendosh, ne momente te vecanta dhe qe te barazon me shpifesit e zakonshem.
    Ceshtja Kokedhima, eshte thjesht nje ceshtje ligjore dhe ligji e thote qarte, se kur kemi te bejme me korrupsion.
    Dhe sipas atij neni qe une kam degjuar, ne qofte se i akuzuari e ka lexuar sic eshte e shkruar, me rezulton, se perpjekja e shpellareve, eshte nje flluske sapuni, por une dua, qe ju zoti Baze, mos te beheni, per shkak te inatit tend me zotin Kokedhima, pararoja e deshperimit te shpellareve, per kauzen e tyre te deshtuar.
    Kjo ishte nje nderhyrje miqesore.

  6. Anna says:

    E trasnformoni lajmin, te verteten per popullin sikur te doni. Turp. Nuk e ka bere Kokedhima, por Studentet e Ekselences per Drejtesi. Organizata Studentore Ndërkombëtare, ELSA (Europian Law Student Asociacion) ka improvizuar, një gjyq simulues të Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje