Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë

25 Janar 2011, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Këtë shkrim duhet ta shoqëroj doemos me një foto nga protesta e së premtes. Një qytetar shqiptar, emrin e të cilit nuk e di akoma, më ka impresionuar kur pas shkumës së egër të ujit që hidheshin nga dy makina të policisë mbi ta, vraponte i vetëm mes sheshit të zbrazur nga gazi lotsjellës dhe uji i makinave me flamur të kuq në dorë. Ishte një skenë paksa epike dhe e dhimbshme, sikur të mos ndërpritej pak çaste më pas. Një grup policësh special të veshur me antiplumb, skafandra, parzmore dhe shkopinj gome ju turrën, e rrethuan dhe e masakruan. Ra në sytë tanë, në sytë e të gjithëve përtokë bashkë me flamurin që mbante pa e lëshuar nga dora mes ujit dhe gazit lotsjellës, siç duket dhe në foto. E rrahën barbarisht pa ndjenja dhe e shkelën me këmbë flamurin pa ju dhimbsur. Dje mësova se një nga këta bisha që e ka rrahur dhe përdhosur qenka një oficer policie që e dekoroi kryeministri si “shpëtimtar të flamurit”, ndërkohë që në sytë tanë ai ishte vrasësi dhe përdhosësi i flamurmbajtësit të Republikës së Shqipërisë.  Diferenca mes Berishës dhe qytetarëve shqiptarë sot është se ai dekoron një njeri që vrau dhe përdhosi një njeri që mbante flamurin e Republikës sonë dhe e dekoron pasi atë flamur ia dorëzoi Republikës së Sali Berishës, që është shpallur prej dy ditësh. Është pikërisht kjo  diferencë që na bën të ndjehemi sot se vendi ynë është i ndarë përfundimisht në dy Republika, të cilat kanë hyrë në konflikt me njëra- tjetrën. Republika e Shqipërisë ka President Bamir Topin, Kryeministër Sali Berishën, kryeprokurore Ina Ramën, Kryetar të SHISH-it Bahri Shaqirin, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Hysen Burgaj, kurse Republika e Sali Berishës ka President Sali Berishën, kryeministër Sali Berishën, Kryeprokuror Sali Berishën, Shef të SHIK Sali Berishën, Komandant të Forcave të Armatosura Sali Berishën, Komandant të Gardës Shkëlzen Berishën dhe më poshtë gjithë familja në pushtet.

Para një situate të tillë qëndrimi perëndimor është tërësisht konfuz. Perëndimi ka caktuar një kryediplomat të negociojë mes dy republikave, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në grackën e Sali Berishës duke u përfshirë në spiralen e gjetjes së ekspertëve të pavarur për vrasjet në bulevard, duke  zhvlerësuar realisht institucionet për të cilat kemi gënjyer veten se i kemi forcuar këto 20 vite. Kjo në të vërtetë është ajo që kërkon Sali Berisha. Ai e di se tashmë e pret tatëpjeta dhe kërkon të  dalë nga kjo histori me pjesën e vet. Ai kërkon që Republika e Shqipërisë dhe faktori perëndimor të ketë për palë vetëm një negociator, Sali Berishën. Me të duhet të negociojë për të lejuar hetimet, me të duhet të negociojë për të lejuar tubimet, me të duhet të negociojë për të lejuar shtypin e lirë, me të duhet të negociojë për të respektuar depolitizimin e ushtrisë dhe policisë. Duke i qëndruar fanatik skemës së vitit 1997, Sali Berisha kërkon të dalë nga kjo histori si palë, duke djegur dhe keqpërdorur secilin prej të vetëve, në emër të republikës së tij. Përballë Ina Ramës ka Komisionin Hetimor, përballë shërbimeve sekrete ka thashethemet e shërbimeve të veta sekrete, përballë Bamir Topit si Komandat i Përgjithshëm ka Arben Imamin dhe kapterët e graduar gjeneralë, dhe përballë popullit shqiptar ka falanga fanatikësh, të cilëve u var në qafë pasurit e Shqipërisë për t’i plaçkitur me qëllim që t’i përdorë ata për ditë të tilla të zeza të pushtetit të tij.

Shqipëria sot ka shkelmuar me të dyja këmbët gjithë standardet e një vendi të NATO-s, qysh në momentin kur të ashtuquajturit gjeneralë raportojnë forcën para kryeministrit të vendit dhe betohen se do ruajnë pushtetin e tij. Mes tyre shquan gjenerali që i dhuroi territorin e ujërave të Greqisë, dhe kryekomandanti i tij Arben Imami, ëndrra e të cilit për tu bërë gjeneral ka nisur qysh në trazirat e vitit 1997. Është fatkeqësi e madhe që të ashtuquajturit gjeneralë të vendit tim nuk kanë vënë mend nga gjeneralët e vitit 1997 që sot kanë ngelur rrugëve vetëm pse Sali Berisha i përdori për të mbrojtur pushtetin e vet.  Është një poshtërim i standardeve të NATO ku ushtria është e ndarë qartazi nga politika, që gjeneralët të betohen dhe të përgëzohen nga kryeministri për besnikëri politike ndaj tij. Një raport të tillë kaq të afërt mes gjeneralëve dhe kryeministrit e ka vetëm Turqia, por në sensin e kundërt, pasi atje kur mbledhin gjeneralët shkarkojnë kryeministrin, kurse këtu kryeministri mbledh gjeneralët për të kërcënuar shefin e opozitës.

Shqipëria sot ka shkelmuar parimet e parlamentarizmit, duke mbledhur një seancë parlamenti ilegale nën duartrokitje histerike për fjalimin e një kufome politike, duke ngritur një komision hetimor parlamentar qesharak që do të përfundojë me një komunikatë shtypi të botuar në gazetën RD. Ky komision do të jetë opozita e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është kompleksuar aq shumë, sa vetë pranon se ka nevojë për ekspertë të pavarur për të gjykuar çështjen, duke shmangur në të vërtetë përgjegjësinë për të cilën shqiptarët paguajnë taksa për atë institucion.

Shqipëria sot ka hedhur poshtë institucionin e Shërbimit Informativ, qyshkurse kryeministri del para gazetareve dhe lexon SMS nga “shërbimet e tij, të cilët i shprehin gatishmëri për tu nisur ta mbrojnë ata në Tiranë, apo që i tregojnë “planin sekret Rama- Ruci- Gjinushi”, dhe urdhrat që janë dhënë me telefon nga kullat dykatëshe, ku në fakt kam qenë vetëm unë me 4 kolegë gazetarë.

Shqipëria është sot qartazi e ndarë në dy republika. Dhe si për të inauguruar Republikën e vet, Sali Berisha dekoroi sot njeriun që përdhosi flamurmbajtësin e Republikës së Shqipërisë, duke ja shkelur me këmbë flamurin kombëtar të Republikës sonë, dhe që çuditërisht e pa veten sot i hutuar në zyrën e kryeministrit duke u dekoruar për një flamur që e kish rrëmbyer si burracak në emër të pushtetit. Dhe kur horrat vishen me flamur kombëtar, ruajuani se të gjitha krimet në këtë vend kanë ndodhur në emër të Atdheut.

18 komente në “Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Artikull i qelluar Mero.

  2. ilir says:

    Kjo eshte e verteta e flamurit, djalin e shtrine pertoke dhe nuk kish si ta mbante flamurin, kjo qe beri berisha sot ishte turp. Ai per dite po ben gabime trashanike dhe keshtu po i vjen fundi i merituar. Kesaj radhe kete moster shqiptaret nuk duhet ta falin.

  3. babiloni says:

    I nderuar Mero,
    si gjithmone nuk te mungon nuhatja e vertete prej gazetari profesionist .
    shkrimi edhe kesaj radhe eshte shume i goditur e realist dhe personalisht nuk me habit sepse prej 1995-96-es kam lexuar gati 90% te shkrimeve te tua dhe aftesia profesionale nuk te mungon. Une do te te percaktoja (ne kuptimin e mire) si nje “avokat i djallit” ne kuptimin qe arrini te gjeni argumente bindese dhe te forta edhe atehere kur beteja duket e humbur e jo me ne raste si te ketyre diteve qe po kalojme. Jam teresisht i djathte dhe vetem i djathte dhe nuk me pelqen qe e djathta e vertete te identifikohet me Berishen, Rulin, Bashen apo ndonje tjeter te sojit te tyre por as edhe me Ngjelen, Ndoken apo rracen e tyre.
    Per ne te djathtet shqiptare (edhe te majtet e vertete do i shtoja) lur do shkruani dicka per Republiken e Trete qe mungon ne kete artikull: Republiken e Edi Rames dhe te sojit te tij Ruci, Kokedhima, Velija perversi dhe Meta hajduti? Republika e Saliut eshte fryt i marreveshjes se turpshme te 21 prillit 2008 qe e ideoi dhe firmosi vete anti-socialisti dhe anti-shqiptari Rama dhe banda e tij kriminale (dhe ju e dini shume mire kete!)
    Kur do te shkruani dicka kunder TV Anti-shqiptar NERWS 24 qe manipuloi ne menyre kriminale komentin mbi videon e vrasjes se atij fatkeqit para kryeministrise nga Garda kur ne You-tube xhiron nje komentim i vertete dhe realist i ngjarjeve ku duket kjarte se kjo vrasje eshte kryer nga 4 killer te paguar nga anti-shqiptare, dhe NEWS 24 nuk ka kerkuar e as do te kerkoje falje per maskaraden e radhes?
    Juve Z. Baze jeni me i miri nga analistet shqiptare por ju lutem mos e zgjidhni prene sipas interesit!
    do te vazhdoj tju ndjek me te njejtin interes qe ju kam ndjekur prej 15 vitesh.

  4. babiloni says:

    Per ne te djathtet shqiptare (edhe te majtet e vertete do i shtoja) KUR do shkruani dicka per Republiken e Trete qe mungon ne kete artikull: Republiken e Edi Rames dhe te sojit te tij Ruci, Kokedhima, Velija perversi dhe Meta hajduti? Republika e Saliut eshte fryt i marreveshjes se turpshme te 21 prillit 2008 qe e ideoi dhe firmosi vete anti-socialisti dhe anti-shqiptari Rama dhe banda e tij kriminale (dhe ju e dini shume mire kete!)
    Kur do te shkruani dicka kunder TV Anti-shqiptar NERWS 24 qe manipuloi ne menyre kriminale komentin mbi videon e vrasjes se atij fatkeqit para kryeministrise nga Garda kur ne You-tube xhiron nje komentim i vertete dhe realist i ngjarjeve ku duket kjarte se kjo vrasje eshte kryer nga 4 killer te paguar nga anti-shqiptare, dhe NEWS 24 nuk ka kerkuar e as do te kerkoje falje per maskaraden e radhes?
    Juve Z. Baze jeni me i miri nga analistet shqiptare por ju lutem mos e zgjidhni prene sipas interesit!
    do te vazhdoj tju ndjek me te njejtin interes qe ju kam ndjekur prej 15 vitesh.

  5. pelasgian3 says:

    Pergezimet me te mira z.Baze. I lexoj gjithmone me endje artikujt tuaj. Uroj qe nje dite te njiheni per meritat tuaja si gazetar dhe editorialist duke fituar ndonje cmim tip “Pulitzer”. Pershendetje nga larg. Komentet e tjera per situaten nuk vlejne se jane thene te tera tashme.

  6. shqipja says:

    AI POLICI SOT SA NUK THA SE, UNE PER ATE PAGEN E MAJME JAM KETU SE NA PATRIOTIZMI NUK IA KISHTE IDENE ..SHPRESOJ TA KETE 8 VJECAREN …MERO PERGEZIME !!

  7. raimondi says:

    -Mirpo Mero ka dhene e vetem nje ane te atij grevistit me Flamur——————Sepse Flamuri nuk perfaqson vetem nje proteste te thjeshte pse vodhi Meta …!!!!!??????—–
    ————Flamuri perfaqson Interesat tona si komb shtetformues ne e themi ne menrye te permbledhur ————-Dhe ne gjithe kete opozite qe ben e majta ne degjojme vetme kerkesat ekonomike ……..-
    ————Po a jemi shtet ne? -A jemi qenie njerezore te organizuara ne nje shtet ???——–Apo ne jemi ndonje Tribu qe kemi problem vetem te sigurojme ushqimin …. dhe per gjera te tjera ne nuk duam tja dime ………………, meqense drejtuesit tane, intelektualet tane dhe SIDOMOS gazetaret tane nuk duan tja dijne ne kete drejtim
    —————–Mirpo ai Flamuri i ATIJ DJALOSHIT SHPREH GJITHE SHQETESIMIN QYTETAR QE KEMI NE SHQIPTARET PER CDO GJE QE ESHTE BERE DERI TANI ne cdo fushe te jete4s sone ———–
    —Pra shpreh shqetesimin tone per EKONOMINE—-Per USHTRINE– per politiken tone te jashtme ne lidhje me Fqinjet etj etj
    ——— Dhe cili eshte shqetesimi yne per EKONOMINE ??
    — Per ne qytetaret e thjeshte nuk eshte problemi pse vodhi Meta apo Sala , se teke fundit ajo vjedhja e tyre s’me prek fare mua ——dhe memire qe pasurite e Shqiperise ti marin shqiptaret se sa tua japim firmave te huaja ,se po behemi emigrante brenda vendit tone…….Por shqetesimi i shqiptareve me ate flamur eshte ne lidhje me Konceptin qe kemi per keto 20 vjet per zhvillimin tone ekonomik————Dhe ky KONCEPT qe eshte PRIVATIZIMI TOTAL I EKONOMISE na mori ne qafe-
    ——-Si pasoje e ketij KONCEPTI BARBAR per 20 vjet eshte prodhuar vetem EMIGRACION, dhe papunesi totale ————-Sepse u SHKATERRUA :… gjithe Industria e rende , e lehte ,ushqimore,Nxjerrese e Naftes, dhe ajo perpunuese, Mekanika bujqesore, etj etj dhe keto e cuan Shqiperine ne zero ————-Ne vajtem nga nje vend INDUSTIRALO-AGRAR –sic e thote edhe Enciklopedfia Britanike ne nje vend :…..ZERO -industri ,__ Zero-Bujqesi, ————Ne keto kushte kaq skandaloze e MAJTA SHQIPTARE deri tani ka qene bashkefajtore ———Ndersa tani qew kekron te mari pushtetin e Majta nuk ben nje ANALIZE TE PUNES KRIMINALE TE EKIPIT EKONOMIK TE SALES –Dhe ne ket menyre te tregoje se esht tamam parti e majte europiane ——dhe ne programin e esaj te kete nje program socialist sic e kane ANGLIA, FRANCA, NORVEGJIA, SUEDIA, FINLNDA etj etj –ku ekonomite primare jane shteterore si psh Minierat, hekurudhat, industria e rende , Industria nxjerrese dhe perpunuese e naftes etj –dhe ketu PS-ja jone mund t e beje specifikimet e saja ne varesi t ekushteve specifike qe kemi ……

    -Ne lidhje me Ushtrine :—Ne jemi i vemti vend qe nuk kemi amratim te rende ———Jemi nje turp, kemi vetme pushke druri ———-Hapesiren tone ajrore e ruajne te huajt …!!!!!????–Kjo eshter turp
    —Pse te mso kemi disa avione moderne, anije moderne , kunderajrore moderne etj —–Se duke pasur amraitm te rende modern edhe te huajt na repsektojne me shume

    –Dhe e treta ne Lidhgje me Fqinjet —————Ketu ka dicka ————Ne lidhje me kete Salen ,mendoj s eopozita mund te kerkoje largimine e kesaj qeverie vetem duke perdorur karten e patriotizmit ————-Sepse ne kete drjetim SALA ka shkelur LIGJET DHE KA CENUAR SOVRANITETIN E VENDIT —————-Ne te gjtiha rastet e tjera qe thoni ju te gjithe qe t e behen zgjedhje te reja , jane te paparanueshme –sepse tek e fundit fare SALA fitoi zgjedhjet ————TI ben nje dmeonstrate duke dashur te pushtosh KRYEMINISTIRNE ,DHE PSE kekron ta rezosh qeverine ???????—————–PSE VODHI META ????————Ky eshte justifikim qesharak ,–Dhe SALA beri gabim qe nuk i lejoi demonsturesit te futeshin brenda …..–Cfare do bente pastaj Opozita ?—Do merte pushtetin ???
    –Pse ?—- Se vodhi Meta ….!!!!?? –Kjo eshte qesharake , sepse Meta dha doreheqjen , —Aehere protestes i iken Argumenti kryesor
    –Apo protesta ishte per zgjedhjet ?—- Prape nuk kishte kuptim te pushtoje Kryeministrine per zgjedhjet –,—-se vajti 2 vjet qe kane ikur zgjedhjet , dhe kjo proteste kaq e forte , po t e ishte per zgjedhjet do ishte si kofini pas te vjelit
    ————-Ndersa nqs kjo proteste do kishte si devize te saj ——TRADHETINE E SALES KUNDER INTERESAVE TE SHQIPERISE ,————-SHITJEN E UJERAVE TEK GREQIA —-, MBUSHJEN E QEVERISE ME MINISTRA QE JANE AGJENTE TE DEKLARUAR TE GREQISE DHE PUNOJNE KUNDER ITNERESAVE TE SHQIPERISE ———-dhe ketyre pastaj ju bashkangjiteshin e edhe kerkesat ekonomike si pasojoje e asaj politike antishqiptare te SALES

    ————-Atehere PROTESTA DO ISHTE TAMAM LEGJITIME –EDHE CDO GJE KUNDER KESAJ QEVERIE DO ISHTE PLOTESISHT E JUSTIFIKUAR , EDHE LUFTA KUNDER SAJ DO ISHTE PLOTESISHT E DREJTE ………..dhe gjithe shqiptaret do galvanizoheshin rreth opozites ….. dhe Saliu do mbaronte njehere e pergjiothmone–Ne t e kundert SALA do vazhdoje te mbreteroje

    ————- Mirpo……………. duket sikur opozita dhe gazetaret e opozites mund te flasin per cdo gje, por vetem kunder njerezve te grekut qe p oshkaterojn Shqiperine ,nuk thone gjysem fjale….

    —Ajo qe eshte interesant ne kete situate qesharake ne te cilen gjendet gjithe poltikia shqiptare kundrejt agresivitetit te Greqise——–eshte fakti se si ka mundesi nuk del njeri qe te mari per shembull MAQEDONINE e cila eshte ne pozicion jashtezakonisht te veshtire -dhe po e diskretiton Greqine ne cdo aspekt ——-
    — A nuk e shifni Maqedonine ju O Mero se si po vepron kunder Greqise ???????——–
    ——
    -Sipas meje ————SALA rrezohet vetem duke i i kundervene patriotizmin -,ndryshe SALA nuk bije

    — ———-Ai djali me Flamur ne dore ne radhe te pare shpreh PATRIOTIZMIN SHQIPTAR QE ESHTE NEPERKEMBUR nga kjo qeveri si ne A sidomos ne maredhenie me greket –dhe nuk besoj se shpreh protesten e tij pse Vodhi Meta ……….

    1. E Drejta Shqipetare says:

      Raimond, te mbeshtes dhe jam me ty 100%.

      Ne syte e Shqipetareve politika eshte e perdhosur deri tek pika e fundit.
      Nuk kane ku te ankohet Shqiptari i shkrete per nje problem apo hall, qofte per te marre nje pashaporte, per tu ankuar ne polici, apo nga njerezit qe po vdesin neper spitale nga qe nuk kane leke ti paguajne doktoret nen-dore. Harroje, qe po na shkel greku me kembe dhe po tallet bota me ne – jemi degjeneruar gjithandej se nuk ka nje politikan shqipetar qe te ngreje zerin se po na shkelen te drejtat sa majtas edhe djathtas.
      Shume Shqipetare anembane botes e kane enderr qe mbase nje dite te kthehen ne Shqiperine tone te dashur dhe te lenduar kaq keq, te punojne dhe te jetojne ne Atdheun tone te shejnte si njerez te lire dhe pa dallim feje, race, krahine, dhe idieje(politike).
      Shqiperia ka shume njerez te edukuar si ne Shqiperi dhe ne emigracion dhe me ide GJIGANDE qe ta bejme vendin tone me i miri ne Ballkan edhe pse jo me i miri ne Europe.
      Kemi sa e sa studenta te shkelqyer me shkollim dhe parime perendimore e cila eshte i vetmi shpetim per vendin tone te dashur dhe te vyer, te cilet jetojne ne emigracion.
      Por ata nuk mund te kthehen kur Shqiperia jone e shtrenjte ju duket si GOGOL nga qelbesirlleqet qe po ndodhin per 20 vjet rradhazi. Mbi te gjitha nuk ju duket vetja e sigurte ne Shqiperi, se mos asgjesohen nga qelbesirat dhe zarbat e pushtetit Shqipetar, prej parimeve te tyre te drejta dhe etike.

      Shoku Baze, ju lutem beni nje analize me idete Raimondit dhe per te rinjte Shqipetare qe ndodhen jane trojeve tona te vyera qe si mund te kthehen ata serish ne Shqiperi.

      RROFTE NENA JONE SHQIPERI, ATDHEU YNE I SHENJTE!!!!!

  8. Petrit Kola says:

    Tirane me 23 Janar, 2011
    Deklarate
    Pucit te tejzgjatur antishqiptar 20 vjecar te pas 1990-tes po i vjen fundi.
    Ne ikje e siper hordhite e majmura me gjakun e shqiptareve (autore dhe aktore) ne politike, pushtet dhe prapapaskene po perpiqen tu shkaktojne demin maksimal shqiptareve. Hordhite antishqiptare jane te paraljmeruara se cmimin kane per ta paguar ne perputhje me krimin. Cdo gje regjistrohet dhe dita e gjykimit ne Shqiperi eshte e afert. Cdo plan i hordhive per tu fsheur ne vrima minjesh ne vendet e atyre qe i kane sherbyer duke mjeruar dhe rrezikuar shqiptaret eshte i deshtuar. Gjyqi do te behet ne Shqiperi per keta kriminel antishqiptar. Kjo eshte detyre por edhe fjala e nderit te cilen Partia Shpresa Demokrate dhe Kryetari i saj Profesor Pellumb Pilinci ja jep shqiptareve. Ky eshte edhe nje paralajmerim per ndonje element qe mendon te perfitoje nga kaosi dhe tensioni duke shkaktuar deme prones dhe shqiptarit.
    Shqiptaret dhe trojet e tyre kane Zot. Ata nuk jane jetima, ku te kene mbetur ne dore te njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane, kush do qofshin ata.
    Fakt eshte se fjala e njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane nuk merret per baze. Per shqiptaret dhe trojet shqiptare vendosin vetem patriotat shqiptar. Ne sherbim Atdheut eshte Partia Shpresa Demokrate. Eshte ajo qe vendos e se shpejti ne pushtet do ti jap drejtim shqiptar Trojeve drejt progresit, begatise, dinjitetit…

    Partia Shpresa Demokrate

  9. Claus says:

    Prape te hap barkun ky kaqol-kryetarfisi. Do t`ju sjelle njehere ne mendjet e disa driteshkurteve skenat e parakalimit te Ushtrise se Kuqe ne Sheshin e Kuq kur hidheshin flamujte e armatave dhe divizioneve gjermane ne kembet e tribunes ku rrinte Stalini si shenje e ngdhenjimit mbi nazizmin. A keni degjuar Stalinin te thote se ata flamuj i kishin hedhur per toke ushtaret gjermane nga frika ose antikombetarizmi?
    Ata kishin rene ne toke bashke me flamurin, dhe sigurisht qe do te bjere ne toke, ku tjeter. Ne lufte flamujte nuk fluturojne kur flamurmbajtesi mbulohet nga pellgjet e gjakut! Skene lufte ishte edhe Tirana.
    Per ata qe i dashkan aq “shume” flamujte kombetare, shikoni se ne c`fare derexheje jane bere flamujte ne institucionet shteterore, bashkite,ne pikat kufitare dhe ne logun e burrave te Xhozit.Ata vetem flamuj nuk mund te quhen, jane disa lecka te dale boje ndoshta te grisur nga ererat dhe shirat, te harruar ashtu ne meshire te fatit, te duken si reliket e kohes se Sulltan Mahmutit. Ah, eshte dhe nje relike tjeter nga ajo kohe, eshte ai qe do te imitoje fytyren e “Skenderbeut” ne bustin e tij, eshte dora vete kryetari i fisit S.B. se ate vete nuk e imiton dot per te bashkuar shqiptaret.

  10. saimir says:

    I nderuar dhe respektuar per penen e qytetarin e nje atdhetari te vertet Shqipetar!Me lejo te te shpreh mirnjohjen time per kete shkrim emocionues per nga vlerat e vertetesite.Nuk dua te hyj e te shemtoj me koment kete shkrim te goditur nga ana Juaj.Me jep krah e zemer per te qene ne proteste diten e premte.Ju faleminderit per nivelin e mençurin e shkrimit.Ju beje nje rekomandim te vogel nga nje ze i humbur,bejuni thirrje te gjithe intelektualeve kudo qe jane e te mblidhemi rreth opozites sot per te vetmin ideal “ShQIPERIA

  11. saimir says:

    “SHQIPERIA KE NEVOJE PER NE”,”SHQIPERIA NA THERRET”.Ju faleminderit

  12. AnilaR says:

    A kini vene re keto ditet e fundit se si berisha po kerkon me ngulm t’u imponohet institucioneve me te rendesishme te Shtetit?!! Takim pas takimi, me efektivat e gardes se tij e te Familjes se tij dhe, per habine e te gjithe atyre qe sado pak kuptojne nga keto gjera, nje takim me gjeneralet e FA!!? Sipas meje, eshte thjesht dhe vetem nje tentative e turpshme per te perzjere FA ne keto histori perverse te njeriut me pervers te ketij vendi! Ushtaraket ne te vertete jane persona politike, sepse ata e realizojne Misionin e tyre duke patur ne themel te gjithckaje Politiken e Sigurise e te Mbrojtjes se RSH, te sanksinuar ne Kushtetute dhe nje sere Ligjesh te Shtetit Shqiptar. Nderkaq, kjo nuk do te thote se me FA kryeministri duhet te sillet sikur te gjendej ne bahcen e vet!!?
    Konkluzion, jo vetem i same lart, zoteria e tij SB, me c’duket, ka filluar te shfaqe simptomat e nje semundjeje mjaft te rende e te sikletshme, per veten, por edhe per te tjeret: “sindroma e perndjekjes”, nga te gjallet e nga te vraret!!! Vini re se sa i trembur shfaqet ai ekranet TV, edhe kur perpiqet te tregohet “burre”, duket qarte qe nuk eshte tjeter vec nje burrec karagjoz! Nje miku im me thoshte nje dite: po a e mendon ky njeri, se, ne pleqerine e tij, qe nuk eshte larg, ndersa do te dale nerruge, kalamajte do t’i qepen nga prapa me gure, sikur te qellonin nje dordolec qe ata i tremb!!? Sepse edhe ketyre (femijeve) po tenton t’u prishe enderrat, kaq te bukura!!!
    Mes te tjerash, po duket sikur edhe te “tjeret” po i shkojne pas ne kete palacollek gjakndjelles: degjojeni edhe njehere “gjeneral” Imamin: ushtria nuk del nga MM, askush nuk del i gjalle prej andej!!! Frike nga ato qe kane katranosur?!! Se “hija” e “pucit” apo “grushtit te shtetit” duket po i ndjek!!! Ne fakt as njeri, as tjetri nuk duket te kete ngjare apo te kete gjasa te ngjaje!!! Sa te peshtire, “trima” nga njera ane, po aq FRIKACAKE, nga tjetra! Zoti u meshirofte, se per te tjeret…

  13. miri says:

    Z.Mero , shkrim shume i goditur.

    AnilaR, keni shume te drejte kur flisni per sindromen e SB, e cila i ka rrenjet qe nga ’97.

  14. Elza says:

    Jepi Mero Baze. I lexoj me shume etje artikujt e tu . Nuk mund ta komentoj kete artikull kaq te goditur. Me vjen shume keq ndermjet te tjerash se si keta ushtarak intelektual (nqs se jane ) rrine si qen te rrahur para nje njeriu te cmendur duke zbatuar urdherat e tij. Njerez pa dinjitet. megjithese ne krye te qeverise vihen njerez jo profesional,si ministri i mbrojtjes Arben Imami qe nga aktor na u be minister Keshtu i ka mbledhur Sala ministrat qe ti rrotulloje sipas qejfit te tij.

  15. Maria says:

    Sa qesharake kur thuhet qe Amerika ka rene ne gracken e Sali Berishes. Sa mire, Sali Berisha qenka i plotfuqishem! Qenka ZOTI mbi toke.

    Dhe sa per policin, e pame te gjithe qe ia hodhen flamurin ne fytyre si te ishte nje cope tulle dhe ai hoqi mburojen dhe u ul ta merrte. Edhe ata te verberit qe u jane errur syte per pak pushtet mund ta shohin me sy. Dhe Zoti Mero Baze e ka kthyer shpesh pllaken sipas interesave, keshtu qe e kam te veshtire ta marr seriozisht kete artikull apo shume te tjere, me gjithe vleresimet profesionale qe mund te kem.

  16. Elza says:

    Zj. Maria ti mund te kesh vleresimet e tua profesionale,por mos harro :z.Mero ka qene me PD e z.Dritan ka qene me LSI por u larguan prej partive te tyre duke pare hajduterine e kryetareve te tyre .Nuk ka hequr pak Mero Baze per denoncimet e bera apo Dritan Prifti nga kercenimet e marra. Eshte pak te thuash per guximin qytetar te tyre. Shpresojme te distancohen edhe te tjere nga kjo qeveri e zhytur deri ne fyt ne ……

  17. driton says:

    Shkrime shume realisite dhe nje krtike i mire i pushtetite,te ,Sali Berishese,dhe mbeshteseve te tij dhe po ashtu krtike edhe i faktokorit ndrkomtare si ai ,Evoprjane dhe ai,Amrikane.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje