Kryeministri Sali Berisha dhe “birbot” e tij të paskrupullt, që ka në “borderotë” dhe “bllokun” e aferave të pushtetit të tij, vazhdojnë ta quajnë “grusht shteti” revoltën popullore të 21 janarit 2011. Shqiptarët, ata që qeveria Berisha-Meta nuk i ka në “defterin” e qeverisjes dhe që me gjuhë rrugaçësh i quan “qelbanikë e kokëpalarë” nuk u ngritën pa shkak kundër bandës financiare, që ka kapur për “fyti” qeverisjen e vendit. Përkundrazi, ky shpërthim masiv ishte zemërim ndaj qeveritarëve anti-shqiptarë e hajdutë. Shqiptarët, në ato 5 orë manifestuan një ballafaqim të vonuar me “juntën” e komanduar prej Sali Berishës. Ata derdhën urrejtjen mbi “bunkerin” e korrupsionit e të anti-shqiptarizmit, duke shkarkuar ndëshkimin moral e publik ndaj një kryeministri zuzar e kusar, që ka tjetërsuar postin e tij në “mbretëri”. Revolta e përgjakur e 21 janarit nuk ishte “grusht shteti”, por grusht kundër një kryeministri që ka tjetërsuar kabinetin qeveritar në “kombinat miliardash”, që e ka tjetërsuar Shqipërinë në “plantacion privat”. Revolta e gjakosur e 21 janarit, ishte një kujtesë popullore për një kryeministër dallaveraxhi, që e ka tjetërsuar firmën e tij, në “vulë” për të pasuruar familjen, ministrat, deputetët, trafikantët e trojeve, të licencave e ndërtimeve strategjike, të tenderave gjigand etj.
Nuk ka “grusht shteti”, kur nuk ka shtet
Nuk po rreshtin përpjekjet e kryeministrit Sali Berisha, i cili në datën 21 janar 2011 “u zu me dru” nga populli, për ta konsideruar “grusht shteti” dajakun që “hëngri” nga populli. Ata që e kanë parë Sali Berishën edhe më parë në situata të tilla në ’97-ën e ’98-ën, nuk është e vështirë të kuptojnë përpëlitjet e tij mjerane, për të “larë” duart e gjakosura nga krimi i radhës me vrasjen e tre demonstruesve. Pas mohimit të krimit, me dogmën e tij të dalë boje për “grusht shteti”, Sali Berisha dhe “regjimenti” i deputeteve e ministrave të korruptuar e të nënshtruar, po përpiqet të përligj inkriminimin si kryeministër i degraduar në pozicionin si krye-qeverisës. Por dhe për të shpëtuar nga largimi prej kupolës qeverisëse, të cilën e ka kthyer në një “grup familjesh mafioze”, që po grabit gjithçka, deri edhe ujin e detit.
Si mund të quhet “grusht shteti”, një revoltë popullore me motiv bukën?! Si mund të quhet “grusht shteti”, vërshimi me parulla kartoni e ristela druri, i një populli të mashtruar e të masakruar ekonomikisht?! Si mund të quhet “grusht shteti”, kjo shkëndijë e luftës popullore anti-korrupsion qeveritar?! Si mund të quhet “grusht shteti” ndaj qeverisë, revolta me çadra shiu, me shkopinj druri, me gurë e shuplaka, kur në fakt, në Shqipëri nuk ka shtet?! Dhe kur nuk ka shtet, nuk ka se kundër kujt të bëhet “grushti i shtetit”! Këtu është dallimi midis “grushtit të shtetit” dhe shuplakës e grushtit popullor, që i dhanë shqiptarët qeverisë së tyre të molepsur në krime ekonomike e njerëzore. Si mund të konsiderohet Selia e Kryeministrisë: shtet, apo “shpellë Hajdutësh” ku bëhen pazaret e krimit ekonomik, ku ndahen pasuritë e grabitura?! Pse, shtet mund të quhet ministria e Ekonomisë, kur në zyrën e ministrit bëhen pazare ryshfetesh, anulohen tendera në mënyrë mafioze, punësohen banditë të penalizuar nga drejtësia në zyrat e larta të shtetit dhe e paketohen thasë me dollarë e euro? Pse, shtet mund të quhet zyra e zv/kryeministrit, kur mbi tavolinën e tij nuk qëndron as programi qeverisës e as ligji, por qëndron “programi ditor” i vjedhjeve të pasurive e financave publike, qëndrojnë “blloqet” e aferave korruptive? Pse, shtet, mund të quhet ministria e Mjedisit, kur në kryekolltukun e të cilës qëndron kapobanda i super-aferës korruptive të municioneve, që vrau 26 njerëz në Gërdec? Pse, shtet mund të quhet ministria e Brendshme, kur në kryekolltukun e saj qëndron një ministër me “dosje të zezë” ekonomike e me një dosje në prokurori, për një tender korruptiv gjigant? Pse, shtet mund të quhet ministria e Bujqësisë, kur në krye ka një “farë” Genc Ruli të famshëm të super aferave financiare, ose siç e quajnë në botën e biznesit, “aligatorin” e korrupsionit shqiptar? Pse, shtet mund të quhet Parlamenti, që ka si ligjvënës deputetë koncensionistë hidrocentralesh? Jo, Saliu e ka lënë qëllimisht Shqipërinë pa shtet, por jo pa hajdutë e pa kriminelë në krye të zyrave të shtetit.
Edhe sikur këta “ujqër” me poste qeveritare, me mandate e imunitete, që kanë shqyer pasuritë e këtij vendi e të këtij populli, të ishin “varur për gjuhe”, ky nuk mund të quhej “grusht shteti”, sepse ata nuk mund të quhen “shteti”, por një bandë që e kanë kthyer selinë e kryeministrisë dhe të ministrive, në “shpella hajdutësh”
Sipas traditës, pushtuesi pëzihet me armë, hajdutët përzihen “me dru”
Gjithë këtë traumë e shkaktoi qeverisja hajdute dhe anti-shqiptare, që drejton Sali Berisha. Ajo masë popullore që shkoi e u ndesh me qeverinë mbante në duar vetëm një tekst parulle: “Qeveri Hajdute, largohu”. Populli shkoi me këtë parullë, sepse qeveria u kap me “presh në duar”, sepse zëvendësi i Sali Berishës, edhe pse u kap me “bllok” në dorë, me zë e me figurë në video duke bëra pazare hajduti, u mbrojt prej krye-hajdutit Sali Berisha. Qeveria nuk ia njeh vetes hajdutërinë, përkundrazi po vazhdon të vjedhë. Kryeministri vazhdon e mbron ministrat që vjedhin, anëtarët e “shpellës së hajdutëve”, të cilët kanë mbushur llogaritë bankare, kanë hipotekuar pasuri prej sheikësh, kanë siguruar jetën për 300 breza. Ndërsa shqiptarët, vazhdojnë të vuajnë për kafshatën e bukës.
SALI BEJ! Janë 800 mijë shqiptarë të papunë, që përgjërohen ditë e natë për bukën e gojës. Janë 161 mijë familje, pa asnjë qindarkë të ardhur financiare, që “shpella e hajdutëve” ku ti je “kryehajdut”, i paguan me 1 euro ndihmë ekonomike në ditë. Janë afro 15 mijë familje të divorcuara për shkak të varfërisë ekstreme. Janë 350 adoleshente në burgje, sepse kanë vjedhur rrugëve e autobusëve nga varfëria. Janë 45 mijë femra, nëna e motra shqiptare, që kanë marrë rrugën e prostitucionit për shkak të varfërisë dhe mizerjes ekonomike. Janë 16 mijë fëmijë nga 1 deri 16 vjeç, që lypin rrugëve sepse prindërit nuk u sigurojnë dot ushqimin. Janë afro 140 të vetëvrarë nga depresioni për bukën e gojës. Dhe qeveria jote SALI BEJ, e ngujuar në “shpellën e hajdutëve”, jeton në luks. Madje kur i populli del në demonstratë e kërkon bukë dhe punë, ju e rrihni, e burgosni, e plagosni e i merrni jetën! Kështu bëjnë ata që pasurohen në mënyrë kriminale, hajdutçe. Si të tillë ju gjykoi e ju sulmoi populli në 21 janar. SALI BEJ! Ka një rregull që thotë: Kush vjedh, ndëshkohet! Kur të ndëshkon ligji, të fut në burg. Ama, kur të dënon populli, të fut në “vrimën e miut”, të nxjerr prej andej e të hedh tutje si “kërmë” dhe ti SALI BEJ e ke provuar këtë gjë.
Këtë “leksion” paralajmërimi i dhanë shqiptarët në datën 21 janar, kryehajdutit Sali Berisha dhe hajdutëve të tij ministra e deputetë. Kryeministri po ulërin, se populli iu vërsul me drunj e me hunj? Po me çfarë t’i vërsulej, me armë?! JO! Sipas traditës shqiptare, pushtuesi përzihet me armë, ndërsa hajduti përzihet “me dru”. Këtë bëri dhe populli, u ngrit dhe i vuri “drunë” qeverisë hajdute…
Comments are closed.
kjo eshte pena dhe gjuha qe u duhet shqipetareve,ne keto dite ku po hallakten nga Ambasada Amerikane tek Parlamenti Europian te cilet akoma nuk po nxjerrin nje deklarate qe ky eshte”NJE KRIM SHTETEROR”
eshte reale ajo shqiponja qe eshte ne sfond ne fotografin me siper???dhe nese po ..kush ka qene ai psikopat e rrace psikopati qe e ka katandisur ashtu simblin kombetar, ne emblemen e kryemnistrise se shqiperise..nese edhe kete e ka pikturuar vet Saliu ashtu si ka pikturuar deri me tani
Shqiperin i falet,,se qe nuk i paska bere pershtypie sa here e shikon kjo merret vesh edhe tregon shijen e holle prej intelektuali te qytetruar,,nuk di cte them me tej po besoj qe cilido qe e shikon nuk besoj qe gjen dicka te perbashket me ate qe na kan lene trashgimi ,
Nderkombetaret e kane mare punen me nge. Ju a do puna, por duhet te kuptojne nje gje. Nuk ka bese me te pabesin.Mos kujtoni se Saliu dorezohet me bisedime. Vetem kur ta shikoje bythen ne uje atehere do te filloje te kerkoje leshime, amnisti per vete dhe oborin e tij. Derri do plumb( figurative). A ju kujtohet 1997 kur ju lutej pjesmaresve:- Ju lutem mos ma prishni “TOVOLINEN”
Te lumte, per shrime te tilla super te verteta kemi nevoje sot. Falemnderit
te te quaj kokpalare nje felliqsire qe dhe sot nuk di te perdori ujin dhe sapunin dhe fytyra i eshte bere si kadaver…hahah kjo eshte per te qeshur..shume shpejt do te duket vrima e miut 500 grosh mer shpellar
Nuk dua tju quaj zoti Kledian por dua te kem komoditetin tju quaj djali Kledian ! Faleminderit 1000 here per kete shkrim te mrekullueshem qe i presim si i verberi syte .Ne,populli i thjeshte kemi besim se me keta djem dhe vajza te nivelit tuaj Shqiperia nuk do vuaj dhe shume kohe.Ndjehemi krenare dhe shume here me te forte ,kur femijet tane kane marre mbi supe kete barre sa te rende dhe fisnike ,ate ne sherbim te popullit te tij .
Te lumte mendja dhe dora! Kaq hapur deshiroj ti lexoj dhe degjoj gjerat. Te pakten , te goditet morali i tyre, se gje tjeter s’ke ç’u ben ketyre plehrave, une flas ne ambjentin qe me rrethon, por frika me shkon deri ne palce, sepse une pres muajin per te ngrene kafshaten e bukes, ndersa pergjegjesja ime thote qe rrogen e ka vetem per thonjte. Ke bere nje shkrim ala-mustafa nano,besoj se nuk te mbetet qefi per krahasimin. Flm!
Shkrim i forte , si te tere analizat e “Temes”.Qeverrija eshte nje gje dhe populli nje gje tjeter ,Nuk kane gje te perbashket .PD eshte bere zgjatim i qeverrisjes dhe prandaj i genjen mendja se eshte shumice .Shumice eshte populli, qe proteston dhe vritet . Nje ish zv. kryeminister , qe ka 20 vite , qe drejton falangat e rendesishme te korrupsionit , merr guximin te flasi , nga zyrat komode te Partise dhe t’i quaj kokpalare kryengritesit dinjitoze . Qeverria konsiderohet disa here e rene . Njoftja zyrtare e renies eshte ceshtje kohe Illo
Te lumte!Shkrim shume realist,dhe i ekujlibruar.Keto jane te vertetat tona,ne dash te na vije idhet ,ne dash te na vije embel.Ketu na katandisi papergjegjsia jone.Prandaj o miq,here tjeter,kur te hidhni voten,mos e konsideroni nje cope te thjeshte letre.Ajo vote do te thote garanci per femijet tuaj.Mos ja jepni qenit me voten.Ndryshe nukshpetoni nga horri apo nga horrat e tjere,qe me besoni,jane te shumte.Ali Baba vjen gjithmone me 40 hajdute te tjere nga pas…
Shkrimet e tua jane reale dhe te goditura , pergezime te perhershme !